Po ju vjen fundi oligarkëve që u pasuruan duke vjedhur shtetin, Ligji për konfiskimin e pasurisë po i tmerron ish pushtetarët e pasuruar gjatë qeverisjes së korruptuar

Po ju vjen fundi oligarkëve që u pasuruan duke vjedhur shtetin, Ligji për konfiskimin e pasurisë po i tmerron ish pushtetarët e pasuruar gjatë qeverisjes së korruptuar

Hajrullah Tërnava

  • 06 February 2022 - 08:50

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Me këto veprime ligjore që po i ndërmerr kjo Qeveri, edhe qytetarit do t’ia kthej mendjen, se Kosova ka njerëz të ndërgjegjshëm dhe që ia donë të mirën këtij vendi, prandaj e thëna se vetëm paraja që fitohet me djersë është hallall dhe e shëndetshme, dhe kjo është e arsyeshme se si duhet të edukohen të rinjtë për të ardhmen e këtij vendi, kurse ata që përfitojnë në mënyra kriminale  e kanë vendin në burgje.

Qeveria që është  në pushtet,  kur e ka shumicën absolute në Parlament,   sikur në këtë rast LVV-ja me  mbi 51%, si forcë politike shihet shumë e rrezikshme për opozitën, por e sigurt me veprimet e saja në ushtrimin e mandatit të  e plotë që e ka sigurua, sepse përveç jetesës në pushtet katër vjeçar ajo me kompetencat ligjore mundet me i ndërrua ligjet që tregohen jo funksionale pa asnjë pengesë. Kur që dihet se  nga paslufta e deri më tani këtë vend e kanë qeverisur të tjera parti që tani gjenden në opozitë, që do të thotë se asnjëra nga to nuk e kanë pasur jetën më të gjatë të qeverisjes se kjo qeveri në pushtet  që do ta ketë të plotë mandatin katërvjeçare, ato të deritashmet  e kanë krye mandatin e tyre pa i bërë tri vite, bile e ka pasur edhe që si kanë bërë as dy vite, por në krejt këtë kontest, qeveritë e deritashme  ishin të motivuara vetëm  që  ata të „mëdhenjëtit“ e qeverive të pasurohen, bosët e partive politike dhe vartësit e tyre besnik, tani frikësohen me instalimin e shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies para ligjit. Pas pasurimit të tyre ekstrem, të  ish pushtetarëve të deritashëm që krejt atë pasuri e kanë krijuar  me veprime kriminale antiligjore, tani ajo do të hetohet dhe verifikohet nga kjo Qeveri në pushtet, kështu që pushtetarëve të kaluar, të pasuruar kundërligjshëm duke u korruptuar,  iu ka hy frika se Ligji për Konfiskimin e Pasurive të Paluajtshme të krijuara kundërligjshëm  do ti godet njërin pas tjetrit, pasi që ky ligj ka shkuar në parlament dhe pritet që për një kohë jo të largët të miratohet  e fillon të zbatohet. Ata që e kanë „mizën mbas veshi“ i ka kapur paniku, dhe  po bëjnë  çmos që të krijojnë pengesa që të mos miratohet ky ligj, sepse  ky ligj do t’ua qet ato të këqija ne shesh, sepse po këtyre  „burra të mirë“ që i shtireshin popullit, haptazi do të ju dalin të gjitha të palarat në shesh dhe do të ju zbulohen ato marifete kriminale, edhe pse populli i mashtruar shumë herë po këtyre jua pati dhënë  votën. Tani  ky panik që i ka kapluar ata po bëhet gjithnjë e më e frikshme sepse  Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme nga njerëzit e pushtetit po jua mbyllë rrugët e pasurimit dhe po ju vjen si lajmëtar  për ta rikthyer atë që e kanë fituar kundërligjshëm nga shteti, me abuzim të detyrës zyrtare e forma tjera të shkeljes së ligjit. Opozitarët  e sotëm, që dje ishin në pushtet, po  theksojnë se ky ligj ka dualizëm  me Ligjin për kompetenca të zgjeruara të konfiskimit të pasurisë dhe mundë të keqpërdoret. Atmosfera është nxehur së fundi me këto debate edhe derisa  Ligji është paraqitur para komisionit të ligjeve, ku Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë që Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme që parasheh edhe formimin e  Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, të fituar në mënyrë të kundërligjshme është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, dhe se qëllimi i ligjit është konfiskimi i pasurisë së fituar kundërligjshëm nëpërmes të krimit, por ky arsyetim nuk është mirë pranuar nga deputet të opozitës, nga ato parti politike që për 20 vite ishin në pushtet. Tani gjithsesi se po dëshmohet që personat që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duhet që të frikësohen nga Ligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, që është fituar në kundërshtim me ligjin, sepse përveç kthimit të kësaj pasurie ndaj shtetit, ata do të përballen penalisht edhe me ligjin. Kjo qeveri është zotuar dhe tash e ka dërguar në parlament ligjin e premtuar për Konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme, që është një nga mjetet më efikase për ta  luftuar krimin dhe korrupsionin dhe konfiskimi i pasurisë së pa justifikueshme është njëra ndër normat që kjo Qeveri është duke punuar për ta bërë me ligj prandaj edhe nuk ka kush me u frikësuar veç atyre që kanë vjedh. Njerëzit e ndershëm nuk kanë nevojë me u frikësua e as nuk e paraqesin këtë frikë. Frika për rrëzimin në Kushtetuese ose që mundet me pas probleme ligjore aty janë të pa arsyeshme. Frika që dikush mundet me pas probleme ligjore munden me qenë të arsyeshme sepse ky është qëllimi i ligjit, por frika e atyre njerëzve që i frikësohen këtij projektligji janë vjen vetëm nga ata që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare e që  do të hetohen, vlerëson dhe detyron për ti kthye paret atje ku i kanë marrë. Pasi të ketë kaluar gjitha komisionet e Kuvendit dhe dëgjimit publik, Ligji i dërgohet për miratim seancës së radhës të Kuvendit dhe kështu krijohet një mekanizëm i fuqishëm i konfiskimit të asaj pasurie të fituar kundërligjshëm por edhe për luftimin dhe  parandalimin e  mundësisë së pasurimit në të ardhmen duke plaçkitur buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit. Me këto veprime ligjore që po i ndërmerr kjo Qeveri, edhe qytetarit do t’ia kthej mendjen, se Kosova ka njerëz të ndërgjegjshëm dhe që ia donë të mirën këtij vendi, prandaj e thëna se vetëm paraja që fitohet me djersë është hallall dhe e shëndetshme, dhe kjo është e arsyeshme se si duhet të edukohen të rinjtë për të ardhmen e këtij vendi, kurse ata që përfitojnë në mënyra kriminale  e kanë vendin në burgje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".