Krye udbashi Spasiç e pranoi se atentatin në Untergruppenbach ndaj vëllezëreve Gërvalla dhe Kadri Zekës e ka kryer nga UDB-a e RSFJ-së

Krye udbashi Spasiç e pranoi se atentatin në Untergruppenbach ndaj vëllezëreve Gërvalla dhe Kadri Zekës e ka kryer nga UDB-a e RSFJ-së
Krye udbashi Spasiç e pranoi se atentatin në Untergruppenbach ndaj vëllezëreve Gërvalla dhe Kadri Zekës e ka kryer nga UDB-a e RSFJ-së

Muhamet Kelmendi

  • 10 February 2022 - 13:16

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Është thënë shpesh herë se atentatin e ka kryer UDBA-a e Jugosllavisë. Natyrisht se nuk dihet dorasi. Por dihen organizatori ( kryeudbashi Spasiç) pranoje aktin kriminal te UDB-se. Kjo tash nga kryeudbashi Spasic u tha qarte. Krimineli Spasic ka thene nje te vertete per atentatin qe eshte bere kunder vellezereve Gervalla dhe Kadri Zekes ne Untergruppenbach, me 17 janar te vitut 1982, te cilen LPRSSHJ e kishte deklaruar.

Eshte hera e pare qe nga kreret e ish UDB-se, krimineli Spasic, qe pranohet se atentatin e ka kryer shteti serbo-jugosllav. Natyrisht se keshtu edhe perfundojne interpretimet mbi atentatin se gjoja ka patur konflikte politike midis radheve te organizuara te kohes dhe keshtu ka ardhur deri te atentati. Thjeshte: "qerim hesapesh". Me kete u vertetua natyra e atentatit. Teresisht e kunderta. Kjo tregon se radhet ilegale te kohes ishin unike, pa konflikte dhe te bashkuar ne teori dhe ne praktike. Levizja e kishite rrezikuar seriozisht shtetin dhe se radhet e organizuara te kohes, si LPRSSHJ qe doli nga bashkimi midis LNCSHJ, OMLK-se dhe Frontit te Kuq Popullor, po merrte masat shqiptate me veti dhe po behej levizje e gjere clirimtare. Keshtu edhe ndodhi gjate luftes clirimtare te udhehequr nga UCK.

Deklarata e udbashit Spasic tregon se nuk kishte konflikte midis shqiptareve. Forcat e kohes ishin ne konflikt me Jugosllavin dhe Serbin qe masakronte shqiptaret dhe punonte per intetesat shoviniste serbe. Pikerisht ketu eshte edhe baza e arentatit. Dhe, mu kjo dha per te kuptuar se armiqte jane te njejte, pavaresisht kohes dhe perkatesise nacionale. Aktualisht askush nga qeveria nuk ka reaguar ndaj ketij fakti te shprehur mga kryeudbashi Spasic. Kjo eshte e demshme dhe barte me veti rreziqe. Eshtd thjeshte e pashpjegueshme. Shteti duhet te reagoje dhe te kerkoje qe ndaj shtetit serb te hapet procedura penale. Prishtina duhet te reagoje ne Bruxel, kudo ne qendrat e ndryshme te shteteve vendosese. E vecanarisht ne Vashington, atje ku edhe behet politika. Pikerisht me deklaraten e tille z. Gervalla dhe miqeve te saj per rreth i ka treguar dorasesin e vellezereve Gervalla ( babait dhe axhes) dhe te Kadri Zekes. Nga ai rreth kemi ndegjuar deklarata te ndryshme.

Tash ato rane ne uje. Keshtu tregoi Spasic se Serbia mund te vrete edhe me teje, sikurse ka vrare edhe me heret. Kuptohet se Republika duhet te prete veprime te rrezikshme ndaj shtetit te Kosoves. Situata ne mes Ukraines dhe Rusise, NATO-se dhe UE e SHBA-ve, tregon se keshtu mund te veproj edhe shteti serb, nese jo mbi tere shtetin, atehere ne pjesen veriore te Kosoves. Shteti serb pritet te beje atentate veprime te ndryshme kriminale si dhe shume te rrezikshme. Ketej lypset syqeltesi dhe veprim mbrojtes ndaj cdo akti kriminal. Shteti i ka mekanizmat mbrojtes.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".