Është kulmi i turpit kur për interesat e qytetarit flasin hajnat, që për 20 vite e sollën në zero vlerën e shtetit!

Është kulmi i turpit kur për interesat e qytetarit flasin hajnat, që për 20 vite e sollën në zero vlerën e shtetit!
Është kulmi i turpit kur për interesat e qytetarit flasin hajnat, që për 20 vite e sollën në zero vlerën e shtetit!

Skender Mulliqi

  • 10 February 2022 - 17:44

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Kjo për demokraci është non sens dhe është komedi, por që ka pasoja fatale! Shteti i Kosovës, po përballët më krizë kadrovike politike. Që një kohë të gjatë nuk po shohim njerëz profesionistë në pushtet, dhe as në resor të shtetit! Është mbushur aparati shtetëror më familjarë, ilaka, militantë partiakë duke e apstrahuar gati në tërësi kualifikimin përkatës profesional.

Kur njerëzit e pa kualifikuar na flasin për demokraci, është absurditet i kohës. Kjo ngjanë me rregullat fashiste të vendosjes, kur njerëzit kleptoman e ruajnë thesarin e shtetit, kur analfabetet ulën në eshalonin e parë të kulturës dhe të artit, e kur klaustrofobet i rregullojnë çështjet teknike, Kur fabrikat i udhëheqin budallenjtë, kur më muzikë merren ata që nuk kanë shqisa, kur rrenacakët dhe banditët i bëjnë politikat shtetërore dhe rregullimin e shoqërive , kur njerëzit më premisa patologjike i rregullojnë programet dhe mjetet e informacionit, kur katedrat e dijetarëve i mbajnë debilët dhe njerëzit më diploma fallto. Dhe, e gjithë kjo vazhdon deri më okupimin e të gjitha sistemeve siç ka ndodhë në Kosovë për 20 vite, e që ia kanë humbur shumë vlerën e shtetit ! Kjo për demokraci është non sens dhe është komedi, por që ka pasoja fatale! Shteti i Kosovës, po përballët më krizë kadrovike politike. Që një kohë të gjatë nuk po shohim njerëz profesionistë në pushtet, dhe as në resor të shtetit! Është mbushur aparati shtetëror më familjarë, ilaka, militantë partiakë duke e apstrahuar gati në tërësi kualifikimin përkatës profesional. Po mungojnë në institucione  vitale të shtetit, specialistët dhe ekspertët. Ende po përballemi me mediokritete, kameleon, më njerëz servilë , poltron. Shumë e pakëndshme është kur në jetën publike dëgjojmë kur dikush ka “përparuar”, vetëm pse është djalë apo ilake e ngushtë e ndonjë shtetari më ndikim, apo që është ngritur mbi bazat e nepotizmit, klienteles, mbi bazat regjionale e patriarkale, dhe mbi çdo bazë tjetër ataviste! Mu për atë që shumë kohë u përballem dhe ende po përballemi me shoqëri , dhe institucione jo stabile?!  Kosovës i duhen institucione të qëndrueshme, më njerëz të qëndrueshëm dhe të mençur, më ekspert të çdo lëmi , më njerëz më vizione dhe më ide progresive,që Kosovën e integrojnë në strukturat euroatlantike.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".