Sukseset e rusve në Ukrainë janë mjet i fortë për veprimet shoveno-serbe në Kosovë!

Sukseset e rusve në Ukrainë janë mjet i fortë për veprimet shoveno-serbe në Kosovë!
Sukseset e rusve në Ukrainë janë mjet i fortë për veprimet shoveno-serbe në Kosovë!

Muhamet Kelmendi

  • 12 February 2022 - 09:26

Shkruan: ANALISTI-Muhamet

Provokimet ne veri nga Serbia nuk jane ndalur kurre. Ato kane qene prezent vazhdimisht ne Kosove.

Te kujtojme bllokimet e rrugeve ne Jarinje dhe ne Bernjak. Keshtu ka qene edhe me " Rojet e Ures se Ibrit". Po veprohet ne menyre kriminale edhe gjate punes rutinore te policise se Republikes.

Kriminelet serbe te perkrahur nga Serbia jane vene ne veprim. Krimi do te rritet. Ne vecanti, veprimet kriminale jane intensufikuar me ngjarjet ne Ukraine.

Eshte e pritshme qe shteti serb te provokoje me veprime kriminale intervenimin e organeve te Kosoves, ne menyre qe te hapet rruga e intervenimit ushtarak ne veri te Kosoves nga Serbia.

Keshtu eshte duke vepruar shteti rus ne Ukraine.

Rusia okupoi Krimen dhe ne lindje te Ukraines ka krijuar formacione ushtarake ruse qe kane pushtuar Osetin lindore dhe tash po provokohet nje lufte ne permasa te gjera.

Intervenimi rus vec qe nuk eshte bere.

Suksesi i ruseve ne Ukraine, ne Gjeorgji, ne Bjellorusi, ne Turkmenistane dhe ne Armeni, eshte nje fakt qe dergon te veprimet serbe ne veri te Kosoves.

Kete e dine ne Vashington dhe ne Bruxel. Ka te dhena te qarta ne Londer dhe ne Paris, ne Berlin etj.

Por, perkunder kesaj lypset qe Kosova te rrite gatishmerin ushtarake dhe policore. Kerkohet te shtohen kontrollet ne veri dhe te ndertohen punkte te vecanta policore kudo ne veri te vendit.

Koha nuk pret.

Sukseset e ruseve jane mjet i forte per veprimet kriminale dhe  shoveniste serbe ne Kosove. Keto veprime shoveno-kriminale priten te jene te ashpera.

Kosova duhet te veproje si nje trup i vetem ne brojtje te atdheut. Nuk ka ku shkon me  teje Republika.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".