Deputetët që gënjyen me adresa te rrejshme të ndëshkohen!

Deputetët që gënjyen me adresa te rrejshme të ndëshkohen!
Deputetët që gënjyen me adresa te rrejshme të ndëshkohen!

Faik Krasniqi

  • 12 February 2022 - 17:04

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Përveç pagës së majme që marrin deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk duhet të paguhen për asnjë gjë tjetër. As për mëditje të seancave në Kuvend, as për mëditjet që i marrin nëpër komisione. Por as për pagesën e udhëtimeve.

Këto privilegje që ja kanë krijuar vetvetes, janë privilegje zhvatëse dhe të turpshme. Të gjithë ata që kanë gënjyer me adresa të rrejshme, duhet të ndëshkohen dhe ato para t'i kthehen buxhetit të shtetit. LVV e ka shumicën në Kuvend, dhe atë ligj të privilegjeve për deputetët duhet ta shfuqizojë në Kuvend. Është dashur ta bëjë shumë herët një gjë të tillë. Jo vetëm këtë ligj, por shumë ligje të tjera. Si psh ligjin që ndalon një zyrtar të marrë disa paga, dhe të tillë janë me qindra në Kosovë.

Kjo Qeveri nuk ka skandale korruptive siç jemi mësuar me qeveritë e kaluara, me përjashtim të disa mini skandaleve të shkaktuara nga disa deputet dhe ministra zv-ministra, por puna e shumicës së ministrave dhe këtij Kuvendi lë shumë për të dëshiruar. Edhe është shumë e ngadalshme, kur kemi parasysh që kanë premtuar shumë. Kryeministri Kurti duhet të bëj një riformartim të kësaj Qeverie nëse dëshiron sukses. Por edhe një tempo të lartë të punës së Kuvendit. Punët deri më tash janë shumë të zbehta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".