Hajnia me karburante!

Hajnia me karburante!
Hajnia me karburante!

Xhevat Meha

  • 13 February 2022 - 08:47

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Është e padrejtë të futen te gjithë në një thes. Pa një ndarje të hajnit nga jo-hajni, deputetët që kane ruajtur ndershmërinë e nuk kanë vjedhur do të mendojnë për çfarë dhe për kë të ruajmë ndershmërinë, do t'u bëhet presion tepër i madh që nga deputet të ndershëm të bëhen deputet hajna. Hajnia me karburante!

Këto ditë u shpalua hajnia me karburante për disa deputet të Kuvendit të Kosovës. Lista Albin - Vjosa e ka marrë besimin e shumicës së qytetarëve për t'i vënë në jetë këto dy kërkesa të shumicës së qytetarëve: 1) Hajnat në burg (Vettingu), 2) Me hajna nuk ka shtet (pushtet me duar të pastra) Hajnia e shpluar është dëshmi e dështimit. Fituesit e besimit të shumicës së qytetarëve duhet ta dinë se këto dy kërkesa janë jetike për jetën e qytetarëve në Kosovë. Nëse nuk e dinë, qytetarët do t'u japin mësim të rëndë. Deputetet e ndershëm duhet të krenohen, të mburren dhe të inkurajohen, nuk duhet të digjen edhe këto ditë kur po bëhen të ditura listat e deputetëve me shpenzimet për karburante. Kështu si po bëhet, po i djeg deputetët që nuk kanë vjedhur dhe kanë ruajtur ndershmërinë. Shumë besoj se disa nga deputetët kanë vjedhë me karburante dhe janë hajna e disa nuk kanë vjedhur e nuk janë hajna. Dhe kjo është kështu për të gjitha partitë politike pozitë e opozitë. Kryetari i Kuvendit duhet të marr përsipër të publikoj listën e deputetëve që kanë vjedhur me karburante dhe listën me deputetët që nuk kanë vjedhur. Është e padrejtë të futen te gjithë në një thes. Pa një ndarje të hajnit nga jo-hajni, deputetët që kane ruajtur ndershmërinë e nuk kanë vjedhur do të mendojnë për çfarë dhe për kë të ruajmë ndershmërinë, do t'u bëhet presion tepër i madh që nga deputet të ndershëm të bëhen deputet hajna. Hajnia me karburante!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".