‘Është koha të hetohet lidhja e inkriminuar në dy mandatet të Shpend Ahmetit me krimin e organizuar’

‘Është koha të hetohet lidhja e inkriminuar në dy mandatet të Shpend Ahmetit me krimin e organizuar’

Hajrullah Tërnava

  • 13 February 2022 - 08:50

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Gjithsesi se kjo fushatë antidrogë është një nismë e mbarë e Qeverisë Kurti dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që në koordinim me AKI-në dhe policinë kanë filluar ta kapin lidhjen e krimit më të rëndë që mundë të zhvillohet në një shtet, droga, prostitucioni dhe shpëlarja e parave që me dekada i kanë ndihmuar   lulëzimit të krimit ekonomik e në veçanti atij urban, në nivel vendi, e me përqendrimin më të madh në fushën e ndërtimeve pothuajse pa kontroll nga mafia e ndërtimeve në Prishtinë, për dy mandate te fundit të Qeverisës së  Shpend Ahmetit.

Situata e kriminalizuar sikur qe është ne Kosove e qe po hasim me lloj lloje krimesh te ndryshme, është për me u habitur, se si është përfshi kjo Kosove ne këtë nivel kaq te larte ne këto krimeve, e qe dikur kemi mendve se krimet qe po kryhen dhe ne shume shtete tjera, nuk mund te kryhen dhe ta kenë vendndodhjen ne Kosove, prandaj tani është bere përditshmëri kur dëgjojmë për zbulimin e këtyre veprimeve kriminale qe ne rastet e shpeshtuara të zbulimit dhe konfiskimit të sasive të mëdha të drogës në Kosovë, qe ky alarm duhet të merret tepër seriozisht nga të gjitha institucionet e sundimit të ligjit, për të vazhduar aksionet e tillë, sepse me fakte po vërtetohet që në Kosovë ka vite që qarkullon paraja e pistë, droga dhe prostitucioni nga e cila veprimtari kriminale është financuar edhe politika, por është financuar dhe po financohet edhe nëntoka e krimit urban në fushën e ndërtimeve, sikur që është shembulli i Prishtinës. Në këta 6 muajt e fundit të këtij viti, janë shpeshtuar rastet e zbulimit dhe konfiskimit të sasive të mëdha të drogës, sikur që ishte edhe rasti i fundit i datës 10 shkurt  në rajonin e Podujevës ku policia ka gjetur dhe konfiskuar 34 paketime me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 91 kg 548  gr”. Gjithsesi se kjo fushatë antidrogë është një nismë e mbarë e Qeverisë Kurti dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që në koordinim me AKI-në dhe policinë kanë filluar ta kapin lidhjen e krimit më të rëndë që mundë të zhvillohet në një shtet, droga, prostitucioni dhe shpëlarja e parave që me dekada i kanë ndihmuar   lulëzimit të krimit ekonomik e në veçanti atij urban, në nivel vendi, e me përqendrimin më të madh në fushën e ndërtimeve pothuajse pa kontroll nga mafia e ndërtimeve në Prishtinë, për dy mandate te fundit të Qeverisës së  shpend Ahmetit. Në bazë të përvojave të së kaluarës e që dyshohet se në këtë gjendje kriminale na kanë sjellë pushtetarët e mëhershëm që nga paslufta e deri me tani, sepse me qëndrimet e tyre në pushtete të gjata e në koalicione të përbashkëta të herë hershme mes veti nga të gjitha partitë përveç LVV-së, pa ju interesuar që ta luftojnë krimin në përgjithësi, prandaj është e kuptueshme se tani populli i akuzon po ata pushtetar që tani më janë bindur se në këtë gjendje të mjerueshme e kanë sjellë po ata udhëheqës pushtetar, që qëllimin kryesor e kishin pasurimin e tyre,  sikur që edhe ia arritën ati qëllimi. Tash   populli  e kuptoj dhe u bind për ato krime të pushtetarëve që me udhëheqje të deritashme ishin të gjithë të inovolvuar në krime dhe Kosova shkonte drejtë zhbërjes së shtetësisë së sajë, nga dëshpërimi i popullit se kujt ia kishin dhënë votën deri në zgjedhjet e fundit. Vetëm në zgjedhjet e fundit  të gjithë kontribuuan që t’ia sigurojnë votat me mbi 51% LVV-së si dëshpërim në udhëheqjet e deritashme që e katandisën Kosovën në këtë nivel të krimit, prandaj tani është koha që të fillohet të hetohen dhe kompanitë ndërtimore dhe investitorët në fushën e ndërtimeve përmes inteligjencës financiare, që të zbulohet me rrënjë burimi i krimit në fushën e ndërtimit që ka marr hov dhe është bërë simbol i degradimit. Me që tani kjo Qeveri në pushtet është përcaktuar për betejën antikrim, duhet të orientohet kudo, aty ku i ka dyshimet se janë kryer krimet, dhe nëse e konfirmon dhe i zbulon me fakte këto dyshime dhe i zbulon vepër kryesit, populli do i përkrah pakufi edhe në zgjedhjet e radhës mbasi kjo Qeveri ta kryej mandatin e parë të plotë, sepse qytetarët do të mobilizohen akoma më shumë  që të jua japin votën në shumicë këtyre që janë në pushtet, sepse  me veprimet e deritashme po e bindin  opinionin që  janë të gatshëm që ti zbardhin një nga një krimet e shumta të së kaluarës, që njëherë e përgjithmonë ky vend të pastrohet nga krimi, dhe shtetit të filloj të ndihet dhe të funksionon si shtet ligjor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".