Kriza në Ukrainë ndërlidhet edhe me sigurinë e Ballkanit ?!

Kriza në Ukrainë ndërlidhet edhe me sigurinë e Ballkanit ?!
Kriza në Ukrainë ndërlidhet edhe me sigurinë e Ballkanit ?!

Ismail Muçiqi

  • 15 February 2022 - 09:14

Shkruan :Ismail Muciqi

po përballet me njërën ndër krizat më të mëdha të sigurisë Globale që nga pas lufta e Dytë Botërore. Kemi shkruar edhe më parë se siguria Globale dhe rendi Botëror po rrezikohet përmes krizave më të ndryshme qoftë të aspektit politikë diplomatikë si dhe nga aspiratat e superfuqive Botërore për ta ndryshuar bilancin e forcave gjeopolitike dhe gjeostrategjike për interesat e tyre për dominim në Botë.

Kjo më së miri po shifet këto ditë kur Rusia e përkrahur nga Kina po e kërcënon perëndimin dhe aleancën Veri Atlantike të NATO-së. Nuk mbahet mend që nga lufta e Dytë Botërore këto dy superfuqi të aktivizojnë arsenal të paimagjinueshëm të armatimit deri tek kërcënimi edhe me armatim bërthamor. Në këto rrethana shumë dramatike që po ndodhin rreth Ukrainës dhe ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë Shtetet e Ballkanit mund të shndërrohen në një bure baruti, të cilit nuk do ti dihet fundi. Rusia vite me radhë po mundohet që interesat e saja strategjike ti realizojë duke e përdorur serbinë si aleate e cila tani më dihet se është faktori më destabelizues në Ballkan.

Nëse situata në Ukrainë përshkallëzohet deri tek lufta, rreziku për të shpërthyer ndonjë konflikt i ri është padyshim Republika e Bosnjës, Republika e Mali të Zi e posaçërisht Republika e Kosovës po kërcënohet vazhdimisht nga Serbia e cila ka pretendime për ta pushtuar Kosovën. Faktori destabelizues ruso-serb është prezentë vite me radhë përmes qendrës “humanitare” ushtarake e cila është bazë e instaluar në Qytetin e Nishit në Serbi.

Po ashtu krizës në Mal të Zi nuk po i dihet fundi. Serbia përmes Kishës Ortodokse dhe politikës nacionaliste të Qeverisë në Beograd po bënë përpjekje për ta destabilizuar Malin e Zi duke i financuar rrymat nacionaliste radikale serbe për ta ndryshuar rendin politikë dhe Kushtetues në Mal të Zi. Institucionet e Republikës së Kosovës përkatësisht Presidentja dhe Kryeministri në këto rrethana ekzistuese duhet që sa më parë ta thërrasin Mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare, me qëllim që ta ngrisin nivelin e përgjegjësisë dhe shkallën e sigurisë ndaj sovranitetit të Shtetit të Kosovës. Mendoj se në konsultim me Shtabin e KFOR-it dhe me vendet e Kuintit duhet të vlerësohen rrethanat të cilat e determinojnë sigurinë e Shteteve të Ballkanit. Më thotë mendja se institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës duhet ta ngrisin nivelin e gatishmërisë për sfidat më të ndryshme të rrezikut.

Mendoj se është më së e nevojshme që Presidentja, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i Forcave të Armatosura të Ushtrisë së Kosovës është mirë që në kuadër të rrethanave dhe zhvillimeve që mund të ndodhin, patjetër ti aktivizojnë një numër të caktuar të veteraneve dhe ish luftarëve të UQK-së të cilët marrin pensione nga Shteti, e në momentin e duhur duhet ta mbrojnë vendin ushtarakisht.

Nuk donë koment strukturat paralele dhe kriminale në Veri të Kosovës të instaluara nga Serbia paraqesin rrezik për sigurinë e vendit. Prandaj në këto rrethana vetëdija, vigjilenca dhe përgjegjësia duhet të ngritën duke i koordinuar veprimet me një zë të gjithë bashkërisht në koordinim me miqtë tanë duke parandaluar çfarëdo befasie që mund ti ndodh vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".