Kujdes Kryeministër, mos ja falni Serbisë tokat e uzurpuara shqiptare në zonën kufitare të Karaqevës-komuna e Kamenicës

Kujdes Kryeministër, mos ja falni Serbisë tokat e uzurpuara shqiptare në zonën kufitare të Karaqevës-komuna e Kamenicës
Kujdes Kryeministër, mos ja falni Serbisë tokat e uzurpuara shqiptare në zonën kufitare të Karaqevës-komuna e Kamenicës

Selver Lenjani

  • 16 February 2022 - 10:21

Shkruan: Selver Lenjani

Bashkësia lokale e fshatit Karaqevë e poshtme ka  një kërkesë  për kryeministrin e Republikës Kosovës z.Albin Kurti.

Sipas kësaj marrëveshje, nga Serbia llogarit si tokë e tyre, mirëpo me gjithë atë Bashkësia Lokale kërkon që kjo çështje të jetë për Kryeministrin Albin Kurti prioritet i prioriteteve problemi i Karaqevës, sepse kjo zonë ë është e rrezikuar nga viti 2001 e deri më sot. Kërkojmë z.Kryeministër 1.Presidenten e Republikës zonja. Vjosa Osmani.

2. Kryetarin e kuvendit të Republikës Kosovës z. Glauk Konjufca.

Të  nderuara institucione më të larta te Republikës Kosovës. 

Kërkesë: Kërkojmë nga Bashkësia Lokale që me problemin e brezit kufitarë që ballafaqohemi ne banorët e brezit kufitarë që nga viti 2001 e deri më sot, e  që jemi ne vitin 2022, ky problem është në Marrëveshjen tekniko ushtarake të Kumanovës që ju ka servu faktorit ndërkombëtar me hartat e falsifikuara në marrëveshjen e Kumanovës,  pa qenë fare Kosova pjesëmarrës dhe përfaqësues  prej popullit. Në këtë marrëveshje janë dëmtuar 170 pronarë që humbin tokat e tyre stërgjysore, që kanë dokumentacion valid që tatimet i kanë paguar në Kamenicë e jo ne Bujanovc e Vranjë. Prandaj, kjo pjesë i takon Kosovës. Hyrja e vazhdueshme e xhandarmerisë Serbe, nuk ka pas forcë që ti i ndalë këto, ky problem është prej kthesës së Novoselles deri në hyrje të Karaqevës, ku Serbia pretendon të bëj shkëputjen e  kësaj  pjesë territorit të Kosovës.

që të ruhet integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës në tërësi, është tokë e jona. Serbia i ka hedhë në pazar tokat e huaja- tokat Shqiptare. Pse asnjëherë nuk diskutohet ky problem në Bruksel, problemi i Karaqevës? Kemi menduar ne se do të mirresh me këto probleme për Karaqevën, ku ky problem vlen gjithashtu për Presidentën dhe Kryeparlantarinë. Gjithashtu të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës keni heshtur dhe nuk e keni ngritur zërin për këtë problem. Ja keni borgjë Kosovës për ta mbrojtë territorin dhe sovranitetin dhe integritetin territorial, gjithashtu edhe një porosi për Kryeministin, Kryeparlamentarin e Presidenten, se nuk kanë të drejtë të nënshkruajnë copëtimin e territorit të Kosovës. Le ta harrojnë se këtë pjesë të territorit guxojnë të nënshkruajnë për copëtimin e kësaj toke. Kryeministër, këtë problem duhet ta ngrisësh në Bruksel, gjatë takimit të radhës. Sepse të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës, që e gëzojnë këtë liri, kanë dhënë mundin, djersën, paranë, por edhe gjakun dhe nuk guxojmë të shkelim gjakun e atyre që kanë ra dëshmorë, Heronjtë te Kombit, veprimtarë, sepse shumë herë e ka zhytë Serbia sofrën e Shqipëtarit me gjakë.  Mbesim me shpresë që të merrni këtë problem në konsiderim dhe të njoftohet bashkësia lokale. Me respekt- Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Karaqevë e Poshtme – Selver Lenjani-Karaevë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".