Kosovës i duhet Ligji mbi të ardhurat personale

Kosovës i duhet Ligji mbi të ardhurat personale
Kosovës i duhet Ligji mbi të ardhurat personale

Muhamet Kelmendi

  • 18 February 2022 - 14:46

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kosovës i duhet një Ligj mbi të ardhurat personale në sektorin publik. Diferencat e të ardhurave Personale në këtë sektor janë të mëdha. Në disa sektor publik ka të ardhura personale të larta e në disa jashtëzakonisht të ulëta. Të ulëta janë ndihmat sociale dhe pensionet.Të larta janë të ardhurat në Kuvend, nëpër  gjykata dhe në prokurori, në subjektet publike, si në Trust, në PTK, në Vala, në agjencitë e ndryshme etj.

Situata e kërkon që të nxirret një ligj dhe të rregullohet gjendja në sektorin publik.Projektligji që ka dal është i strukturave të qeverisë.Mirëpo, ky projektligj, ka propozime qesharake dhe të papranueshme për popullin e Kosovës. Dallimet shkojnë me 1 me 10 e më shumë. Këtu del shkaku pse nuk u pranua projektligji nga Xhelal Sveqla, si projekt i qeverisë, por u kundërshtua.

Është mirë që ka dal në publik.Qytetarët e panë mendimin e qeverisë për të ardhurat personale. Masat e gjëra mbesin keq. Sigurimet sociale, pensioni i pleqërisë dhe i veteranëve, mbesin të ulëta. Perspektiva është e zymtë për shtresën e varfër. Ndaj tyre nuk ka ndonjë propozim që e rregullon gjendjen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".