Tensionet rreth Ukrainës dhe gabimet e koalicionit perëndimor BE- SHBA-së me rrezik për një luftë të tretë botërore

Tensionet rreth Ukrainës dhe gabimet e koalicionit perëndimor BE- SHBA-së me rrezik për një luftë të tretë botërore
Tensionet rreth Ukrainës dhe gabimet e koalicionit perëndimor BE- SHBA-së me rrezik për një luftë të tretë botërore

Dr. Hysni Aliu

  • 21 February 2022 - 09:51

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

I kam përcjell shumë me vëmendje zhvillimet në Kosovë, rajon dhe botë, jo vetëm tani por me vite të tëra. Para më shumë se një viti, atëherë kur ishte kampanja për zgjedhjet presidenciale në SHBA , pata paralajmëruar luftën e tretë botërore, më së largu deri në fund të mandatit të ri të  ish presidentit Tramp, nëse do  të fitonte, duke u bazuar pikërisht në analizën time që e bëj thjeshtë nga një logjikë e shëndoshë, pa pasur ndonjë lidhje me ndonjë shërbim sekret të huaj apo vendor apo me politikën. 

Atëherë dikush ka qesh e dikush, e ka lexuar me injorancë shkrimin, por si gjithherë, unë shkruaj në mënyrë të pavarur dhe nuk ju kthehem  gjërave mbrapa, duke pritur që koha të më vërtetoj ose demantoj.  Fatkeqësisht, deri më tani nuk më ka demantuar koha përkundrazi, më ka vërtetuar. Kam kritikuar edhe ish kancelaren Merkel, për politikat e saj, edhe presidentin Obama, presidentin Trump, pore edhe presidentin e tanimë të SHBA- së Biden, për shkak se vazhdoi disa nga politikat e ish presidentit Trump, siç ishte ajo me Afganistanin, ku u bë marrëveshje me terroristët, por edhe marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë në shtëpinë e Bardhë, ku vulosej pretendimi i Serbisë për të pasur hise në Kosovë, dhe për ta kompensuar për humbjen e Kosovës me luftë, për shkak të një kërcënimi për gjenocid ndaj shqiptareve. 

Tani, jemi pran luftës së tretë botërore, dhe koha nuk mund të kthehet mbrapa, e gabimet e BE-së dhe SHBA-së nuk mund të korrigjohen, por bota mundë të merr mësim nga kjo histori e afërme, që do të thotë, nëse vlerat nuk e përcaktojnë raportin me të tjerët, atëherë secili shtet apo individ  bëhet  pjesë e antivlerave ose antivlerën e bënë pjesë të veten. Perëndimi, i bëri antivlerat pjesë të vetes, antivlerat në Afganistan, antivlerat në Serbi, në Rusi, Kine, Kore, e gjithandej, përjashto këtu antivlerat në vendet arabe që ende po luftohen.  Përse vepruan kështu?

Sepse paraja e përcaktonte veprimin e jo mendja e shëndoshë. Perëndimi pothuajse harroj gjenocidin e Serbisë në Bosnjë, në Kosovë, masakrat në Kroaci, harroj pushtimin e Gjeorgjisë dhe aneksimin e territoreve të saj, harroj pushtimin e Krimesë, dhe rajoneve tjera në Ukrainë, harroj masakrat e Talebanëve në Afganista, duke zgjedhur një rrugë më të shkurtër për të kaluar, rrugë e cila e qoi në një xhungël nga e cila e ka vështirë për të dal. Po të dënohej Serbia për atë që bëri në Bosnjë, dhe Kosovë e Kroaci, ashtu siç u dënua Gjermania pas luftës së dytë botërore, vështirë që do ishim sot këtu ku jemi, po të dënohej Rusia për aneksimin e territoreve të fqinjëve, vështirë se do të ishim sot këtu, ose po të dënohej kina për ujgurët vështirë se do ishim këtu, apo po mos të lihej vetëm populli liridashës afgan, vështir se do të ishim sot këtu. 

Në aspektin psikologjik, çdo e keqe që nuk dënohet në mënyrë adekuate, është mase e sigurt që ajo do të dyfishohet, kjo ka ndodh me të këqijat Serbo Ruso Kineve, që kurrë nuk u dënuan ose u dënuan sipërfaqësisht vetëm sa për të thënë që po dënohen. Atëherë, kur unë si një njeri i thjesht shkruaja që Albin Kurti, po e mbron Evropën, dikush qeshte, pore jo ata që ishin largpamës, e tani  u vërtetua që pikërisht ashtu ka qenë.  Perse? Plani i Vuçiqit, me Thaçin, Putinin, Trampin e Grenellin, Pacollin e Avdullah Hotin, e Skënder Hysenin, me Isën, për të ndërruar kufijtë e Kosovës, duke e futur si rregull një praktik të re të funksionimit të botës, ku territori i shteteve përcaktohet nga pakicat e jo kombet, do i shërbente pikërisht Putinit por edhe Kinës në të ardhmen,  që tani Putin ta arsyetonte okupimin e territoreve Ukrainase, me pretekstin që aty banojnë rusët, dhe  duke e arsyetuar këtë pikërisht me ndërrimin e kufijve të Kosovës vitin që shkoj, ku territore të banuara me Serb i bashkëngjiteshin Serbisë e disa fshatra shqiptare do të i  bashkëngjiteshin Kosovës. Përse Rusia nuk do kishte të drejtë tani të aneksonte territoret Ukrainase, nëse Serbia pati të drejtë ta bënë këtë vitin e kaluar. Këtu e gjeni edhe arsyen që Putin pranoj të takohej me Thaçin atë botë. 

Dështimi i ati plani kriminal, që bëhej nëpërmes parasë ruse, duke shfrytëzuar kriminalitetin në Ballkan dhe Evropë e naivitetin apo egoizmin e disa udhëheqësve botërorë,  e vendor, e dështoj edhe argumentin rus të cilin do ta shfrytëzonte Rusia tani në krizën e Ukrainës.  Atëherë, unë thoja, që Evropa po mbrohet në Kosovë, e tani sekretari amerikan i shtetit po thotë, Evropa po mbrohet në Ukrainë, gjë që është shumë e vërtetë, ama po të mbrohej  si duhet Evropa në Kosovë, sot nuk do kishte nevojë të mbrohet në Ukrainë, ama, nëse sot Evropa sërish ju bashkohet antivlerave dhe bënë kompromise me Vuçiqin,  Putinin e Kinën, atëherë, Evropa do të duhet të mbrohet në Berlin, Paris, Romë, Londër, Helsinki Stokholm, Bukuresht, Varshavë  dhe në çdo kryeqytet tjetër të Evropës. Unë e ftoj botën ashtu si gjithherë, që të ju kthehet vlerave, që i  ka sjellë këto të mira që ne sot i gëzojmë, e jo të lejoj që paraja e pistë e njerëzit që bëjnë kompromise me antivlerat të udhëheqin me botën.  Paraja e fituar nëpërmes bashkëpunimit ose miratimit të heshtur të së keqes, është njëjtë sikur paraja e fituar nga  droga, apo trafikimi me qenie njerëzore, ku individët bëhen milioner, por në fund baloni shpërthen dhe rezultati është burgu i përjetshëm. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".