Çdo dekoratë dhe veprim i Tiranës kundruall Jugosllavisë është anuluar në vitin 1948

Çdo dekoratë dhe veprim i Tiranës kundruall Jugosllavisë është anuluar në vitin 1948
Çdo dekoratë dhe veprim i Tiranës kundruall Jugosllavisë është anuluar në vitin 1948

Muhamet Kelmendi

  • 21 February 2022 - 10:06

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Gjatë dhe pas Luftës Nacionalçlirimtare në Shqipëri,  deri në vitin 1948, kur doli Informbyroja politike, raportet midis Shqipërisë dhe të Jugosllavisë ishin jashtëzakonisht të ngushta. Këtë gjendje e shfrytëzuan serbo-jugosllavet komunistë  dhe dhunuan, vranë e masaķruan rreth 70 mijë shqiptarë të Kosovës. 

Jugosllavet nëpërmjet Dushan Mugoshes, Svetozar Vukmanovic Tempon, Aleksander Rankovicin dhe vetë Josip Broz Titon e përgatitën terrenin që Shqipëria të bëhet Republika e shtatë e Jugosllavisë. Çdo gjë ishte e përgatitur. Koqe Zoxa dhe Liria Balisheva nga ana shqiptare ishin pajtuar në Beograd.Pritej që edhe Enver Hoxha të pajtohet dhe Shqipëria të bëhet Republika shtatë e Jugosllavisë. Këtej u dhanë shumë medalje nga Tirana për serbojugosllavët.

Iu dha Krimineli dhe gjakpirësit Aleksander Rankovicit. U shpallën hero në Shqipëri Josip Broz Tito dhe Milladin Popovici. Ndërsa, u dhanë mirënjohje dhe dekorata Dushan Mugoshës, Svetozar Vukmanivic Tempos, Aleksander Rankovicit dhe Josip Broz Titos. Natyrisht se në vitin 1948 shteti shqiptar e ka dënuar tërësisht shtetin jugosllav. Politika e jugosllave cilësohet si antimarksiste dhe armiqësore.

Merr karakter revizionstë. Ndësa, Tito, Tempo, Mugosha, Koqe Zoze, Lirie Balisheva etj., cilësohen me armiq. Lirie Balishova dhe Koqe Zoze dënohen me vdekje. Mbetet si hero vetëm Miladin Popovici. Edhe sot e ka këtë dekoratë të shtetit shqiptar. Shkaku : Miladin Popoviçi cilësohet si personalitet që ishte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë sipas vendimeve të Konferencës së Bujanit. Çdo veprim, dekoratë dhe vendim në raport me Jugosllavin shpallen nul në vitin 1948.  Personalitetet si Josip Broz Tito, A Rankovici, Dushan Mugosha, Tempo etj. shpallen armiq të Shqipërisë. Kështu merre fund çdo veprim i shtetit shqiptar deri në vitin 1948 në raport me Jugosllavinë. Prishen  tëra raportet ndërshtetërore dhe për një kohë mbyllen edhe ambasadat. Më vone hapen ambasadat. Raportet Tiranë-Beograd keqësohen shumë dhe në vitin 1981 arrijnë deri te konflikti ushtarak.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".