Kosova dhe pavarësia e saj nuk mund të privatizohen-janë sakrificë dhe përkushtim i secilit qytetar! 

Kosova dhe pavarësia e saj nuk mund të privatizohen-janë sakrificë dhe përkushtim i secilit qytetar! 
Kosova dhe pavarësia e saj nuk mund të privatizohen-janë sakrificë dhe përkushtim i secilit qytetar! 

Skender Mulliqi

  • 21 February 2022 - 12:56

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Ngjarjet politike që po ndodhin në Kosovë, si edhe ajo e fundit në 14 vjetorin e pavarësisë të Kosovës, kur opozita u largua nga salla e kuvendit të tubimit solemn, tregon së skena politike në Kosovë është bërë “cirk” nga politikanët  “fatkeq” , të cilët në këtë “cirk politikë “, nuk po e kanë  dert shume  punën e shtetit të Kosovës! Egzaltimet e tyre  po i kushtojnë shumë Kosovës !

Të gjitha pyetjet identitare jemi duke i apstrahuar dhe jemi duke  i eliminuar , duke mos iu dhënë rëndësi, dhe duke mos ju treguar rrugën e duhur. Kur shumë çka për të mos thënë gjithçka keqpërdorët në këtë rast edhe data e shpalljes së pavarësisë , kjo nuk donë koment!Kjo datë historike për shqiptarët duhet të respektohet , të nderohet, të kultivohet dhe të ruhet, dhe këtë nuk mund ta bënë askush tjetër vetëm ne!

Qytetarëve ju duhet liria , ju duhet pavarësia e shtetit që u fitua më shumë gjak, pas shumë vitesh okupimi. Këta po bëhen sikur kanë të drejtë , e shumica  nuk dinë asgjë! Largimi nga salla të kuvendarëve  opozitarë është turpi që nuk lahet .Kosova nuk është e një personi apo  të disa personave .Kosova  dhe pavarësia  e saj, janë  të  te gjithëve! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".