Moska po bënë luftë speciale për ta përgatitur agresionin në Ukrainë dhe veprimet serbe në Veri të Kosovës

Moska po bënë luftë speciale për ta përgatitur agresionin në Ukrainë dhe veprimet serbe në Veri të Kosovës
Moska po bënë luftë speciale për ta përgatitur agresionin në Ukrainë dhe veprimet serbe në Veri të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 21 February 2022 - 22:00

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Ne kuader te paraperkatitjes se agresionit rus ne Ukraine eshte edhe deklarata e Lavrovit, Ministrit te Puneve te Jashtne te Rusise,mbi ate:

"(...) terroriste nga Kosova dhe nga Shqiperia gjinden ne Ukraine per te luftuar kunder Rusise".

Kjo deklarat ka karakter te shumefishte:

1. Tregohet se gjoja nga Kosova dhe Shqiperia ka kriminele dhe terroriste qe shkojne neper vende tjera per te luftuar.

2. Se Kosova dhe Shqiperia, sidomos Kosova, eshte/jane shtete kriminale qe nuk i plotesojne kushtet per shtete.

3. Me ate po perkatitet gjendja qe ne rast te agresionit rus mbi Ukraine te fillon edhe agresioni serb, nese jo mbi tere Kosove, atehere mbi pjesen veriore te saj dhe

4. Me ate veprim te politikes ruse po perkatiten terrene per te hapur shume konflikre te armatosura apo vende per rrezik per lufte per NATO-ne, per SHBA dhe per aleatet tjete.

Nuk eshe fare e papritshme qe me rastin e agresionit ruse ndaj Ukraines ose para agresionit ruse te veprojme ne lindje te Ukraines dhe ne Krime radhet e armatosua pro ruese.

Ne kete ane duhet pritur qe Moskva te urdheroj Serbine per te sulmuar ushtarkisht Kosoven. Ketej ptitet qe te kerkoje qe edhe serbet ne BH te ndahen nga ky shtet dhe te shpallin bashkimin me Serbine.

Kesi veprime agresive mund te priten ne Gjeorgji, ne Siri, nga Korea e Veriu  nga mercenaret ruse ne Afrike, nga Cuba dhe Venecuella etj.

Qellimi thjeshte:

Hapja e shume konflikteve ushtarake, ne menyre qe NATO dhe SHBA te shperndahen ne hapesire dhe keshtu te kaloje shume me qete agresioni ushtarak rus ne Ukraine.

Ky skenare eshte ne zhvillim dhe shpejte mund te priten veprime konkrete neper vendet e permendura.

Ketu e ka bazen deklarata qesharake dhe fare jo reale e Lavrovit ne drejtim te Kosoves dhe te Shqiperise.

Lavrov dhe Putin e dijne se nuk ka shqiptare si mercenar ne Ukraine. E megjithate bejne deklarata te tilla. Kjo eshte nje paraperkatitje dhe lufte speciale per veprime ushtarake.

Kecenimi shovenist serb do te intensifikohet. Me siguri se edhe veprime kriminale do te kemi ne veri te Kosoves.

Priten aksione te rrezikshme ne kete drejtim. Natyrisht se organet e shtetit te Kosoves do te veprojne kunder veprimeve kriminale dhe me kete hapet mundesia per agresion serb mbi Kosove.

Ketu fillon nje lufte e permasave te gjera shqiptaro-serbe.

Ky skenar eshte ne Moskve dhe ne Beograd. Dhe mbi kete po punojne keto dy qendra kriminale, teper luftenxitese dhe armiqesore.

Lufta e armatosur po troket te porta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".