Ballkani Perëndimor është para shpërthimit në flakë lufte!

Ballkani Perëndimor është para shpërthimit në flakë lufte!
Ballkani Perëndimor është para shpërthimit në flakë lufte!

Muhamet Kelmendi

  • 22 February 2022 - 09:45

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Situata në Ballkanin Perëndimor, pas gjendjes së krijuar në Lindje, midis Ukrainës dhe Rusisë, është keqësuar dukshëm dhe po shkon drejtë shpërthimeve. Rusia po punon me të madhe për destabilizimin e gjendjes në Bosnje e Hercegovinë, në Malin e Zi dhe në Kosovë. Miku i ngushtë i Rusisë, Serbia, është vënë në lëvizje për të vepruar në shpërbërjen e Bosnjës dhe të Hercegovinës dhe në copëtimin a pushtimin e Kosovës. Më mirë nuk është gjendja as në Malin e Zi.

Me forcat shoveno - serbomëdha në këtë shtet po punon Serbia dhe Rusia për tu ribashkuar në Jugosllavi. Në Bosnje e Hercegovinë veç sa nuk është ndarë Republika Serbe nga konfederata e Bosnjës,  dhe në Kosovë duke i vërë në veprim minonoritaret serb, kriminelët në veri dhe më gjerë, kuptohet për të krijuar gjendje për intervenim serb, në kohën kur këtë e sheh te nevojshme miku i sigurt i serbëve, Rusia. Veprimet e tilla do të dërgojnë Ballkanin Perëndimor në luftë të gjerë. Konfliktet nuk do të kufizohen vetëm në BH dhe në Kosovë. Lufta do të zgjerohet dhe do të kalojë edhe në Maqedoninë e veriut, prej nga implikimi i shteteve të Ballkanit është i domosdoshëm.

Flakë do të ndizet tërë rajoni. Duhet domosdo të theksohet se kjo gjendje mundë dhe duhet të ndalohet nga UE, NATO dhe SHBA. Forcat e NATO-s në Kosovë nga 3 mijë e 500 veta sa janë, kërkohet të rriten dhe kryesisht ushtria e SHBA-ve, duhet të shtoj prezencën. Serbia vetëm po pretë momentin që Moska të japi dritën për të vepruar. Kuptohet se nuk do të kalon shteti serb lehtë. Humbjet do të jenë të larta, kuptohet, për të gjithë, në Ballkan. Shqiptarët dhe të tjerët në BH do të luftojnë. Gjendja nuk është si në vitet e 90 të shekullit të kaluar. Gjendja është përmirësuar në fushën e mbrojtjes edhe në Kosovë. Shqiptarët do të veprojnë si një trup i vetëm. Nuk kanë ku shkojnë. Përtej shtëpisë s’ka vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".