Financimet e partive nga fondet e dyshimta të hetohen nga mekanizmat e shtetit!

Financimet e partive nga fondet e dyshimta të hetohen nga mekanizmat e shtetit!
Financimet e partive nga fondet e dyshimta të hetohen nga mekanizmat e shtetit!

Muhamet Kelmendi

  • 24 February 2022 - 13:05

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Mbi këtë duhet të veproj edhe shteti, kuptohet me masa juridike e penale ndaj partive dhe individëve në parti, përgjegjësve në subjekt etj., kur konstatohen sjelljet dhe veprat e ndaluara me ligj. E kjo arrihet me marrjen dhe përcjelljen adekuate  të të dhënave për mjetet financiare nga subjektet politike dhe kandidatëve, si dhe nga individët që veprojnë. Pra, shteti i ka mekanizmat juridik të luftimit të dukurive të tilla të rënda.

Financimin i partive politike është një nga çështjet që më së pakut ka rregulla juridike dhe shumë pak dihen të hyrat dhe të dalat e këtyre subjekteve. Ndonëse ka ligj dhe partitë e kandidatët për zgjedhje, qoftë të përgjithshme, qofte lokale, ku sipas ligjit, janë të obliguar të raportojnë, e kjo nuk po bëhet. Megjithëse, ata nuk e bëjnë raportimin në mënyrë adekuate, sipas shpenzimeve, duke i dhënë donatorët, raportimet e partive dhe të kandidatëve dalin nga të dhënat e  KQZ- së shumë qesharake. Gjithherë kjo, sipas financimit të partive e të kandidatëve, kundruall veprimeve të kryera dhe aktivitetit të zhvilluar. Tashme kjo është e qartë. Pse? Shteti nuk ka të dhëna adekuate mbi financat e partive dhe të kandidatëve. KQZ ka të dhëna të pakta dhe nuk tregojnë shpenzimet në terren.

Prandaj del një disproporcion shumë i lartë  midis punës dhe raporteve financiare. Dallimet janë të mëdha. Nuk dihet gjendja financiare as edhe shuma e harxhuar e politikanëve, kandidatëve për zgjedhjet. Për fat të keq shteti nuk ka të dhëna as për harxhimet e  gjyqtarëve, prokuroreve, ekonomistëve  e juristëve, administratorëve etj. Duket se në Kosovë jetohet dhe shpenzohet shumë më shumë sesa fitohet legalisht. Në këtë kuadër, dalja e KQZ me të dhëna për shpenzimet financiare të partive politike, nëse i ka, është shumë domethënëse. Kjo tregon se KQZ po vepron. Mbi këtë duhet të veproj edhe shteti, kuptohet me masa juridike e penale ndaj partive dhe individëve në parti, përgjegjësve në subjekt etj., kur konstatohen sjelljet dhe veprat e ndaluara me ligj. E kjo arrihet me marrjen dhe përcjelljen adekuate  të të dhënave për mjetet financiare nga subjektet politike dhe kandidatëve, si dhe nga individët që veprojnë. Pra, shteti i ka mekanizmat juridik të luftimit të dukurive të tilla të rënda. Me raporte adekuate dënohet subjekti i kapur dhe natyrisht edhe subjekti politike, nëse dele se ka financime antiligjore. Nuk duhet lejuar që çështja të kalon pa hetime të thella penale dhe pa përgjegjësi politike dhe juridike. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".