Kosova, s’ka nevojë dhe s’duhet të bëhet më “katolike se sa Papa”!

Kosova, s’ka nevojë dhe s’duhet të bëhet më “katolike se sa Papa”!
Kosova, s’ka nevojë dhe s’duhet të bëhet më “katolike se sa Papa”!

Fadil Maloku

  • 24 February 2022 - 15:16

Shkruan:Sociologu- Fadil Maloku:

(Bashkësitë fetare në Kosovë kanë bërë shumë mirë që i kanë kundërshtuar edhe publikisht martesat midis gjinive të njëjta, e drejtë kjo e cila pritet të përfshihet në Kodin e ri Civil të Kosoves)

1. Nëse shoqëritë laike dhe ato shekullare, janë shprehje dhe prehje e natyres së vërtetë të njeriut, ashtu siç mund të pretendojnë dhe aspirojnë shkenctarët dhe dijetarë shekullar dhe dhe ata laik, atëherë, shtrohet pyetja, si ka mundësi që në gjithë historitë e qenësimit shekullar dhe laik, të shfaqen gjithe këto kriza dhe devijimi katastrofale dhe me kosto miliona jetësh të njeriut? Dhe për të kuptuar gjithë ‘skenarin’dhe historinë e problematikes në fjalë duhet t’u adresohemi përvojave shekullare e laike, kundruall atyre jolaike e joshekullare. Kjo përvojë, na dëshmon se mbi nëntëdhjetë (90%) të gjithë historisë njerëzore, ishte histori e luftërave dhe konflikteve me përmasa e dimensione edhe apokaliptike (kujto, vetëm luftën e dytë botërore që mori jetët e mbi 60 (gjashtëdhjetë) million jetëra njerzish?!). Përvoja e këtyre shekujve ka dëshmuar, se tendenca laiciste e shoqërive perëndimore është në një krizë të thellë jo materiale, por para së gjithash morale, ngase ajo ende nuk ka arritur të sigurojë liri të plotë të ndërgjegjësimit dhe të besimit në kuadër të korpusit të drejtave të individit, ashtu siç po predikon neoliberalizmi i sotëm.

2. Pra, laicizmi i sotëm, në fakt po pretendon të shndrrohet në një lloj rregullatori balancues mes asaj që është shpirtërore (padyshim hyjnore) dhe asaj materiale, mes asaj që është fetare dhe asaj shtetërore, asaj njerëzore dhe asaj hyjnore, pra me një rekomandim të vetëm: sa më larg që të jetë feja nga individi, aq më mirë do ta ketë shteti dhe elitat transnacionale. Ky lloj sadizmi i elitave të sotme shtetërore për ta margjinalizuar tërësisht fenë nga jeta shoqëroro-politike, sidomos prezente në shumicën e vendeve që gjenden në procesin e tranzicionit e që nuk kanë pasur ndonjë përvojë të shtetësisë (rasti ynë është rasti më i mirë për ta ilustruar këtë), në fakt, përveç që është shumëdimensional për t’u analizuar ka edhe një imperativ tjetër që, për mendimin tim, është shqetësues! Ai ka të bëjë me futjen e fesë në parantezë, në mënyrë që në një fazë tjetër ta abstragojë nga jeta aktive e shoqërisë duke e kufizuar atë vetëm në sferën e ngushtë të besimit dhe të adhurimit vetanak…!

3. Por, çfarë thonë librat hyjnorë? Që të gjitha librat hyjnore, duke filluar që nga Tevrati, Zeburi, Ungjilli dhe sidomos Kur’ani (ajetet për shkatërrimin e popujve mizorë) dëshmojnë që tendencat e margjinal izimit të besimit në Njëshmërinë e Krijuesit, nga ana e elitave shtetërore, gjithmonë janë ndëshkuar për shkak të devijimeve.Në Kosovë, rasti i “meritave” për margjinalizimin e fesë nga jeta shoqëroro-politike duket se ende nuk është i qartë! Ka mendime, jo edhe gjithaq bindëse për opinionin e gjerë kosovar, se tërë këtë farsë rreth futjes së këtij termi të ri, në një vend dhe në një tokë ku “bukës i thuhet bukë, e ujit ujë” (por edhe Zotit i thuhet Zoti i Madhërishëm), ua gatoi Administrata e UNMIK-ut. Naivët, pa dyshim, që besojnë, por të tjerët, me shumicë absolute, nuk e besojnë këtë narracion…! Koha do ta dëshmojë sa jemi shoqëri laike, ngaqë të jesh shoqëri laike nuk do të thotë assesi se do ta kesh më të lehtë të bëhesh evropian apo perëndimor.E kundërta është e vërteta. Këtë po e dëshmojnë gjithnjë e më shumë edhe përvojat e edhe nevojat absurde (sikurse kjo e martesave me gjini tê kundërta!) e gjertanishme nga vetë perëndimorët! Kurse, Kosova po mundohet të bëhet “më katolike (lexo; më shekullare e laike) se sa vetë Papa” (sistemi vlerorë perëndimor). Sepse, s’munden ligjet njerëzore të jenë më adekuate për natyrën e njeriut, se sa ligjet e Krijuesit të madhërishëm! Koha do ta dëshmojë sa jemi shoqëri laike, ngaqë të jesh shoqëri laike nuk do të thotë assesi se do ta kesh më të lehtë të bëhesh evropian apo perëndimor.E kundërta është e vërteta. Këtë po e dëshmojnë gjithnjë e më shumë edhe përvojat dhe nevojat absurde (sikurse kjo e martesave me gjini tê kindêrta!) e gjertanishme nga vetë perëndimorët!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".