Prokuroria ka nisur të zgjohet nga gjumi i para politikës kriminale dhe SHIK-ut!

Prokuroria ka nisur të zgjohet nga gjumi i para politikës kriminale dhe SHIK-ut!

Hajrullah Tërnava

  • 24 February 2022 - 16:50

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Veprimet e vazhdueshme në funksion të luftimit të krimit,  që po i ndërmerr kjo qeveri në pushtet, po shihet ashiqare që janë veprime mbi bazën e premtimeve të dhëna ndaj elektoratit në zgjedhjet e fundit. Ai zotim i fushatës elektorale ka kaluar në veprim dhe tash është vetëm në  fillim të dhënies së rezultatit, fryteve të saja, prandaj tani e tutje duhet të veprohet edhe më ashpër në luftimin e krimit në përgjithësi, se vetëm kështu kjo qeveri i plotëson premtimet e dhëna para  elektoratit dhe qytetarëve të Kosovës pa dallim të përkatësisë politike dhe etnike.

 

Është një fakt që tash nuk mundë ta mohojmë kur është çështja e intensifikimit të luftës së institucioneve të drejtësisë ndaj krimit, se është mjaft ndikues pozitiv edhe presioni publik i qytetarëve dhe medieve të  pavarura që po e detyrojnë,ë Prokurorinë e Kosovës, atë Speciale, që pavarësisht veprimit të deritashëm me ngathtësi, me vështirësi të madhe nga ndikim të para politikës kriminale dhe SHIK-ut, të fillon të shkëputet nga ato lidhje dhe të zgjohet nga gjumi,  ti shpallë luftë serioze krimit të organizuar me ata prokuror që janë me duar të pastra, që kanë guxim dhe vullnet për tu ballafaquar dhe luftuar të keqen. Top procesi hetimor dhe arrestimet më bazë të gjerë të filluara vitin e kaluar në aksionin SUBVENCION, kanë dërguar në pranga dhe është ngritur aktakuzë ndaj 21 personave që abuzuan me milionat e shtetit për subvencionimin e bujqësisë dhe të blegtorisë, duke përfituar 646 mijë euro dhe duke dhen hiq me pak se 316 mijë euro ryshfet. Ky është vetëm një segment i ballafaqimit me krimin. Ky aksion i filluar para një viti ka rezultuar me përmbylljen e tij dhe njoftimin zyrtar sipas të cilit Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ka ngritur aktakuzë kundër njëzetenjë të të  pandehurve në rastin e njohur si “Subvencionet I”.Aktakuza është ngritur për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 KPRK-së, “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 KPRK-së, “Mashtrim në detyrë” nga neni 419 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së, “Mashtrim me subvencione” nga neni 324 të KPRK-së dhe “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 të KPRK-së. Nga ky grup nën akuzë,  11 të pandehur janë  persona zyrtar të institucioneve publike të shtetit,  10 të pandehurit tjerë janë përfitues të subvencioneve me dhënie ryshfeti dhe dokumentacion të falsifikuar. Po ashtu Prokuroria Speciale ka propozuar që nga të akuzuarit-pandehurit të konfiskohet edhe dobia pasurore e fituar me kryerjen e veprave penale, e cila kap vlerën e të hollave rreth pesëqind mijë (500,000) euro, si dhe të disa veturave që dyshohet se janë  pjesë e përfitimit të kundërligjshëm nga kjo aferë. Aksion tjetër për tu përshëndetur, për fillim të guximshëm të ballafaqimit me krimin është edhe aksioni i fundit kundër fajdexhive në të cilin janë kapur dhe 17 persona  të hetuar dhe zbuluar në ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale, dhe si masë e parë veprimi, nga të arrestuarit është shqiptuar masa e ngrirjes së pasurisë me vlerë prej 5 milion euro. Informatat e para dhe hetimi I këtij grupi kriminal kishte filluar në muajin nëntor të 2021 ku sipas këtyre informatave ishin të përfshirë mbi 20 persona në këto vepra penale. Gjatë kontrollimit dhe bastisjeve të kryera në 21 lokacione, në 17 raste kanë qenë shtëpi banim dhe katër kanë qenë biznese. Në cilësi të provave materiale janë  konfiskuar armë të llojeve të ndryshme, 10 vetura, dokumente të ndryshme, fatura , kontrata dhe fletore të ndryshme relevante për rastin, si dhe 457 mijë euro para kesh që janë gjetur te të dyshuarit gjatë aksionit për fajde. Në lidhje me këtë veprimtari kriminale janë ngrirë  20 banesa, janë 104 parcela tokë, prej të cilave 21 parcela tokë ndërtimore ndërsa pjesa tjetër tokë bujqësore. Tani po dëshmohet mbështetja politike kundër krimit, se edhe Kosova ka prokuror të guximshëm që duan dhe mundë të ballafaqohen me krimin, kur për këtë i mbron dhe garanton shteti, kur nuk është i korruptuar pushteti politik. Nga këto që u thanë si veprime të kësaj Qeverie të koordinuara me institucionet e sundimit të ligjit, po dëshmohet se e ka vullnetin dhe dëshirën që në mënyrë të pandalshme ti luftoj të gjitha të këqijat në këtë vend,  se vetëm në këtë mënyrë elektorati që ia ka dhënë votën për ta qeverisur këtë vend, do të jetë më këmbëngulës që në zgjedhjet e ardhshme,  pasi të kryhet ky mandat, prapë t’jua jep votën këtyre pushtetarëve që po e tregojnë veten si të guximshëm ti luftojnë krimet, dhe me këto përvoja të kësaj qeverie, edhe në të ardhmen tani do të mundohen që tjerët nëse vijnë në pushtet, në këtë mënyrë ta luftojnë krimet në përgjithësi, dhe te qytetarët do ta përfitojnë  kulturën legjitime që të ju përmbahen ligjeve në fuqi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".