‘Të ndëshkohen ashpër deputetët e pa përgjegjshëm, rrugaç’

‘Të ndëshkohen ashpër deputetët e pa përgjegjshëm, rrugaç’
‘Të ndëshkohen ashpër deputetët e pa përgjegjshëm, rrugaç’

Blerim Burjani

  • 25 February 2022 - 17:31

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Paralajmërimi me seriozisht i Kryetarit të Kuvendit,Glauk Konjufca, që me rregulloren e re do të ashpërsohen masat e ndëshkimit dhe zbritjes në pagë nëse deputeti nuk e arsyeton mungesën  në seancë paraprakisht për ndonjë çështje që mundë të jetë e pranueshme, është një rrethanë pozitive që po krijohet në Kuvendin e Kosovës për të vendosur, rend rregull dhe sanksionim të përgjegjësisë për të zgjedhurit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët. Po them që kjo është pozitive, sepse nuk ka pasur deri më tash rregulla të qarta të sjelljes dhe të sanksionimit.

 

Kuvendi është kuptuar dhe  ende kuptohet nga disa njerëz të  papunë që janë bërë deputet si vend pune  për përfitim material dhe asgjë tjetër. Për të qenë akoma më keq, të tillët “deputetët”  nuk shkojnë as në Kuvend, pra nuk shkojnë  “në punë” sepse me ligj thuhet mandati humbet nëse nuk vjen 6 muaj në asnjë seancë parlamentare. Pikërisht kjo gjatësi kohore e lejuar me rregulloren në fuqi po ju jep mundësi disa njerëzve të  shumtë të papunë, të zgjedhur për deputet,  që të rrinë nëpër rrugë dhe nëpër kafe, e të mos brengosen fare për obligimin që e kanë marr si deputet të zgjedhur,  sepse mandati nuk mundë të ju merret  ndryshe vetëm në suaza të përcaktimit ligjor dhe kushtetues.  Pra shfrytëzimi i vazhdueshëm i këtyre gjërave ka bërë që të mos ketë interesim fare për të marr pjesë në seanca të Kuvendit. Tash kushtetuta   është akti më i lartë i shtetit dhe përgjegjësia e deputetit dhe detyrat duhet të haromizohen me kushtetutë dhe ligj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".