Politika naive dhe shkurtpamase e Kosovës karshi Serbisë!...

Politika naive dhe shkurtpamase e Kosovës karshi Serbisë!...
Politika naive dhe shkurtpamase e Kosovës karshi Serbisë!...

Ismail Muçiqi

  • 26 February 2022 - 09:34

Shkruan : Ismail Muciqi

Ajo qka po ndodh në Ukrainë është alarm për të gjithë ne Shqiptaret e Kosovës dhe të gjithë atyre që jetojnë në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Serbi. Ka ardhur koha që më në fund të zgjohet nga gjumi vetëdija kombëtare dhe përgjegjësia e njerëzve të cilët qëndrojnë në krye të institucioneve të Shtetit të Kosovës dhe më gjerë.

Siguria Globale dhe rendi Botëror po atakohen nga politika revizioniste të ideologjisë staliniste të cilën tani po e përdor Vladimir Putini (ngjashëm si hitleri) në luftën e dytë Botërore. Është iluzion dhe naivitet për kohën të mendosh se do ti normalizojmë marrëdhëniet me serbinë, apo deri tek njohja e ndërsjellët në mes dy Shteteve. Është e pabesueshme që Republika e Kosovës të krijoj marrëdhënie miqësore me serbinë e cila i ka duart e përgjakura.

Rrethanat e tanishme politike po e vërtetojnë ndikimin Rus në destabilizimin e Ballkanit. Pas agresionit Rus në Ukrainë, kur Shtetet perëndimore bashkë me Amerikën dhe NATO-në u rreshtuan kundër agresionit Rus duke aplikuar sanksione më të ndryshme kundër Rusisë, serbia është në pritje për të përfituar nga zhvillimet në frontin e luftës ndërmjet Aleancës së NATO-së dhe Rusisë. Pretendimet territoriale të serbisë kundër Republikës së Kosovës Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi janë projekte të cilat paraqesin ëndrrën shekullore për serbinë e madhe.

Kjo u vërtetua edhe mbrëmë kur rrymat nacionaliste serbe në Mal të Zi duke i përdorur flamujt e Rusisë u tubuan dje në qytetet e Malit të Zi për ta përkrahur agresionin Rus në Ukrainë. Rusia përmes agjenturave serbo-ruse po vepron në Bosnje për shkatërrimin e kësaj Republike me qëllim që Republikën e serbëve të Bosnjës të ia bashkojë serbisë. Si mund ti besohet serbisë e cila politikën shtetërore e ndërton Kisha Katolike, Akademia e Shkencave institucione këto të cilat i kanë hartuar elaboratet kundër popujve dhe Shteteve për rreth. Prandaj ka ardhur koha që më në fund Shqiptarët të vedisohen dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre. Serbisë nuk i besohet edhe nëse detyrohet që formalisht të nënshkruaj pranimin e Shtetit të Kosovës.

Në momentin kur rrethanat krijohen në favor të saj ajo do të jetë në gjendje ta pushtoj ajo vazhdimisht do të ketë pretendime për ta pushtuar Kosovën. Këtë e vërtetoj para dy dite edhe kryepeshkopi i Kishës serbe në Beograd i cili tha “se me bekimin e Zotit ka ardhur koha ta rikthejmë Kosovën nën sovranitetin e serbis”?!. Rruga e vetme për tu përballur me sfidat të cilat janë të paparashikueshme të cilat mund të përballet Kosova, është uniteti i faktorit Shqiptarë gjithandej. Moratoriumi dhe bashkimi i partive politike rreth ndërtimit te ruajtjes së Sovranitetit të Shtetit. Eshtë më së e nevojshme që lënda mbrojtja dhe siguria të aplikohet në plan programet te sistemit të Arsimit që nga klasa e 10 e Shkollës së Mesme. Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes përmes Akademive të policisë dhe ushtrisë të rritë numrin e kadetëve të shkolluar të cilët do të jenë në gjendje të marrin përgjegjësi të reja në institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në rrethanat e krijuara të cilat po e kërcënojnë Sigurinë Globale lind ideja që Kosova ta formojë fondin nga diaspora mekanizëm ky i cili do të mundësojë forcimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës si dhe pajisjen me armatim modern që e kërkon nevoja. Vetëm kështu kur Kosova arrin të bëhet rival i vërtet serbia do të zmbrapset nga aspiratat e saja për zgjerimin e territoreve. Prandaj në fund po theksojmë se sa më parë që politika dhe Institucionet e Shtetit të Kosovës e kuptojnë këtë do të jemi mëtë qetë dhe do të shtohet shpresa për të ardhmen.

Ai vazhdoi të pretendonte se ushtarët rusë në Ukrainë po vepronin “me guxim, profesionalisht dhe heroikisht”.