Ujku rus dhe ujku serb, të përbetuar për shfarosjen e shqiptarve!

Ujku rus dhe ujku serb, të përbetuar për shfarosjen e shqiptarve!
Ujku rus dhe ujku serb, të përbetuar për shfarosjen e shqiptarve!

Ragip Guraziu

  • 26 February 2022 - 09:37

Shkruan:Ragip Gurzaiu

 11 marsi, ësht vjetori i vdekjes së liderit famëkeq të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq [Slobodan Milošević].Ai u ngrit në pushtet si president serb pasi kërkonte reformimin e Kushtetutës Jugosllave të vitit 1974, sepse pretendonte që ajo e margjinalizonte Serbinë dhe sepse nuk kishte mundësinë të ndalte kryengritjen shqiptare në Kosovë.

Kush ishte Millosheviqi?Bota do ta kujtojë komunistin oportunist si një ndër diktatorët më vrastarë të kohëve moderne.

Ai u ngrit në pushtet si president serb pasi kërkonte reformimin e Kushtetutës Jugosllave të vitit 1974, sepse pretendonte që ajo e margjinalizonte Serbinë dhe sepse nuk kishte mundësinë të ndalte kryengritjen shqiptare në Kosovë.

Kur ai e mori pushtetin në Serbi, bëri një varg reformash të thella duke reduktuar pushtetin e krahinave autonome. Gjatë kohës sa po bombardoheshin caqet ushtarake serbe në Jugosllavi më 1999 ai u akuzua për krime lufte nga Tribunali ndërkombëtar për krimet në ish-Jugosllavi [ICTY] në lidhje me luftërat në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Ai ishte arrestuar më 31 mars të vitit 2001 nën dyshimin për korrupsion, abuzim pushteti dhe të përvetësimit. Hetimet e para për këto akuza dështuan të ofronin prova, gjë që e bëri kryeministrin e asokohshëm serb, Zoran Gjingjiqin që ta ekstradonte në Hagë.

Fillimet – Vetëvrasjet e njëpasnjëshme në familje

Millosheviqi ka rrënjë antike nga fshati i Lijeva Rijekas në Podgoricë dhe ishte pjesë e fisit të lashtë të Vasojeviqëve në Mal të Zi. Ai ishte lindur në Pozharevac, katër muaj pas pushtimit të Fuqive të Boshtit që i bënë Mbretërisë së Jugosllavisë. Ai e kishte edhe një vëlla më të madh të quajtur Borisllav që më vonë do të bëhej diplomat. Babai i tij, Svetozvari, kreu vetëvrasje kur Sllobodani ishte njëzet e një vjeçar më 1962. Gjyshi i Sllobodanit, Simeuni kishte qenë oficer në armatën Malazeze. Nëna e tij, Stanisllava, ishte mësuese dhe aktiviste në partinë komuniste, që po ashtu kreu vetëvrasje më 1972, kur Sllobodani ishte tridhjetë e një vjeçar. Daja i tij, Milisav Koljenshiq po ashtu kreu vetëvrasje më 1963.

Sidoqoftë, Millosheviqi ndoqi studimet në Universitetin e Beogradit, për juridik. Në universitet ai u njoftua me Ivan Stamboliqin, axha i të cilit ishte Petar Stamboliqi [president i Këshillit Ekzekutiv Serb, që ekuivalent ka kryeministrin], që edhe i mundësoi Millosheviqit ngjitjen në hierarkinë komuniste.

Si drejtues i Beobankës, një prej bankave më të mëdha Jugosllave, ai udhëtonte shpesh në Paris dhe New York që ia mundësuan ta mësonte gjuhën angleze. Ai ishte i gjatë 186 cm.

Ngritja

Millosheviqi e Millosheviqit në pushtet mund t’i atribuohet Kosovës, shkruan Periskopi. Ai u bë i njohur në politikën jugosllave pasi deklaroi mbështetjen e tij për serbët e këtushëm, të cilët pretendonte se po shtypeshin nga krahina autonome me liderë shqiptarë. Ai më tej shtonte se autoritetet e krahinës me shqiptarë kishin abuzuar me pushtetin e tyre duke iu shkelur të drejtat serbëve. Si zgjidhje për problemin, ai bëri thirrje për reduktimin e autonomisë, në mënyrë që t’iu mbroheshin të drejtat serbëve, dhe që të niste një goditje të fortë ndaj separatistëve kosovarë.

Ai ishte kritikuar nga oponentët politikë të tij se po donte t’ia forconte pozitën Serbisë në krah të shqiptarëve të Kosovës, një politikë që cilësohej si nacionaliste, e e cila ishte tabu në sistemin komunist Jugosllav. Millosheviqi në mënyrë të përsëritur kishte mohuar të ishte nacionalist apo që po e përdorte atë kartë për t’u ngritu rnë pushtet. Në një Intervistë për Time më 1995, ai mbrojti veten duke thënë se po i rrinte në krah të gjitha nacionaliteteve në Jugosllavi.

Derisa animoziteti mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë po rritej gjatë të 80-ave, Millosheviqi shkoi t’i adresohej serbëve në përvjetorin e Betejës së Kosovës më 24 prill të 1987-s. Turma e serbëve ishte përplasur me policët shqiptarë që po ruanin rendin, ndërsa Millosheviqi kishte thënë “Nuk do të guxojnë t’iu rrahin më.”

Oportunisti i paskrupullt

Vetë Stambolliqi që e kishte ngritur me duart e tij Millosheviqin në pushtet, kishte thënë për atë ditë se po shihte “fundin e Jugosllavisë”.

Dragisha Pavloviq, aleat i Stambolliqit ishte përjashtuar nga partia pasi e kishte kritikuar publikisht në Lidhjen Komuniste të Serbisë, politikën e partisë ndaj Kosovës.

Millosheviqi e kishet mohuar se kishte dhënë urdhër për masakrat ndaj shqiptarëve më 1998. Ai pretendonte që ato vdekje ishin ngjarje sporadike të izoluara në zona rurale dhe të kryera nga paramilitarët dhe rebelët në forcat e armatosura. Më tej ai shtonte se ata që kishin bërë këto masakra kishin marrë dënime të rënda.

Ambasadori i mëhershëm i ShBA-ve në Jugosllavi, Warren Zimmerman, kishte thënë se gjatë bisedave me Millosheviqin kishte marrë vesh që ai nuk ishte një nacionalist i vërtetë por për më tepër një oportunist politik. Zimmermani madje shton se për dallim nga Franjo Tuxhmani dhe Radovan Karadzhiqi, Millosheviqi nuk kishte urrejtje ndaj asnjë grupi etnik.

Personaliteti i Millosheviqit thuhet të ketë qenë i natyrës së dyfishtë, siç e ka përshkruar edhe ambasadori Zimmerman. Në publik ai dukej i fortë, me vetëbesim, i ashpër dhe serioz, ndërsa në privat, thuhet që ai ishte shumë i përulur, dhe madje i interesonin gjërat jashtë politikës si skeçet komike, kartonët e Disneyt dhe admironte muzikën e Frank Sinatras.

Në verën e vitit 2000, ish presidenti serb Ivan Stamboliq dhe po ashtu ish shok i studimeve i Millosheviqit ishte kidnapuar; trupi i tij ishte gjetur në vitin 2003 dhe Millosheviqi vetë u akuzua për urdhërimin e vrasjes së tij.

Më 11 mars të vitit 2006, Millosheviqi ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij në Scheveningen të Hagës. Autopsia gjetu se Millosheviqi kishte pësuar sulm në zemër. Ai paraprakisht vuante nga problemet me zemër dhe shtypja e lartë e gjakut. Shumë dyshime ishin ngritur se ai ishte vrarë në mënyrë të qëllimshme nga efektivët e Tribunalit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".