Të korruptuarit dy dekada në pushtet i frikësohen qeverisë antikrim 

Të korruptuarit dy dekada në pushtet i frikësohen qeverisë antikrim 

Hajrullah Tërnava

  • 27 February 2022 - 16:18

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Ata po duan të ikin nga përgjegjësia për të gjitha  dëmet që ja sollën vendit. Edhe debati parlamentar për dialogun me Serbinë e shpërfaqi tendencën lakuriqe të përpjekjes për shfajësim të ish pushtetarëve, për pozitën në të cilën e kanë futur vendin për plot një dekadë bisedime, pa strategji dhe pa kushte ndaj Serbisë, duke provuar që të gjitha të ja hedhin tani si patate të nxehtë në dorë të Qeverisë Kurti, për të kërkuar llogaridhënie dhe për ta sfiduar duke kërkuar me urgjencë rezultate të cilat për një dekadë të plotë kanë munguar nga ata që e kanë drejtuar dialogun e dështuar.


Situata në të cilën gjendemi tani,  si shoqëri e re-shtet, pasi që i kaluam edhe ato sfida të luftës dhe periudhën e pasluftës, e që dikur mendonim  se nëse çlirohemi nga serbët, nga pushteti Milosheviqian,  shumë shpejtë do të ju përafrohemi shteteve më të zhvilluara të BE-së me zhvillim  sikur që është Zvicra, Gjermania etj. akoma po vazhdojmë të jemi mbrapa në ngecje të madhe. Patëm fat për ndihmë nga një aleat i fuqishëm si NATO-ja që na ndihmoj të çlirohemi, akoma po i bartim pasojat e të qenunit në pushtet për dy dekada të atyre që populli i mendonte si çlirimtar të  vërtetë,  që kanë kontribuar për çlirimin e vendit, dhe u përcaktuan që ata ta udhëheqin shtetin për tërë këto vite. Tani me ato qeverisje dhe veprime të tyre  kemi mbetur shteti më i izoluar në botë.  Ata “çlirimtar” kishin pasur qëllimin e pasurimit të tyre në çdo mënyrë, dhe në këtë pikëpamje ia arritën qëllimit, por ne mbetëm të izoluar pa lëvizur fare drejt institucioneve të BE-së, dhe tani populli i kuptoj lojërat e atyre që deri tash e udhëhoqën këtë vend, dhe në zgjedhjet e fundit i ndëshkuan duka ja dhënë votat gati unanimisht me shumicë LVV-së e cila i fitoj zgjedhjet me mbi 50%. Tani kjo Qeveri, s’paku deri më tani nuk është futur në asnjë afër korruptive, për çka edhe populli edhe me këtë mënyrë të qeverisjes është  i kënaqur, sepse me ata të mëparshmit i u pa dhe u zhgënjye 100%, kur ashiqare shiheshin se si po jua bëjnë të gjitha të zezat këtij vendi. Më e rëndësishmja është se për një vit kjo qeveri  ka ndërmarr veprime të luftimit të krimit,  sikur rasti në Ministrinë e bujqësisë, aksionet e pa ndalshme kundër kontrabandës ndërkufitare dhe trafikut të drogës e të haraçit me fajde, dhe shumë forma tjera të krimit të organizuar, sikur që ishte edhe në Brezovicë. Sado që opozita nuk i pranon rezultatet e betejës antikrim, pasi që vetë janë të infektuar dhe kanë frikë se shpejtë do të jenë të zbuluar e të ndëshkuar, është opinioni publik, qytetarët që  deri më tani janë  të  kënaqur me atë çfarë po bënë kjo qeveri. Por me që tani opozita është në numra më e vogël në parlament dhe nuk po mundet me i mbledh numrat për kundërshtimin efikas të ligjeve që po përgatiten, ligje para të cilave duhet të përgjigjen edhe këta opozitar ish pushtetar për krime të llojllojshme, e kanë gjetur formulën e bojkotit të Kuvendit, duke i lëshuar mbledhjet kur shqyrtohen Ligjet për tema kriminale nga të cilat  goditet edhe opozita e sotme. Koha e  “muajit të mjaltit” për të korruptuarit po kalon,  ata po e dinë e po i pret momenti kur do të duhet të  japin llogari ligjore për ato të këqija që ja kanë sjellë vendit. Ata po duan të ikin nga përgjegjësia për të gjitha  dëmet që ja sollën vendit. Edhe debati parlamentar për dialogun me Serbinë e shpërfaqi tendencën lakuriqe të përpjekjes për shfajësim të ish pushtetarëve, për pozitën në të cilën e kanë futur vendin për plot një dekadë bisedime, pa strategji dhe pa kushte ndaj Serbisë, duke provuar që të gjitha të ja hedhin tani si patate të nxehtë në dorë të Qeverisë Kurti, për të kërkuar llogaridhënie dhe për ta sfiduar duke kërkuar me urgjencë rezultate të cilat për një dekadë të plotë kanë munguar nga ata që e kanë drejtuar dialogun e dështuar. Gjithsesi se janë hipokrizi e llojit të vetë, dhe tendenca për tu amnistuar nga qasja e gabuar e ish pushtetarëve të kaluar, kërkesa për rishikim apo anulim të marrëveshjeve që vetë ata i kanë nënshkruar, dhe asnjëherë nuk kërkuan nga ndërkombëtarët që ti bëjnë presioni Serbisë pse ato nuk i ka zbatuar. Dhe tani është momenti që të lihen anash përplasjet për interesa politike, dhe të unifikohet spektri politike në një platformë unike të dialogut, duke e kushtëzuar Serbinë së bashku me vendet e BE-së jo vetëm rreth marrjes së pozicionit ndaj agresionit rus në Ukrainë, por edhe me të gjitha përgjegjësitë që ka për krimet e luftës, sepse heshtja e Serbisë  për agresionin rus në Ukrainë vetëm sa po e nxjerr në sipërfaqe politikën e fshehur të vazhduar nga regjimi I kaluar, për përgjegjësinë e krimeve që asnjëherë nuk e kanë pranuar. Kjo qeveri tani e ka mësimin dhe përvojën e së kaluarës për ato qeveritë e mëparshme që e kanë pru shtetin në këtë situatë të mjerueshme, dhe detyra e tyre është që të punojnë pastër dhe sa të munden  ta pastrojnë këtë vend nga krimet e mëparshme, dhe të gjithë ata që i kanë krye ato krime, të përndiqen dhe të dënohen për ato vepra të kryera, dhe pasuria e pajustifikuar të ju konfiskohet sipas ligjeve që po priten të jetësohen. 
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"