Në Ballkan po shpërndahen flakët e luftës dhe në to do të ndizet Serbia

Në Ballkan po shpërndahen flakët e luftës dhe në to do të ndizet Serbia
Në Ballkan po shpërndahen flakët e luftës dhe në to do të ndizet Serbia

Muhamet Kelmendi

  • 28 February 2022 - 11:28

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Qëndrimi i Serbisë kundruall agresionit rus në Ukrainë varet dhe po vjen kryesisht nga raportet që janë midis vëllezërve sllave. Edhe populli Ukrainas është sllav, por në raport me Serbinë, nuk e ka kapacitetin si Rusia. Shteti rus është vëllai i madh i Serbisë. Nga Rusia,  Serbia merr  armë, financa dhe mbrojtje ndërkombëtare, sikurse në  KS të OKB-së dhe në mekanizmat tjerë.

Në raport me Rusinë, nga Serbia agresion mbi Ukrainë, nuk ka vendosur dhe nuk pritet që të përkrahin sanksionet e marra nga UE, SHBA dhe shtetet tjera ndaj Rusisë. Kuptohet se Serbia edhe pse shprehet pro pavarësisë së Ukrainës, nuk e donë pavarësinë e Ukrainës. Kjo lojë po vjen dhe  po e mbështetë politikën e gjitha në kundërthënie në kuadër të UE dhe SHBA-ve me agresionin rus në Ukrainë me Kosovën. Përkrahja gjoja e tërësisë territoriale të Ukrainës bëhet nga Beogradi vetëm për shkak të Kosovës.

Çetnikët në Beograd, Vuçiq dhe Daçiq, janë gjoja për  Ukrainën si shtet i pandarë, duke tërhequr diagonale me Republikën e Kosovës. Sikur kjo mos të ishte as kjo kohë në  qëndrimin serb  nuk do ti ishte në Beograd. Ashtu si te sanksionet që nuk i përkrahë Serbia ndaj Rusisë, as edhe pavarësinë e Ukrainës nuk do  përkrahte. Serbia do të ishte tërësisht me agresionin rus. Mirëpo, të dyja palët kanë lidhje historike dhe fe ortodokse. Kjo ka bërë që Serbia të jetë në dyanshmëri: 1.E përkrahë formalisht pavarësinë e Ukrainës dhe 2. Është përkrah shtetit rus dhe asnjë mas kundër Rusisë nuk e ndërmerre. E tërë kjo vjen për shkak të Republikës së Kosovës. Por, këtu duhet thënë se  Kosova nuk është sllave, nuk ka lidhje me shtetin serb dhe ishte një territor kompakt me elemente të shtetit edhe në ish- Jugosllavi.

Këtu është baza pse nuk mund të barazohet agresioni rus me fashizmin serb në Kosovë.  Dallimi është i qartë. Ulërimet në Beograd për  kufijt e njohur ndërkombëtarisht nga OKB ndryshojnë shumë edhe sipas të drejtës  ndërkombëtare. Kjo e drejte nuk ka vlere kur mbi një popull veprohet me masa fashiste për te zhdukur popullin e një vendi. Nga 1 milionë e 800 mijë banor që i kishte Kosova në vitin 1998/99, mbi 1 milionë e 20  mijë shqiptare u dëbuan me dhunë me masakra të egra fashiste jashtë vendit. U vranë me dhjetëra e mijëra shqiptarë dhe e shkatërruar 1/3 e vendit. 

Lufta e UÇK-së ishte e drejtë. UÇK ishte për liri dhe për pavarësinë e vendit mbi bazën e elementeve të shtetit që kishte Kosova. Ajo mbrojti masat nga dhuna fashiste. Për të ruajtur një popull nga zhdukja, shqiptarët nga shkatërrimi dhe likuidimi total nga Kosova,  intervenoj NATO. Këtu lind e drejta e Kosovës. Nga gjenocidi serbomadh mbi shqiptaret humbi parimi i mos ndryshimit të kufijve sipas OKB-së. Kosova nuk mund të mbetej nën Serbi. Ky fakt e dallon Kosovën nga çdo rast tjetër në botë. Në Ukrainë vlenë e drejta ndërkombëtare, sepse ky shtet nuk bëri gjenocide mbi minoritetin rus në Ukraine. Ndërsa, në Kosovë u veprua për  të zhdukur  popullin shqiptar.

Dhe, një shtet, si Serbia, që veproi për të zhdukur shqiptarët, nuk vijnë ne shprehje normat ndërkombëtare mbi kufijtë. Shteti i tillë i humb këtë të drejtë dhe  pavarësinë e vetë e ven nën protektorat. Këtu është gabimi i faktorit ndërkombëtar pse nuk e vuri Serbinë nën protektorat. Qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë dhe agresionit mbi Ukrainë  i ka edhe disa qellime :

1. Mbetja  e çështjes së nxehtë në Ballkan mbi bazën e gjoja parimeve ndërkombëtare të mos ndryshimin të kufijve.

2. Në mbështetjen e Rusisë për të vazhduar miqësinë tradicionale ruso-serbe. 3. Për të qenë të gatshëm që në rast të kërkesës ruse të shpalli pavarësinë  Republika serbe në Bosnje e  Hercegovinë, ndërsa në Kosovë në emër të mbrojtjes së minoritetit serb dhe të tjerëve nga "gjenocidi" i Republikës së Kosovës, të intervenojnë ushtarakisht. 4. Të krijohet gjendja që edhe në Mal të Zi dhe në Maqedoni të Veriut të krijohen fërkime  dhe mundësisht edhe kinflikte ushtarake.  Qëllimet e Serbisë janë të qarta. Ata donë destabilizim dhe intervenim mbi Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë. E nëse ka nevojë edhe më gjerë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Këtej, mund të themi, se rreziku është i madh. Flakët e zjarrit po shpërndahen gjithandej. Por, zjarri do ta djeg vetë Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".