Tani BE duhet të reflektojë: t’i anëtarësoje Shqipërinë dhe Kosovën,  dhe të thotë jo për “ Open Ballkan”

Tani BE duhet të reflektojë: t’i anëtarësoje Shqipërinë dhe Kosovën,  dhe të thotë jo për “ Open Ballkan”
Tani BE duhet të reflektojë: t’i anëtarësoje Shqipërinë dhe Kosovën,  dhe të thotë jo për “ Open Ballkan”

Skender Kapiti

  • 28 February 2022 - 11:32

Shkruan: Skënder Sadri  KAPITI

Ka ardhur tashmë koha, pavarësisht se shumë vonë, por ka ardhur koha që Evropa, BE-ja duhet të reflektojë. Duhet që t’i anëtarësojë Shqipërinë dhe e Kosovën në BE, dhe   stop planeve ruso-serbe dhe të Edi Ramës për ndarjen e Kosovës, dhe të thotë   jo për “Open Ballkan”.

A nuk po e shikoni se Serbia e Rusia janë një, janë armiq të Evropës, Perëndimit dhe të shqiptarëve.

Ndarja e Kosovës i shërben Serbisë së Madhe, ashtu sikurse luftërat në Gjeorgji, pushtimi i Krimesë dhe Ukrainës i shërbejnë Rusisë së Madhe. Vetëm Serbia është me Rusinë kundër Ukrainës , dhe Rusia është pro Serbisë. Dhe me Serbinë, Rusia ka bërë planet për ndarjen e Kosovës dhe për “Open Ballkan”, për të dalë në Adriatik Serbia ,pasi aty ku është Serbia, aty është edhe Rusia.

Pse BE nuk hap negociatat me  Shqipërinë;  pse 5 shtete të BE-së dhe as Vatikani nuk e njohim akoma Kosovën,  dhe pse nuk e anëtarësoni Kosovën në NATO, dhe pse  BE nuk i liberalizon vizat për qytetarët e Kosovës, por e mban atë të izoluar?!           

Tani Perëndimi dhe  BE duhet të reflektojnë. Tani që Rusia sulmoi Ukrainën, a po ndërgjegjësohet tani më në fund BE-ja , dhe a po e kuptojnë më në fund evropianët atë  se shqiptarët në Ballkan janë pengesë dhe kundër kërcënimit rus ndaj Evropës?

A e morën vesh tani evropianët se kush janë rusët e serbët, dhe se kush janë kërcënim për Evropën?!

Por shikohet se BE e ka lënë deri tani vetëm edhe Ukrainën në përballje me Rusinë pushtuese, sepse ata shohin vetëm interesin e vet, kanë frikë apo edhe nuk duan të “prishen” as me rusët për Ukrainën  ashtu sikurse as edhe nuk duan të “prishen”  as me serbët për Kosovën.

A po e kuptojnë tani evropianët dhe a e pranojnë gabimin e rëndë me pasoja tragjike që Evropa u ka shkaktuar shqiptarëve në vitin 1913, kur e copëtoi Shqipërinë dhe ua dha trojet shqiptare sllavëve, serbëve dhe grekëve?

Pse Evropë dhe BE vazhdoni akoma me shqiptarofobi për faktin  se shqiptarët janë populli autokton dhe më i vjetër i Evropës?

Pse pra i mbani shqiptarët, popullin më proevropian, jashtë dhe larg dyerve të BE-së?!

Pse ju evropianë tregoheni kaq hipokritë e djallëzorë me shqiptarët, kini prej 30 vitesh që vetëm sa “këshilloni” e  vendosni kusht pas kushtesh pengesash e bllokimesh ndaj shqiptarëve si justifikime për të mos i integruar shqiptarët në BE, dhe u çoni kështu sinjale serbëve e rusëve se BE nuk është pro shqiptarëve.

Interesoheni me të drejtë për rrezikun ruso-kinez në Ballkan, por ama shqiptarët nuk i anëtarësoni në BE dhe as nuk i armatosni  ashtu sikurse  para njëqind viteve që Ju Evropa në Londër ua dorëzuat trojet shqiptare Serbisë, Sllavisë e Greqisë.

BE mos e leni  vetëm Ukrainën evropianë, sepse edhe ajo u sulmua nga Rusia pse donte të anëtarësohej në NATO dhe në BE; gabuat që nuk e armatosët, dhe  as nuk po e ndihmoni sa duhet atë përballë agresionit rus. 

Dhe pse nuk e pranoni akoma as superfuqinë e dytë të NATO-s  Turqinë  si anëtare të BE, por vetëm sa e doni Turqinë kundër kërcënimit rus.

Gjithmonë Evropë mbete e pasinqertë ndaj shqiptarëve.

Ju BE pse bëni sikur nuk e dini se pengesa për ekspansionin sllavo-rus në Ballkanin Perëndimor janë Shqipëria, SHBA dhe Turqia, dhe këtu kur themi Shqipëria kuptohet dhe përfshihen edhe Kosova dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë në trojet shqiptare dhe në diasporë. Dhe pse Ju BE-ja që mbaheni si kampion lirish e të drejtash njerëzore, pse  nuk i pranoni akoma shqiptarët në BE dhe po ashtu as Turqinë, apo mos vuani akoma nga islamofobia dhe nga mentaliteti fanatik kryqtaro-mesjetar?

Dhe sot në rajon dhe më gjerë askush më shumë se sa shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova nuk janë më pro SHBA-ve, NATO-s e BE-së në mbështetje të Ukrainës dhe kundër pushtimit rus.

Prandaj gjithmonë nga perëndimi, vetëm SHBA-të janë aleat i madh e besnik i shqiptarëve për sigurinë kombëtare, për Shqipërinë e Kosovën , për zhvillimin e integrimin, sepse SHBA janë mbështetësit e shqiptarëve edhe për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë e Kosovës në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".