Rreziqet po rriten, koha nuk pret!

Rreziqet po rriten, koha nuk pret!
Rreziqet po rriten, koha nuk pret!

Muhamet Kelmendi

  • 01 March 2022 - 15:07

Shkruan:ANALISTI:Muhamet Kelmendi

Lufta është e keqe. Vdesin njerëz te pafajshëm.

Bombardohen civile dhe shkatërrohen objekte të ndryshme shëndetësore, administrative dhe të arsimit.

Kosova dhe shqiptaret u bombarduan dhe u shkatërruan vijimisht deri në vitin 2001. Kosova nga Serbia e forcat ruse deri në vitin 1999. Shqiptarët nën Maqedoninë e Veriut nga sllavo-maqedonet, sidomos forcat ushtarake të Ukrainës. Nuk harrohen helikopterët Ukrainas që bombardonin fshatrat dhe banimet shqiptare.

Tash po bombardohen qytetet e Ukrainës nga Rusia. Shkatërrimet janë të mëdha. Rreziqet po rriten. Nga gjendja ne Ukrainë po reflektohet përsëri lufta okupuese mbi trojet shqiptare. Serbia është përgatitur për okupime të reja. Skenarët e kriminalitetit shoveno e neofashiste serb po rriten mbi Kosove, mundet edhe në Bosnje e Hercegovië, në Maqedoni e në Mal të Zi. Apetitet për luftë okupuese nga Serbia janë rritur dukshëm. Priten edhe veprime. Shqiptaret ende nuk janë të përgatitur. Shqipëria ëndërron nga mbajtja nga jashtë, përkatësisht nga NATO. Kosova ka një FSK te armatosur lehte, jo shume në gjendje për të mbrojtur vendin nga Serbia militariste, qe është armatosur nga Rusia dhe Kina. Evropës po i kërcënohet lufta. E këtë NATO dhe BE si dhe shtetet nuk po e shohin ne Ballkan. NATO dhe SHBA kërkohet të shtojnë shumë më shumë prezencën në Kosovë e më gjerë në Ballkan. Rusia mund të detyron Serbinë për luftë të re në Ballkan. Koha nuk pret!!!??

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".