Kosovarët po ikin, do të na vërshojnë punëtore të ardhur nga vendet e Lindjes dhe Kina!

Kosovarët po ikin, do të na vërshojnë punëtore të ardhur nga vendet e Lindjes dhe Kina!
Kosovarët po ikin, do të na vërshojnë punëtore të ardhur nga vendet e Lindjes dhe Kina!

Dardan Grapci

  • 01 March 2022 - 17:16

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Nëse migrimi i qytetarëve vazhdon me këtë ritëm , kam frikë që në vitin 2025 bizneset Kosovare do të detyrohen të kërkojnë punëtorë nga vendet tjera, mundë të  ketë interesim sikur në ato vitet e para të pasluftës që kishim qytetare nga Kina, nga Siria dhe fganistani me një pagë minimale që për kushtet e tyre mundë të jetë joshëse, edhe nëse ajo nuk kalon më shumë se  200-300 euro. Qeveria e Kosovës duhet të ta ketë parasysh me prioritet hartimin e strategjisë për punësim dhe parandalim në fenomenit të migrimit.

Qeveritë e mandateve të kaluara, nuk janë treguar aspak të kujdesshme për ti stimuluar kuadrot deficitare  për të punuar dhe për tu avancuar në shtetin tonë, e ky injorim dhe mos interesim ka qenë vazhdimisht i tillë edhe me punëtorët shëndetësor. Në të kaluarën nga ana e qeverive dhe qeveritarëve që sot janë në opozitë, janë neglizhuar jashtë çdo normale punëtorët e shëndetësisë duke i lënë anash kërkesat e tyre dhe duke mos i stimuluar me asnjë pagesë shtesë për kundër faktit që ata janë gjithmonë në ballë të frontit për mbrojtjen shëndetësore të qytetareve, duke bërë punë profesionale dhe humanitare  edhe jashtë orarit të punës.
Duke qenë vazhdimisht të injoruar dhe të mashtruar mjekët e Kosovës nga fusha të ndryshme të shëndetësisë kanë gjetur kanale të largimit jashtë vendit dhe sigurim të vendeve të punës shumë  më të mira gjithandej shteteve të zhvilluara të BE-së. Opinioni publik e ka përcjellë me kritika trendin  e largimit të profesionistëve jashtë vendit por ne si qytetar duhet ti mirëkuptojmë ata. Ata  nuk kanë faj pse po largohen nga Kosova. Nuk kanë faj sepse për vite të tëra ju është premtuar shumë e nuk është realizuar thuajse asgjë, fare pak. Tani është koha që kjo qeveri ta  realizon zotimin, ta mban premtimin për reforma pozitive edhe në shëndetësi. Nëse Qeveria e Kosovës nuk fillon stimulimin në shëndetësi, atëherë largimi i mjekëve por edhe i qytetarëve të Kosovës do të vazhdoje me këtë rritëm ta tanishëm, mbase edhe me ritëm në rritje, jo vetëm në këtë vit por edhe  në  vitet tjera. Qeveria e Kosovës gjithashtu duhet ta krijoj një strategji për stimulimin e bizneseve në vend, si dhe tu krijoj kushte të përshtatshme për biznes  investitorëve të  huaj dhe atyre vendor. Investitorët duhet ta kenë në synim punësimin e të rinjve dhe luftimin e monopolit klanor si dhe punësimet monopoliste m lidhje familjare. Duhet të punësojnë njerëz të shkolluar të profileve profesionale në pozitat që kërkohet, si dhe paga minimale të moj jetë në 400 euro. Nga data 1 Mars Italia ka vendosur që ti lehtësojë masat anti-covid, ku me këtë lehtësim qytetarët e Kosovës do ta kenë edhe një adresë joshëse ku të ikin dhe të shkojnë të  punojnë.Nëse migrimi i qytetarëve vazhdon me këtë ritëm , kam frikë që në vitin 2025 bizneset Kosovare do të detyrohen të kërkojnë punëtorë nga vendet tjera, mundë të  ketë interesim sikur në ato vitet e para të pasluftës që kishim  qytetare nga Kina,nga Siria dhe Afganistani me një pagë minimale që për kushtet e tyre mundë të jetë joshëse, edhe nëse ajo nuk kalon më shumë se 200-300 euro. Qeveria e Kosovës duhet të ta ketë parasysh me prioritet hartimin e strategjisë për punësim dhe parandalim në fenomenit të migrimit.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".