Lufta e pakompromis e grupeve kriminale të interesit në KGJK,e bllokon zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit!

Lufta e pakompromis e grupeve kriminale të interesit në KGJK,e bllokon zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit!

Gani Qarri

  • 06 March 2022 - 16:55

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Lufta e paskrupullt për ri kapjen e Gjykatës së Apelit, pas gati nëntë muajsh nga hapja e konkursit, ka arritur kulmin e përpjekjeve monstruoze të mafies politike dhe rrjetit të grupeve të kriminalizuar, të mbjella kudo në vend, nga partitë e inkriminuara, që ta uzurpojnë serish, me çdo kusht sistemin e drejtësisë në mënyrë që edhe pas ndryshimeve politike në Kosovë, të vazhdojë si deri më tani, vet "drejtësia" e kapur, t`ia bëjë avokatinë krimit të organizuar!

Kjo tregon edhe një herë më tepër, se gjendja skandaloze e përpjekjes për kapjen ekstreme të KGJK-së nga grupet e ngushta të interesit, dhe rrjetet e nëntokës kriminale ku as pas gati nëntë muajsh, KGjK, nuk po arrin ta zgjedh kryetarin e Gjykatës së Apelit, po vazhdon edhe më tutje. Prandaj për këtë ngecje të pa rëndomtë, të gjatë dhe të pa shpjegueshme, e cila i ka tejkaluar të gjitha afatet normale ligjore, është informuar edhe Qeveria e Kosovës, kryeministri, krye parlamentari e Ministrja e Drejtësisë të cilët duhet të tregohen më agil dhe përfundimisht të veprojnë konformë ligjit për këtë rast, që të mos vazhdojë avaria e deritanishme ligjore. Por megjithatë, ende nga askush nuk është shënuar qoftë edhe një reagim i vetëm, madje për këtë situatë kaq skandaloze, çuditërisht nuk është dëgjuar fare as zëri i OJQ-ve, të cilat edhe për raste të vogla e të parëndësishme, shpesh herë dinë të jenë shumë të zëshme, madje ndonjëherë edhe kur nuk ka nevojë të nxehen jashtë mase, ato bëjnë, shumë zhurmë për asgjë, ndërsa për këtë rast jetik ligjor heshtin edhe pse duhet ta thonë fjalën e tyre, athua vallë pse! Madje OJQ-të tona të famshme, ani pse as pas gati nëntë muajsh KGjK, nuk ka ofruar zgjidhje, ato janë vënë në gjumë të plotë, ose mafia politike dhe grupet e kriminalizuara e kanë blerë paqen me lek dhe OJQ-të kanë lidh marrëveshje me grupet e interesit dhe rrjetet e kriminalizuara, për ta lënë në heshtje këtë çështje, ndaj dhe as pas gati nëntë muajsh të kaluar, nuk interesohen për neglizhencën e mos zgjedhjes së kryetarit të ri të Gjykatës së Apelit. Kështu që me 28 mars, apo pas rreth tri javësh, bëhen plotë nëntë muaj që kur Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpallur konkursin për kryetar të Gjykatës së Apelit, por për habi, kjo pozitë jo vetëm që nuk është plotësuar deri më tani, por edhe heshtet nga të gjithë. Ky fenomen nuk është i rëndomtë dhe as i paraparë me ligj, ndaj dhe është e habitshme se si zhargitet kaq gjatë dhe në mënyrë kaq të pashpjegueshme, por të gjithë heshtin dhe askush nuk kërkon shpjegime. Qysh nga shpallja e konkursit për vendin vakant të kryetarit të Gjykatës së Apelit, më 28 qershor të vitit 2021, KGjK-ja, jo vetëm që nuk ka arritur, tash e atëherë të bëjë asnjë zgjidhje, por as nuk përmenden shkaqet dhe arsyet e kësaj "befasie" duke lënë opinionin në mjegull sa i takon kësaj çështje institucionale dhe një shtylle kaq të rëndësishme ligjore. Për aq më tepër, përkundër të gjitha lojërave, që bëhen rreth kapjes së këtij posti të lartë, askush nuk i di arsyet e kësaj vonese, ani pse aty këtu, jepen mendime të pakonfirmuara, për mos zgjedhjen, tash e gati nëntë muaj, të kryetarit të Gjykatës së Apelit. Madje sipas burimeve nga KGjK, procesi në fjalë, pothuajse as që ka lëvizur fare dhe ka mbetur pezull qysh nga fillimi, kur edhe është bërë vlerësimi i performancës së kandidatëve dhe tash e atëherë, nuk dihet se kur do të përfundoi, megjithëse ish kryetarit Hasan Shala, i ka skaduar mandati i “kryetarllëkut” që me 9 gusht të vitit 2021. Nga ajo kohë, ushtrues i detyrës është emëruar Afrim Shala, i cili vazhdon ta ushtrojë funksionin, siç thuhet, "deri në emërimin e kryetarit të ri". Të gjitha këto zhvillime të pasqaruara, lënë të nënkuptohet, se grupet e interesit dhe nëntoka e politikës kriminale, janë ato që vazhdojnë hapur luftën, për ta mbajtur peng procesin e zgjedhjes dhe plotësimit të kësaj pozite sipas ligjit dhe kushtetutës së vendit, duke tentuar me çdo kusht që në këtë pozitë me rëndësi, ta rivendosin serish , ndonjërin nga njerëzit e tyre të inkriminuar.Përndryshe, siç u cek edhe më lartë, konkursi për kryetarin e ri, ka qenë i hapur nga 28 qershori i vitit 2021 dhe është përmbyllur më 12 korrik të vitit 2021, në të cilin të drejtë aplikimi kanë pasur të gjithë gjyqtarët e Apelit që i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara sipas shpalljes publike, ndërsa pretendentë për pozitën e kryetarit të Gjykatës së Apelit, në listën prej 6 kandidatëve konkurrues, përmenden të kenë qenë Nehat Idrizi, Hashim Çollaku, Zyhdi Haziri, Valon Totaj, Bashkim Hyseni dhe Kreshnik Radoniqi, por megjithatë, deri më tani, kur po i afrohemi plotësimit të muajit të nëntë, nga hapja e konkursit, asnjëri prej tyre nuk është zgjedhur në këtë pozitë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".