Fondi është i domosdoshëm për ta ndërtuar një ushtri të aftë në mbrojtje të Kosovës  

Fondi është i domosdoshëm për ta ndërtuar një ushtri të aftë në mbrojtje të Kosovës  
Fondi është i domosdoshëm për ta ndërtuar një ushtri të aftë në mbrojtje të Kosovës  

Muhamet Kelmendi

  • 07 March 2022 - 16:26

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Fondet ku nuk funksionon shteti, apo shteti vetë nuk ka mundësi për të financuar fushat e veta themelohen, krijohen të veçanta dhe për fusha të ndryshme. Kosova i ka pasur dy fonde. Nga ato dy fonde ende nuk është raportuar dhe juridikisht nuk janë të mbyllura. Mendimet e qytetareve mbi ato fonde janë negative. Megjithatë, koha është e jashtëzakonshme dhe kërkon mbështetje e mobilizim të përgjithshëm të forcimit të mekanizmave të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Agresioni rus ndaj Ukrainës qiti në dritë shumë dobësi në kuadër të të gjitha shteteve në fushën ushtarake, këtej edhe në Kosovë. Për më tepër, Kosova  ka vështirësi të shumta financiare. Si e tillë nuk qenë në  gjendje për të ndërtuar një forcë të suksesshme mbrojtëse. FSK është ende larg nivelit që të jetë në gjendje vetëm për vetëm për të mbrojtur Kosovën nga sulmet e jashtme. Republika e Kosovës është më së  keqi në fushën e mbrojtjes. Kosovës i mungojnë financat për të furnizuar FSK-në me armë mbrojtëse. Po kështu, rreziku po thellohet dhe po merr përmasa të gjëra. Serbia nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale mbi Kosovën. Ajo po armatoset dhe po përgatitet për të vepruar kundër Republikës. Po e pretë momentin për të sulmuar Kosovën ushtarakisht dhe për të pushtuar. Kosova gjendet nën mbrojtjen e KFOR-it. NATO po ka ballafaqime të tjera. Republika është dobët e mbrojtur. FSK i duhen mjet. Me mjetet financiare të  Republikës nuk ndërtohet një ushtri e aftë mbrojtëse. Duhen më shumë mjete financiare për FSK- në Këtu është një ndihmë e madhe "Fondi për Siguri". Shpresoj dhe qytetarët do të kontribuojnë në këtë fond. Agresioni rus në Ukrainë po tregon se pa ushtri të armatosur dhe të organizuar mirë nuk ka siguri shteti dhe populli. Këtë e kanë parë dhe po e shohin qytetarët e Republikës. Si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, besoj se kontributi në fazën e sigurisë nuk do të mungoj. E përbashkëta është kontributi i qytetarëve me mjete. E kjo kërkon përkujdesje dhe menaxhim të mirë të fondit. Me këtë rritet besimi për kontribut. I takon qeverisë për të përgatitur Ligjin mbi "Fondin për Siguri" dhe në bazë të ligjit të veprohet me fond. Kjo, edhe më shumë, kur dihen akuzat dhe mendimet për fondet në të kaluarën. Këtej kërkohet menaxhim dhe shfrytëzim i fondit vetëm për siguri. Me këtë rritet besimi dhe me besim rriten edhe kontributet e qytetarëve tanë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".