Mediat ekzitojnë që të informojnë drejtë, e jo të merren më dezinformata 

Mediat ekzitojnë që të informojnë drejtë, e jo të merren më dezinformata 
Mediat ekzitojnë që të informojnë drejtë, e jo të merren më dezinformata 

Skender Mulliqi

  • 08 March 2022 - 09:40

Shkruan: Skënder Mulliqi

Gazetaria dhe gazetaret ekzitojnë për plasimin e të vërtetës dhe vetëm të vertetës.Ne këtë  kohë moderniteti sikur nuk është kështu!Na kanë dalë në sipërfaqe gazetarë dhe redaksi të gazetave  të cilat nuk po e thojnë në të shumtën e rasteve të vertetën.Janë bërë redaksi, të cilat gjithmonë e kanë të njejtin problem-gazetarinë mercenare.Unë besoj së  me gazetari nuk duhet të merremi ,më i mbrojtur emocionet private dhe kolektive , por të themi të vertetën dhe kritikën.

Gazetaria nuk është farmaci që të zgjedhesh së qka don më marr dhe qka  më lënë, nuk është  punë artizanale ,apo punë avokatie.Ti shërbesh opinionit të gjerë public, është shërbim më fakte dhe më të vertëtën.Ata që promovojnë rrenat nuk janë në interes të publikut, pos ndoshta të një pjese të saj.Nuk ka dy të verteta , ka vetëm një.Është budallaki dhe poshtërsi mendimi së Rusia ka sulmuar Ukrainën, së ajo e ka sulmuar Rusinë.Të tilla media të cilat janë të njëanshme dhe të cilat përkrahin një makeneri ushtarke shtypse të lirive dhe të drejtave njerëzore në shtetin e vet, nuk janë tjeter gjë vetëm së propagadë gebelsiane.Mediat ekzitojnë që të informojnë drejt , e jo të merren më dezinformata.

Rrenat të cilat po propagandohen për agresionin rus , natyrishtë së nuk janë të rastësishme, ato bëhën në menyrë shumë të organizuar.Sikur na ka pushtuar industria e rrenave për të arrituar synimet macabre të pushteteve.Çdo shoqëri do të duhet të gjene mekanizma që të mbrohet nga rrenat më ligje , posaqerisht tash në këtë kohë kur po kërcënohemi më luftë nga hegjemonitë ruso-serbe.Nese gazetaria ka kod dhe ka parime, propagandimet  e dërgojnë shoqërinë në robëri, cenohen seriozisht edhe liritë fundamentale njerëzore.Kontributi i mediave që një shoqëri të jetë demokratike , apo të mbetet në kornizat e autokracisë, është i madh.Mediat duhet të janë shumë profesionale, gjë që nuk po ndodhë as në Kosovë.

Dihet për propagandën e ulët serbe. Këta madje I kan vra edhe fëmijet vet, për ti  fajësuar pastaj shqiptarët.Putin për të sulmuar Ukrainën shpesh në deklarimet e tija , e quajti regjimin e Ukrainës racist, e ku pastaj edhe mediat ruse I ka intrumentalizuar në këtë drejtim.Ne të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe dikur Millosheviqi më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë.Ai së pari i ka venë në shërbim mediat, duke ndaluar të vertëten e duke plasuar rrenat si arsytim për sulme mbi republikat tjera .Rrenat e organizuara mediatike e rrezikojnëshoqërinë, e përqajnë dhe e shtyjnë  ate në konflikte… 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".