Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i duhur dhe urgjent për aktualitetin  

Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i duhur dhe urgjent për aktualitetin  
Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i duhur dhe urgjent për aktualitetin  

Shefik Shkodra

  • 08 March 2022 - 14:34

Shkruan: ANALISTI Shefik Shkodra

Qeveria do të duhej në rend të parë të angazhohej sa më shpejt për të kërkuar anëtarësimin në NATO dhe organizmat tjerë botërorë.  Pas zhvillimeve luftarake në mes të Rusisë dhe Ukrainës, Serbia nuk deshi t’i vejë sanksione Rusisë si e gjithë Evropa demokratike. Në një mënyrë, tashmë po shihet qartë edhe nga ata që kanë dashur të mos e pranojnë se çfarë është politika serbe në Serbi.

Pra kur është në pyetje sanksionet kundër Rusisë nuk vepron Vuçiqi i Serbisë dhe nuk dëshiron përkundër të gjithëve, sepse këto është marrëveshje. Sepse shpresohet për diçka që ëndërron edhe Serbia edhe Rusia. Do të thotë, vetëm një shtet i Ballkanit ka mbetur me Rusinë. Ky Vuçiqi, si është parë edhe më herët, gjithnjë ka pasur parasysh që t’i shmanget realitetit dhe të vë veten herë në një karrige herë në tjetrën. Me një fytyrë para opinionit botëror është shprehur, se është me perëndimin, por në anën tjetër ka bashkëpunuar ngushtë dhe bashkëpunon me Rusinë. Nuk mund të mendohet se nuk është e planifikuar gjendja në mes të Rusisë dhe Serbisë për një komplot të sërishëm në Ballkan.

Në momente të caktuara, më delikate të gjendjes së përgjithshme ekonomike e rrethanave të tjera politike, të bëjë përpjekje për një invazion në Kosovë, në mënyrë shumë tinëzare. Provokimet e deritashme këtë po e verifikojnë edhe me veprimet e tij. Këtë e pohoi publikisht edhe të hënën në Leskoc. Vuçiq u kërcënua edhe në çnjohje të vendeve që e kishin njohur Kosovës si shtet, duke thënë, se Marrëveshja në Uashinton është prishur. Kështu ndoshta është e planifikuar nga këta dy aleatë, armiq të shqiptarëve dhe tokave të tyre. Për këtë dhe shumë të tjera fakte të dukshme, politika shqiptare duhet të jetë unike, pozitë opozitë, të bëhet kujdes i veçantë dhe të forcohen lidhjet me aleatët edhe më tepër, duke mos e ndalur  kërkesën për pranim të Kosovës në NATO, ngase kjo është më se e  domosdoshme dhe primare për ne në rrethanat globale të krijuara aktualisht.

Politika shqiptare në Kosovë dhe në përgjithësi do të duhej të ndërmarrë masa urgjente për një mbrojtje efikase dhe një unitet në politikë. Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera, sa më shpejt do të duhej që t’i luteshin SHBA-s dhe aleatëve të tjerë, që të pranohet Kosova në NATO, në këtë vazhdë edhe në BE, në Interpol, në UESCO, etj. në mënyrë që kjo gjendje e krijuar me Serbinë dhe Rusinë të shfrytëzohet në favor të zgjidhjes së këtyre çështjeve. Dhe kjo mënyrë do të ishte shumë e favorshme edhe për rajonin dhe Evropën. Që Kosova të jetë e sigurt nga çfarëdo kërcënimi nga jashtë, do të ishte i sigurt edhe rajoni. Në këtë drejtim do të ketë më pak probleme edhe në qarqet evropiane e ndërkombëtare. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".