Ndërhyrja ushtarake e Putinit në Ukrainë është një betejë aventuriste e gjykuar për ta humbur!

Ndërhyrja ushtarake e Putinit në Ukrainë është një betejë aventuriste e gjykuar për ta humbur!
Ndërhyrja ushtarake e Putinit në Ukrainë është një betejë aventuriste e gjykuar për ta humbur!

Skender Mulliqi

  • 11 March 2022 - 09:57

Shkruan: Skënder Mulliqi

Putin  më shumë gjasë këtë luftë më Ukrainën nuk ka mundësi për ta fituar. Ka  sulmuar një territor të huaj më 40 milionë banorë. Lufta nuk  fitohet, kur ajo është krejt pushtuese, kur bëhet për ta sunduar  tjetrin ne vendin e vet .Rusia e Brezhnjevit  bëri luftë edhe në Avganistan  për 9 vite radhazi, dhe në fund e humbi atë turpshëm .Ishte ajo luftë e panevojshme , jo logjike në një vend të huaj. Dhe, kjo do ti ndodhë Rusisë edhe më Ukrainën por sigurisht me humbje edhe shumë më të mëdha, duke u dobësuar  edhe ekonomikisht   nga sanksionet e rrepta të botës demokratike.

Nëse ruset kanë menduar që gjithçka do të përfundohet shpejt dhe lehtë, janë duke u zhgënjyer  gjithnjë e më shumë. Ukrainasit po rezistojnë i madh dhe i vogël, ndaj makinerisë shfarosëse ruse. Rusia e ka injorue forcën e Ukrainës, e ka injoruar rezistencën , hapësirën ku po lufton, pozitën gjeografike , dhe ka injoruar moralin e popullit të Ukrainës për liri dhe demokraci. Po shohim së si po ju zihen peng  dhe shkatërrohen armatimet e lehta dhe të rënda, po  iu  zihen peng edhe  ushtarët. Është e mundur  kjo luftë të bëhet kronike , e pafund , burim i zgjerimit të luftës  .

Cari rus që po pëson humbje në terren, dhe po pëson humbje nga  embargoja ekonomike , me kalimin e kohës dhe rezidencën e pashoqe  të popullit  të Ukrainës , do ta dobëson atë  deri në dorëzim. Rusia ka bërë shumë armiq dhe kjo do ti kushton shumë në luftë por edhe kur ndalet lufta. Në Evropë nga agresioni rus në Ukrainë , po mbretëron gjen dje  lufte.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".