Kriminelët në petkun e politikanit  që e futën vendin për  20 vjet nëpër rrugët qorre

Kriminelët në petkun e politikanit  që e futën vendin për  20 vjet nëpër rrugët qorre
Kriminelët në petkun e politikanit  që e futën vendin për  20 vjet nëpër rrugët qorre

Skender Mulliqi

  • 12 March 2022 - 11:36

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

22 vite pas lufte definohen, si vite jo shumë të suksesshme për Kosovën. Këtij definicioni i kontribuuan njerëzit jo të zgjuar dhe të pa përgatitur për profesionin e politikës. Këta për gjithë këto vite nuk treguan zotësi për të ndërtuar shtet si duhet. Treguan zotësi dhe shkathtësi për hajni, për zhvatje të pronës shoqërore...U munduan që të mençurit ti kthejnë në njerëz naiv. Na futën në rrugën qore, na . lanë mbrapa politikisht  dhe ekonomikisht.

Na varfëruar dhe na izoluan nga bota demokratike. I harruan nocionet Komb  dhe Atdhe! Suspenduan   jetën e lumtur në këtë botë!Më shumë krijuan gjendje të parregullt shoqërore dhe politike, së sa gjendje të rregullt. I dëmtuan dhe i suspenduan rregullat demokratike të lojës, dhe të drejtat elementare njerëzore!Nuk i zgjidhen problemet e parritura , i grumbulluan edhe më shumë ato. Nuk qenë në gjendje të bëjnë një katarsisë që shumë gjatë u pritë nga qytetarët e Kosovës.

Këta  akter  të politikës i shkatërruan edhe sistemet , në vend që ti ndërtojnë  mirë ato. Kështu  vjen puna kur në politikë hyn kauzi intelektualet, të cilët gati  krejt energjinë e shpenzuan në keqpërdorime. Kjo  është shumë shkurtë fotografia e sotme  e Kosovës...!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".