
Lexoni edhe:
Pagat enorme të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të korrigjohen!
Shkruan: Analist - Dardan Grapci
Përzgjedhja dhe shpallja e Kryetarit të ri të Gjykatës Komerciale duhet të mbikëqyret vetëm nga ambasadat e huaja dhe OJQ, dhe aspak nga KGJK-ja duke e ditur që KGJK-ja në të kaluarën kanë përzgjedhur njerëz familjar dhe partiak pa pasur eksperiencë dhe pa pasur asnjë njohuri në lidhje me ligjet e drejtësisë. Gjithashtu Ministria e Drejtësisë duhet gjithsesi të jetë syhapur gjatë përzgjedhjes së Kryetarit të ri të kësaj Gjykate, dhe nuk duhet të lejohet që nëntoka kriminale dhe mafio-politika të përzihen në këtë përzgjedhje.
Gjyqtarët të cilët do punojnë në Gjykatën Komerciale duhet të jenë transparent dhe të përbetuar që ta zbatojnë 100% pa dallim, e jo të korruptohen dhe ta shkelin ligjin se qysh ka ndodhur në të kaluarën dhe që po ndodhë edhe ditëve të fundit.
Pagat enorme të gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të korrigjohen!
Lexoni edhe:
Prandaj Kryetari i parë i Gjykatës Komerciale duhet të jetë një individ që e njeh ligjin dhe kushtetutën, që i njeh ligjet e drejtësisë dhe që nuk ka frikë nga puna, ndryshe mund të ndodhë që në të ardhmen që kushdo që do të jetë Kryetar i kësaj gjykate të manipulohet aq lehtë sa që mund ta humbte punën dhe të ndëshkohet. Andaj edhe njëherë po e ceki që të mos të ndodhë ndonjë skandal në të ardhmen, ambasadat e huaja duhen ta mbikëqyrin tërë këtë proces në përpikëri.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".