BE-ja padrejtësisht po e ledhaton Serbinë

BE-ja padrejtësisht po e ledhaton Serbinë
BE-ja padrejtësisht po e ledhaton Serbinë

Faik Krasniqi

  • 13 March 2022 - 16:06

Shkruan: ANALISTI: Faik Krasniqi

Marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë nuk mundë të ketë derisa BE  e ledhaton dhe e mban moton: Serbia e para. Serbia nuk e dënoi agresionin rus në Ukrainë, por prapë se prapë nuk ndodhi asgjë.

Bisedimet me Serbinë janë shndërruar në një komedi. Asnjë efekt deri më tani, çdo gjë qesharake. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk arrihen pse një diplomat si z.Hill emërohet ambasador në një shtet, në këtë rast në Serbi, dhe pse ne jemi në bisedime me këtë shtet, për shkak të së kaluarës. As Serbia nuk ndryshon qëndrim karshi Kosovës për këtë arsye. Nëse SHBA dhe BE e kanë seriozisht që të arrihet një marrëveshje përfundimtare, atëherë një gjë e tillë arrihet pa asnjë problem, por jo duke i bërë presion njërës palë,  në këtë rast Kosovës, kurse Serbinë duke e përkëdhelur. Marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë nuk mundë të ketë derisa BE  e ledhaton dhe e mban moton: Serbia e para. Serbia nuk e dënoi agresionin rus në Ukrainë, por prapë se prapë nuk ndodhi asgjë. Edhe pse e priten 48 ore. Atje u mbajtën disa protesta në mbështetje të Rusisë dhe Putinit. Nuk dua ta mendoj çfarë do të kishte ndodhur sikur Kosova nuk do ta dënonte një agresion të tillë të një shteti, edhe pse ta kërkojnë. Mirëpo ja, derisa Serbia po ledhatohet,Kosova vazhdon akoma të ngelet shteti më i izoluar në Evropë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".