Strehimi i të ikurve nga lufta është çështje humane

Strehimi i të ikurve nga lufta është çështje humane
Strehimi i të ikurve nga lufta është çështje humane

Muhamet Kelmendi

  • 14 March 2022 - 09:34

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

-Strehimi i ukrainaseve të ikur nga agresioni rus në Ukrainë është një sjellje shumë humanitare e shtetit të Kosovës. Kjo buron nga dy anë. Në njërën anë, është në pyetje bujaria dhe mikpritja shqiptare dhe, nga ana tjetër, janë raportet me BE,  me NATO- dhe me SHB-të.

Nuk mendoj se Kosova varfërohet me këtë numër. Natyrisht se sfidat ekzistojnë. Janë bërë rreth 10 mijë refugjat. Kjo është një sfidë. Por, mendoj se Republika ka  kapacitete. Natyrisht se priten edhe ndihma të ndryshme dhe në të tjera fushave nga SHBA-të dhe BE. Sidokudo është kjo një punë humanitare.

Këtej nuk duhet shikuar se çfarë qëndrimi ka Ukraina për shtetin e Kosovës. Në këtë anë as që diskutohet. Ukraina nuk e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Populli thotë: "Në rastin e rëndë njihen miqtë".Këtu buron bujaria shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".