A do të interevenojë ushtarakisht NATO , edhe në luftën e Ukrainës?

A do të interevenojë ushtarakisht NATO , edhe në luftën e Ukrainës?
A do të interevenojë ushtarakisht NATO , edhe në luftën e Ukrainës?

Skender Mulliqi

  • 14 March 2022 - 09:41

Shkruan:Skënder Mulliqi

 Aleanca Verioatlantike Ushtarake e NATO-së, intervenojë  mbi caqet kriminale  serbe në luftën ne Bosnje dhe në Kosovë. Në Bosnje NATO, kishte intervenuar pas katër vitësh lufte në këtë republikë, kurse në Kosovë kishte bombarduar caqët kriminale serbe në vitin 1999, dhe në të dyja rastët  intervenimi u bë për shkaqe humanitare.Në Bosnje kishte intervenuar pas rënjës të Srebrenicës dhe gjenocdit të shkaktuar ndaj myslimanëve.Në Kosovë intervenimi ushtarak u bë  për shkaqe të spastrimit etnik, kur nga Kosova nga forcat e Millosheviqit u dëbuan afër 1 milion shqiptarë.

E vuna këtu këtë paralele, për të shikuar së a do të intervenon aleanca më e fortë ushtarake në botë, edhe më rastin luftës në Ukrainë, ndaj agresionit rus ?Edhe më rastin e shpërbërjës të ish –Jugosllavisë , nuk është intervenuar ushtarakisht deri në momentin kur ishin shterruar të gjitha përpjekjët diplomatike për të ardhur paqja .Kjo nuk ndodhi nga mos bindja e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, dhe pastaj erdhën në shprehje intervenimet ushtarake .

Edhe në luftën e Ukrainës është duke eskaluar situata mbi bazat humanitare , ku rusët  kan filluar të vrasin edhe civilë, duke I detyruar deri më tash të largohen mbi 1 milion e 500 mijë njerëz nga kjo republikë. Ky numer pritet të jete shumë më I madh, dhe mund të shkojë deri në 5 milon.Presedenti I Ukrainës, Zelinsky që nga fillimi I agresiont rus, është duke kërkuar ndihmë nga NATO, për mbrojtjën e njerëzve të pa armatosur.Putin nuk është duke zgjedhur mjete të luftës për ta pushtuar Ukrainën, duke bombarduar aty ku po mundet, pa asnjë selekcionim ushtarak ndaj civilëve.Kështu siq po shkon rrjedha e ngjarjeve në Ukrainë, ka mundësi të eskalimit të luftës në përmasa shumë të gjera.Së, sa do të jetë NATO, indiferente ndaj agresionit rus , që po bëhët gjithnjë e më i pa parsahikuar, kjo mbetet të shihet në ditët e ardhshme. Amerika dhe Evropa shumë janë duke I dhënë vërejtje Putinit së si po vepron dhe më qfarë aramatimi.

Putin disa herë  ka kërcenuar më armë berthamore dhe  më përdorim të armëve kimike.Një përdorim i armatimit të tillë do të shkaktonte krizë shumë të madhe humanitare e cila automatikisht do të tërhiqte pas veti,  edhe krizën e një lufte botërore.Bota Perëndimore jo që po I frikësohet Putinit siq kan filluar disa të komentojnë luftën në Ukrainë, por ata  janë duke  përfillur mundësit e zgjidhjës të krizës  në tavolinë të bisedimeve, për të mos ardhur deri të ndonjë  ndonjë luftë botërore, e cila po na kërcënohet, nga një njeri i retarduar psiqikisht siq është presdenti i Rusisë, Vladimir Putin.Kjo lufta në Ukrainë megjithate dallon shumë nga lufta në Bosnje dhe  në Kosovë .

Përpjekjet janë për ta izoluar Putinin ushtarakisht në njerën anë, kurse në anën tjetër, po I vihen  sanksione shumë  të rrepta ekonomike , të cilat sanksione do të rezultojnë pozitivisht, që Putin gjithnjë e më shumë të dobësohet.Kjo mvarët shumë edhe nga rezistenca  ushtarake e ukrainasve të cilët janë duke i mbrojtar të drejtat e tyre fundamentale njerëzore,  dhe janë duke e mbrojtuar vendin e vet .Kjo është padyshim përparësi e madhe e popullit të ukrainës në luftë më agresorin Putin, që po tregohet edhe  më i ndytë së  sa Millosheviqi që ishte në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".