Shqiptarët në Maqedoni duhet të bëhen bashkë për ta fituar pushtetin

Shqiptarët në Maqedoni duhet të bëhen bashkë për ta fituar pushtetin
Shqiptarët në Maqedoni duhet të bëhen bashkë për ta fituar pushtetin

Muhamet Kelmendi

  • 14 March 2022 - 09:53

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Gjendja ne Maqedoni ndryshon nga gjendja në Mal të Zi.

Këtu kemi dy parti të mëdha. Njëra është malazeze dhe partia tjetër është serbe. Partia e Gjukanoviqit pa partin "Ura" të Abazovicit nuk mundë të ndërton qeverinë. Këtej u krijua Qeveria e Abazoviçit, duke përkrahur partin e Gjukonoviqit,  si Qeveri minoritare. Në Maqedoni janë dy parti maqedone, të cilat janë shumë të forta dhe kemi katër parti shqiptare të ndara dhe të përçara në mes veti. Kjo ndarje e partive shqiptare është e rëndë dhe po mundëson që cila do parti maqedone, qoftë ajo Socialdemokrate", qoftë "VMRO", të jenë parti të para dhe ato të ndërtojnë qeverinë. Shqiptarët janë këtu stilizues.

Në anën tjetër, partitë shqiptare nuk po bëhen bashkë dhe po pajtohen me pozita të dyta, te të dy partitë maqedone. Kjo mund të ndryshon. Së pari, kërkohet bashkimi politik në koalicion të partive shqiptare. Së dyti, duhet që partitë e tilla të flasin me një zë dhe si një subjekt politik, edhe pse janë katër parti politike. Së treti, nuk duhet kurrsesi të futen në koalicion me asnjërën parti politike maqedone pa e marrë pozitën e kryeministrit në shtet. Kuptohet se partitë maqedone mundë të ndërtojnë vetë qeverinë, pa shqiptar.

Mirëpo, kjo nuk është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe një qeveri e tillë nuk do të jetë funksionale. Ka mundësi që edhe jashtë vendit mos të pranojnë qeverinë. Presioni do të jetë i madh. Ai do të jetë nga jashtë dhe nga brenda. Por, me një qëndrueshmëri, arrihet që edhe në Maqedoni të kemi një kryeministër shqiptar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".