Pasanikëve të korruptuar, urgjentisht të ju bllokohen llogaritë bankare për t’i hetuar

Pasanikëve të korruptuar, urgjentisht të ju bllokohen llogaritë bankare për t’i hetuar
Pasanikëve të korruptuar, urgjentisht të ju bllokohen llogaritë bankare për t’i hetuar

Dardan Grapci

  • 14 March 2022 - 16:36

Shkruan:Analist- Dardan Grapci

Institucionet e Drejtësisë duhet te fillojnë pa vonesë në ndjekjen e pasanikeve të politikës, që dyshohet se janë të korruptuar,  të cilët s’kanë pranuar të bashkëpunojnë me Agjencinë Kundër Korrupsionit për deklarim të pasurisë.



Të gjithë atyre individëve që e kanë shkelur ligjin, kanë refuzuar kërkesën e Agjencisë Kundër Korrupsionit për deklarimin e pasurisë,  me kërkesë të Ministrisë  së  Drejtësisë dhe vendim të prokurorisë e gjykatës, duhet të ju bllokohen  llogaritë bankare derisa këta persona nuk lajmërohen apo pranojnë ta deklarojnë pasurinë e tyre dhe arsyetojnë  me bazë ligjore prejardhjen e saj. Mendoj që arsyeja e vetme pse nuk po pranojnë që ta deklarojnë pasurinë, dhe e kanë detyruar Agjencionin për të ngritur kallëzime penale, është se shumica nga këta të penalizuarit, tërë pasurinë e tyre e kanë fituar nëpërmjet rrugëve ilegale, jo ligjore që qojnë deri në afera serioze korruptive apo veprimtari të tjera kriminale. Ky dyshim përfshin me bazë edhe individët nga sistemi i drejtësisë të cilët kanë refuzuar dhe nuk e kanë deklaruar pasurinë sipas ligjit. Prandaj Gjyqtarët dhe Prokurorët që nuk pranojnë të bashkëpunojnë duhet menjëherë të suspendohen nga puna e tyre, sepse shumica nga këta kanë qenë edhe bashkëpunëtore të atyre personave të cilët kanë qenë të korruptuar, ku edhe këta gjyqtar dhe prokuror janë korruptuar gjithashtu ose kane kërkuar ryshfet për të ja mbuluar dikujt krimin ose amnistuar me vendim të pa drejtë gjyqësor.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".