Pse shqiptarët në Ballkan shikohen apo u shikuan me një Sy tjetër?! 

Pse shqiptarët në Ballkan shikohen apo u shikuan me një Sy tjetër?! 
Pse shqiptarët në Ballkan shikohen apo u shikuan me një Sy tjetër?! 

Ragip Guraziu

  • 15 March 2022 - 14:44

Shkruan:Ragip Guraziu

Dëshmi Lufta e UÇK-së e viteve 1998-99, pa vullnetin e Shqiptarëve,por edhe pse shqiptarët ishin pro Amerikan dhe pro BE-s,dhe kjo luftë na u imponua,atëherë, prapë se prapë,u favorizuan serbët-Serbia,se sa shqiptarët, gjithë ato masakra,vrasje dhunime nga Serbia që me shekuj na kanë sulmuar,dhe edhe pse ishim në tokat tona,Nish e Sanxhak,ishin toka shqiptarëve,Serbia I kolirojke tokat e Kosovës dhe shqiptarët e debuar nga Nishi e Pazari I Ri.Sot e ato ditë ende tokat pa punuar të shqiptarëve janë pa punuar dhe shtëpi të pa banuara të kësaj ane. 

Kjo tani po dëshmohet edhe në Luftën e Ukrainës që Rusia po e shkatërron këtë shtet dhe të vrarët, po I gjuan në kanale të thella si kafshë që i kishin përgatitë më parë. 

Dhe haptazi,Serbia përkrah Rusisë dhe kasapit të Rusisë-Putin,dhe Putin dhe Vuçiqi bashkëpunëtorët e Kasapit të Ballkanit- Millosheviqit,duhet të jenë në Hagë,bota i ka mshel syt,e shtetet tjera po bëjnë sehir,dhe kështu ky popull ukrainas ka mbet si Nëna pa djal. 

Shqiptarët nuk mund mbahen “pengje” të përjetshëm të militarizmit imperialist serbomadh në Ballkan 

4 vendet që nuk e njohin Kosovën, tani duhet të rishqyrtojnë qëndrimin, pas rreshtimit të Serbisë me Rusinë. Sipas tij, interesat e Spanjës përputhen me Kosovën dhe jo Serbinë. 

Qysh nga periudha e shekullit XIX, janë bërë përpjekje për kufizimin dhe për ndalimin e të ashtuquajturave armë johumane, si dhe për çarmatimin e përgjithshëm nën kontrollin rigoroz ndërkombëtar, sidomos pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, nuk është arritur ndonjë objektiv i rëndësishëm deri më 1989, kur u arrit në kuptimin global ndërmjet dy superfuqive botërore SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, me ç’rast përmbyset sistemi komunist i “perandorisë së kuqe sovjetike” dhe i xhuxhëve të saj të Evropës Lindore, si dhe përmbyllet kaptina gjysmëshekullore e luftës së ftohtë në dimensione ndërkombëtare të përbotshme. S’ka dyshim se kjo ishte një kthesë vendimtare në historinë e njerëzimit, dhe të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, ngaqë shumë popuj dhe vende të ish-kampit socialist si brenda vetë BRSS-ë, ashtu edhe jashtë tij në Evropë dhe në Ballkan, arritën që të pavarësohen (duke konsumuar vlerat e reja demokratike të qytetërimit të lashtë perëndimor, duke hyrë në një fazë të rëndësishme historike të ndërtimit të një shoqërie të re me parime dhe me vlera universale botërore: liria, siguria, rendi, drejtësia dhe mirëqenia) tutela e totalitarizmit dhe e hegjemonizmit revizionist sovjetik e jugosllav. 

Qysh nga periudha e shekullit XIX, janë bërë përpjekje për kufizimin dhe për ndalimin e të ashtuquajturave armë johumane, si dhe për çarmatimin e përgjithshëm nën kontrollin rigoroz ndërkombëtar, sidomos pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, nuk është arritur ndonjë objektiv i rëndësishëm deri më 1989, kur u arrit në kuptimin global ndërmjet dy superfuqive botërore SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, me ç’rast përmbyset sistemi komunist i “perandorisë së kuqe sovjetike” dhe i xhuxhëve të saj të Evropës Lindore, si dhe përmbyllet kaptina gjysmëshekullore e luftës së ftohtë në dimensione ndërkombëtare të përbotshme. S’ka dyshim se kjo ishte një kthesë vendimtare në historinë e njerëzimit, dhe të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, ngaqë shumë popuj dhe vende të ish-kampit socialist si brenda vetë BRSS-ë, ashtu edhe jashtë tij në Evropë dhe në Ballkan, arritën që të pavarësohen (duke konsumuar vlerat e reja demokratike të qytetërimit të lashtë perëndimor, duke hyrë në një fazë të rëndësishme historike të ndërtimit të një shoqërie të re me parime dhe me vlera universale botërore: liria, siguria, rendi, drejtësia dhe mirëqenia) tutela e totalitarizmit dhe e hegjemonizmit revizionist sovjetik e jugosllav. 

Në Ballkan, një imperativ i këtillë i vlerave kulminante, siç janë liria dhe pavarësia kombëtare dhe shtetërore, nuk u përmbushë vetëm për kombin e copëtuar dhe të kolonizuar shqiptar, i cili edhe në fillim shekullin XX, viti 2003 akoma ndodhet nën kthetrat e përgjakshme të imperializmit gjakatar serbo malazez sllav. Këto atribute fondamentale nuk u arritën për shkak të politikës dhe të praktikës së terrorit dhe gjenocidit shtetëror të Unionit Serbo malazez, dhe anashkalimit të bashkësisë ndërkombëtare. Këtë hipokrizi të agresionit dhe të terrorit gjenocid shtetëror serbo malazez mbi shkeljen e së drejtës së ligjshme historike dhe të vetëvendosjes së kombit shqiptar në Ballkan, që është në s’përputhje me parimet dhe me vlerat e rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, e provon edhe gjendja e tanishme e Kosovës, pavarësia e së cilës (si rrjedhim i taktizimeve të politikës së brendshme infantile, ashtu edhe nga interesat dhe divergjencat e bashkësisë ndërkombëtare) ka ngelur pezull “as në qiell, as në tokë”, edhe pse kjo i plotëson të gjitha kushtet sipas standardeve të së drejtës ndërkombëtare. Në rastin konkret, nuk e kanë “dhënë provomin” e detyrueshëm dhe të ligjshëm as Kombet e Bashkuara, sepse fare nuk i morën në konsideratë të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën e mbrojtjes së shqiptarëve nga ushtrimi i gjenocidit serbo malazez në Kosovë, sipas Deklaratës për njohjen e pavarësisë vendeve dhe popujve të kolonizuar, të sanksionuar në Rezolutën 1514 , 14 dhjetor 1960 dhe (II) Rezolutën 2105 (XX), 20 dhjetor 1965. Duke u mbështetur në këto dy rezoluta, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka qenë e detyruar që ta dënonte përfundimisht krimin e gjenocidit kolonial serbo malazez mbi shqiptarët dhe Kosovën, pa marrë parasysh pëlqimin ose dëshirat e shtetit kolonialist serb të Slobodan Milosheviqit, sepse, si rrjedhojë e një vendimi të këtillë të ligjshëm juridik të OKB-së, do të vinte në shprehje realizimi objektiv i së drejtës së vetëvendosjes dhe i pavarësisë së plotë të Kosovës, që do të ishte në përputhje të plotë me parimet dhe me rregullat e së drejtës së sotme ndërkombëtare publike. Mirëpo, edhe pse e drejta dhe drejtësia ndërkombëtare ishte në favor të zgjidhjes së drejt përfundimtare të statusit të Kosovës, kjo edhe pas katër vitesh nën mandatin paqësor juridik ndërkombëtar të OKB-së, ngeli “peng” si pasojë e përzierjes direkt e politikës strategjike të militarizmit të Unionit Serbo malazez. 

Historia e deritashme e popujve ballkanikë ka dëshmuar se, të gjitha luftërat të cilat janë zhvilluar që nga dhjetëvjetshi i parë i shekullit XX (1912-1945), dhe në dekadën e fundme të tij(1989-1999), shkaktar kryesor i tyre ka qenë hegjemonizmi kolonial dhe imperializmi sllav i Serbisë dhe i Malit të Zi ndaj territoreve shqiptare, hungareze, bullgare dhe kroate. Këtë në veçanti, e provojnë edhe luftërat gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të zhvilluara kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës gjatë viteve 1990-1999. Konstanta dhe simetria kryesore e qëllimit të gjitha këtyre luftërave ishte pastrimi etnik dhe gjenocidi serbo malzez ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe myslimanëve boshnjakë, si dhe përthithja e territoreve të tyre etnike. Në realizimin e këtij koncepti militarist kolonial serbomadh, pikërisht kanë ndikuar stoqet enorme dhe të pakontrolluara të arsenalit dhe të armatimit ushtarak të Serbisë dhe të Malit të Zi(“RFJ), të “trashëguara” nga ish-Ushtria Popullore e Jugosllavisë (APJ) e ish-RSFJ-së, e cila gjatë periudhës pothuaj se gjysmëshekullore(1945-1990), ishte produkt i financuar jo vetëm nga buxheti i Republikës së Serbisë dhe i Malit të Zi, por edhe nga fondi buxhetor i katër republikave të tjera: Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, si dhe nga buxheti i qeverive të Krahinës Autonome të Kosovës dhe të Krahinës së Vojvodinës. Përpos financimit të fondit buxhetor të përbashkët të të gjitha kombësive të ish-RSFJ-së, që përbëhej nga 4% e të ardhurave per capita, struktura fizike dhe ushtarake e ish-APJ-së përbëhej nga të gjithë pjesëtarët e përkatësive etnike të ish-RSFJ-së, e cila numëron “70.000 mijë oficerë dhe stafin e saj, si dhe rreth 150.000 rekrutë. Përveç ushtrisë së rregullt Jugosllavia e Titos, kishte në dispozicion edhe Mbrojtjen Territoriale me mbi 1000.000 (një) milion ushtarakë rezervë. Ndër shtatëdhjetëmijë oficerë sa kishte APJ-ja, 70% prej tyre ishin të kombësisë serbe dhe malazeze. Gjatë periudhës së viteve 1986-1991, shpenzimet e buxhetit ushtarak kapnin shumën prej $ 2.491 milionë dollarë, shumë kjo, e cila në krahasim me atë të vitit 1988, ishte reduktuar në $ 1.376 milionë dollarë (SIPRI Yearbook 1992:Ëorld Armaments and Disarmaments, citat i cituar sipas Mary Kaldor, NeW and Old Wars, 2001, f.44-45). 

Duke mbajtur parasysh këto shifra fragmentare të statistikës së ushtrisë “jugosllave”, s’ka dyshim se, si ish-RSFJ-ja, ashtu edhe “RFJ-ja”(Serbia+Mali i Zi) e Dobrica Qosiqit dhe e Slobodan Milosheviqit, kanë pasur një emërues të përbashkët:”Jugosllavia ka qenë ndër vendet më të militarizuara në Evropë, duke përjashtuar ish-Bashkimin Sovjetik”(Mary Kaldor, po aty, f.44). 

Në saje të një armatimi të tillë më modern dhe të pakontrolluar të ish-Jugosllavisë në Ballkan dhe në përmasa evropiane, që ishte vepër financiare gjysmëshekullore, jo vetëm e serbëve dhe e malazezëve, por, edhe e të gjitha kombeve të tjera, së këndejmi edhe e shqiptarëve, Serbia dhe Mali i Zi në fillim të dekadës së fundme të shekullit XX, e uzurpuan tërë arsenalin ushtarak dhe armatimet e ish-Jugosllavisë së Titos, duke i bërë pronë të veten të paligjshme, të cilën edhe e shfrytëzuan si epërsi ushtarake me rastin e zhvillimit të agresionit dhe të luftërave gjenocidale dhjetëvjeçare (1989-1999) kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. 

Edhe pas bombardimit të NATO-s, arma e SMZ-së kërcënon Ballkanin 

Janë irracionale dhe të papeshuara konstatimet se, pas bombardimit 78-ditor të “RJF-së” (Serbia+Mali i Zi) nga ana e Aleancës së Atlantikut Verior (NAO-s) është gjunjëzuar në aspektin e “varfërimit” të armatimeve dhe të arsenalit ushtarak. Përkundrazi, në këtë vështrim, SMZ-ja edhe më tej ka ngelur e paprekur si faktor dominat ushtarak në rajon, në krahasim me shtetet e tjera fqinje ballkanike. S’ka dyshim se, edhe pas asgjësimit të një pjese të arsenalit ushtarak nga forcat ushtarake të NATO-s, SMZ-ja vazhdon prodhimin e llojeve të reja të armëve të lehta, mesatare dhe të rënda, natyrisht me një ritëm diç më të ngadalshëm se përpara. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se SMZ-ja pas përfundimit të bombardimeve ushtarake të NATO-s, ka “bankrotuar” ushtarakisht, përkundrazi disponon stoqe të mëdha të arsenalit ushtarak dhe të armatimeve moderne. Këtë e provon edhe raporti zyrtar (RFE/RL) i specialistëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (1.11.2002), sipas të cilit qeveria jugosllave e Beogradit në mënyrë ilegale u ka livruar armë Irakut, Liberisë dhe disa shteteve të tjera të Afrikës, të cilat ndodhen nën embargo, për shkak të të ndikimit të disa zonave të luftës. Sipas të dhënave të Raportit të ekspertëve të OKB-së, del se Jugoslavia brenda muajve qershor-gusht 2002, i ka livruar më se 200 tonelata armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake qeverisë së Liberisë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".