Kompromisi i Vuçiqit në frymën e paranojës kolekitve serbe antishqiptare

Kompromisi i Vuçiqit në frymën e paranojës kolekitve serbe antishqiptare
Kompromisi i Vuçiqit në frymën e paranojës kolekitve serbe antishqiptare

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 15 March 2022 - 16:18

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** “Ajo  që  është e imja nuk ta jap, ndërkaq, ajo që është e jotja mund ta negociojmë !

-Kush e pranon këtë “kompromis” idiotik, amoral, antihuman, antihistorik, antijuridik, racist,  anticivilizues dhe antievropian , do ta humbiste edhe tokën, edhe shtëpinë, edhe lirinë, edhe shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Prandaj, hidhuni shpejt në NATO, për të shpëtuar nga një katastrofë dhe tragjedi e tillë nga ndërhyrja pushtuese lusftarake e Serbisë së mbështetur nga Rusia, e cila pushtoi Ukrainën, edhe pse kjo historikisht nuk i përket Rusisë.

Ja,kjo është logjika e sëmurë e politikës paranoide dhe e kishës retrograde politike serbe, e cila nën perandorinë osmane ia ka arritur të luajë rolin e shtetit grabitçar dhe pushtues serbe, duke “vizatuar” dhe duke  zgjeruar juridiksionin e saj në territoret e Shqipërisë Etnike, si dhe në ato të Bosnjës, të Kroacisë, të Hungarisë deri në Slloveni, ka arritur ta formojë Serbinë e Madhe.

Fatkeqësisht, këtë “kompromis politik” po e kërkon edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Brukskel (2011-2022), që ta rikthejë Serbinë kolonialiste dhe neokolonialiste në Kosovën shqiptare, me qëllim të zhbërjes së shtetit të pavarur dhe sovran të saj (17 shkurt 2008-2022). Këtë “kompromis politik” po e mbështetë edhe politika dhe diplomacia militariste e Rusisë së Putinit, kur Rusia si anëtare e përhrshme e Këshillit të Sigurimit ka vënë VETO- në bllokimin e pavarësisë së Kosovës, edhe pse këtë e kanë njohur mbi 100 shtete anëtare të OKB-së (17 shkurt 2008-2022).

Kjo formulë e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është kërcënim, diktat dhe ultimatum për shqiptarët, që të bëjnë kompromis për faljen e territorit të Kosovës, nëse nuk pranojnë të negociojnë me Serbinë gjenocidale të Slobodan të Slobodan Milosheviqit ,përkatësisht të Aleksandër Vuçiqit, i cili është mobilizuar ushtarakisht, që në rast dështimi të kësaj “formule” në Dialogun e Brukselit, “më jep Kosovën se është e imja”), të invadojë Kosovën, duke përfuar nga mbështetja ushtarake pushtuese e Rusisë së PutiniT.

PëR  të penguar këtë “formulë” paralajmëruese të ndërhyrjes luftarake pushtuese të Serbisë në Kosovë, Amerika dhe NATO-ja sa më parë të jetë e mundur, duhet ta anëtarësojnë Kosovën në NATO. Kjo do të ishte prevetiva diplomatike dhe ushtarake  e Amerikës dhe e NATO-s, që të pengonte çdo agresion eventual të Serbisë në Kosovë, të ndërmarrë nga Serbia gjenocidale, e ndihmuar nga Rusia e Putinit.

Sa më parë të jemi në NATO, dhjetë hapa do të jemi përpara projektit militarist pushtues të Seerbisë së mbështetur nga Moska e Vladimir Putonit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".