Historia e Kosovës nuk është simetrike me atë të Ukrainës

Historia e Kosovës nuk është simetrike me atë të Ukrainës
Historia e Kosovës nuk është simetrike me atë të Ukrainës

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 17 March 2022 - 09:24

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Elei Wiesel (“nobelist, shkrimtar, profesor hebre amerikan, që i ka mbijetuar hollokaustit” ): “Always take sides. Neutrality helps oppressor, never the victim. Silence encourages  the tormentor, never the tormented.”

*** Shqiptarët me ukrainasit i bashkon vetëm  dhembja, solidarësia,  humanizmi dhe drejtësia ! Vetëm në këtë pikëvështrim historiko-politik dhe juridik, mund të bëhet krahasimi i Kosovës me Ukrainën.

Pra, në këto çaste të rënda, kur Moskva militariste dhe hegjemoniste po djeg dhe po pushton Ukrainën, shqiptarët ngrenë zërin kundër një barbarizmi të tillë  anticivilizues, barbarizëm ky, të cilin shqiptarët e Kosovës e kishin provuar në lëkurën e tyre (para ukrainasëve) nga Serbia gjenocidale pushtuese e Slobodan MIlosheviqit (1989-1999).  Kjo është esenca e përmbajtjes së simetrisë së Ukrainës dhe Kosovës.

Mirëpo, Prishtina dhe Tirana zytare me të drejtë janë rreshtuar në anën e mbrotjes së Ukrainës, për shkak se Vladimir Putin me ushtrinë e tij invaduese ka kryer agresion dhe gjenocid kolonial mbi 45 milionë ukrainas (duke vrarë civilë, fëmijë, gra, pleq, burra e të rinj, si dhe duke shkatërruar shtëpi, banesa, shkolla, spitale, dhe objektet të tjera me rëndësi vitale dhe të veçantë për popullsinë civile, duke dëbuar me mijëra njerëz jashtë Ukrainës), duke i detyruar që të shpërngulen në vendet fqinje dhe në vendet e  BE-së, ashtu siç veproi soldateska gjenocidale serbe e Sloboan Milosheviqit, duke i dëbuar mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova (1999).

S’ka dyshim se ky kolonizim atavist militar hegjemonist gjeopolitik rus kundër Ukrainës, i urdhëruar nga Vladimir Putin, është i barasvlershëm me esencën e përmbajtjes së 3 gjenocideve koloniale serbe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1991-1999).

Prandaj, pikërisht ky argument u ka dhënë plotësisht të drejtë kryeliderëve politikë të Kosovës, që qeveria, kuvendi dhe presidenca, të miratonin vendimet e tyre të ligjshme zyrtare në mbështetjen dhe në mbrojtjen e Ukrainës së pavarur dhe sovrane nga agresioni iFederatës së Rusisë, e cila në këtë rast në mënyrë flagrante ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, ashtu sikurse bëri Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit në Kosovë, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999).

Si mund të jenë anëtare të OKB-së, Rusia dhe Serbia si shtete agresore ?!

( Mundet, sepse politika po dominon mbi drejtësinë, forca nuk po pyet drejtësinë, as OKB-në, as të drejtën ndërkombëtare, as humanizmin si vlerë universale ndërkombëtare). Ndryshe, as Rusia e Putinit e as Serbia e Aleksandër Vuçiqit nuk do ta kishin pushtuar Ukrainën dhe Kosovën.

Vetëm pushtimi gjenocial i Ukrainës, vrasja e civilëve të pafajshëm dhe dëbimi i tyre me forcë (plumb e zjarr, pa kursyer fëmijë, as gra e as pleq) nga ana  ushtarëve pushtues rusë, si dhe strategjia gjeopolitike e Putinit për ta përthithur tërë shtetin dhe territorin e Ukrainës (ashtu siç veproi Slobodan Milosheviqi me rikolonizimin serbizues të Kosovës, 1989-1999), janë elemente simetrike mes Kosovës dhe Ukrainës. Pra, vetëm humanizmi, solidarësia, drejtësia dhe gatishmëria për ta mbrojtur të vërtetën e pamposhtur, se Rusia ka dhunuar të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare, gjë që kjo vepër penale ndërkombëtare, do të duhej të ngrente  për debat  serioz statusin e  Serbisë dhe të Rusisë në OKB, se si shtet agresor, a mund të jetë anëtare e OKB-së, për më tepër, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-s?!

-Për themeluesit dhe për juristët e OKB-së, me  të drejtë shtrohet pyetja, si është mundur dhe e justifikueshme që një shtet agresor si Rusia në rastin e Ukrainës, ashtu edhe Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit, të jenë  anëtare të OKB-së, si Oganizatë ndërkombëtare për ruajtjen e paqes, të sigurisë, të zhvillimit, të progresit dhe humanizmit dhe të stabilitetit në dimensione botërore?!

Përkundër “lojërave politike” dhe interesave heterogjene gjeopolitike, kolonialiste dhe neokolonialiste, logjika e shëndoshë e thotë, se shtetet agresore (si Rusia dhe Serbia), që pushtojnë shtetet e pavarura dhe sovrane nuk kanë asnjë të drejtë ligjore qoftë morale, juridike a demokratike, të jenë anëtare të OKB-së, të BE-së, të OSBE-së etj., mbase këto janë në shërbim të mbrojtjes dhe të ruajtjes së paqes, të sigurisë dhe të stabilitetit ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, shtrohet edhe kjo pyetje serioze dhe e pashmangshme, ku është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së OKB-së në Hagë, pse, ç’pret që deri tani nuk e ka gjykuar agresionin pushtues të Rusisë së Vladimir Putinit ndaj Ukrainës, ku forcat okuptaore  ushtarake të saj po kryejenë masakra dhe terror të paparë ndaj popullsisë  së pafajshme civile në Ukrainë?

Simetria e Kosovës me Ukrainën-viktima të politikës militariste gjeopolitike dhe hegjemoniste pushtuese ruso-serbe.

Prandaj kanë të drejtë ta ndihmojnë dhe ta mbrojnë reciprokisht nëria-tjetrën  si shtete (Kosova dhe Shqipëria), mbase  as Kosova e as Shqipëria nuk janë armiq të popullit rus, por  vetëm armiq të politikës pushtuese serbo-ruse, që kyreliderët e tyre (Putin dhe Milosheviq) pushtuan Ukrainën dhe Kosovën. Këta dhe mbështetësit e tyre ( politikanë, diplomatë dhe ushtarakë, pa dyshim se janë armiq jo vetëm të Shqipërisë etnike, por të të gjithë shqiptarëve. Thjesht, për faktin se ata që  vrasin: foshnja, fëmijë, familje, masakrojnë, konfiskojnë shtëpië, pasuri, të dëbojnë jashtë atdheut, sikurse Rusia (në Ukrainë) dhe Serbia (në Kosovë), ata janë armiq fashistë dhe agresorë. Ata nuk kanë emër tjetër  veçse-vrastarë-barbarë të humanizmit dhe të mbarë qytetërimit të sotëm botëror.

Sa më sipër, Kosova me Ukrainën nuk ka gjasime historike, as politike, por kemi marrëdhënie të  vjetra dhe  të mira miqësore  e bashkëpunimi në saje të meritës së kolonisë sonë shqiptare, të vendosur atje në Krime dhe në Odesë etj. Këtë e dokumentoi edhe Konsullata e Nderit e Shqipërisë në qytetin Kharkivit në Ukrainë, të cilën e raketuan avionët pushtues të Rusisë. Më pastaj, si “justifikim” i këtij akti barar, Putini, Shqipërinë   e shpalli “vend armik”!?

-Jo, assesi Shqipëria nuk është shetet armik i Rusisë dhe, i asnjë shteti në botë, por armik është ai shtet ( që me kryeliderët e vet të verbër politikë e ushtarakë), që bën agresion dhe pushton shtete të huaja, siç janë në këtë rast Rusia e Putinit dhe Serbia e Aleksandër Vuçiqit.

Ndërkaq, Shqipëria është shtet paqësor dhe demokratik, duke qenë se që nga themelimi i saj (1912 -2022) e deri më sot nuk ka bërë asnjë agresion pushtues ndaj asnjë vendi dhe, ndaj asnjë populli fqinjë në Ballkan.

Shqipëria, as Kosova, as Amerika, as NATO e as BE-ja nuk janë fajtore për pushtimin kolonial të Ukrainës !

Sa më sipër, jo vetëm Vladimir Putini dhe rusët, por tërë bashkësia ndërkombëtare me shpirt po e përjeton në ankth, dhe me sy po e sheh se kush e ka okupuar dhe, kush po e vret popullin ukrainas, si dhe kush po i djeg shkrum e hi shtëpitë dhe vendbanimet e tyre (shkollat, spitalet, fabrikat dhe objektet e tjera të infrastrukturës etj.), ajo është vetëRusia  fashistsoide neokolonialiste, e udhëhequr nga presidenti i saj, Vladimir Putin. Ky është kryeprotagonisti fajtor i vrasjes  dhe i masakrimit të ukrainasëve,që duhet të jape llogari para Gjukatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e luftës agresive në Ukrainë, -JO, askush tjetëre nuk është fajtorë: as Shqipëria, as Kosova, as shqiptarët, as Amerika e as NATO e as BE-ja, por vetë presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putini, ky, urgjentisht, do të duhej të nxirrej para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, dhe të mirrte  dënimin e merituar për veprën penale ndërkombëtare, mbase  me agresion luftarak dhe terrorizues ka pushtuar shtetin e pavarur dhe sovran të Ukrainës.  Kjo vepër monstruoze antinjerëzore dhe antihumane, është në shpërputhje flagrante me normat, me rregullat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Veprat e këtilla agresore të Rusisë së Putinit, që kanë për qëllim shkatërrimin dhe shthurjen  e sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar,  as OKB-ja e as Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duhet dënuar pa asnjë  justiifkim politik a diplomatik të atyre që mbështesin krimet e luftës dhe të ndërhyrjes në çështje të brendshme të shteteve të pavarura sovrane, siç janë  edhe Ukraina dhe Kosova të rrezikzuara dhe të kërcënuara nga Rusia dhe nga Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".