Krimi i organizuar ka filluar të importohet pa pengesë nga Shqipëria në Kosovë

Krimi i organizuar ka filluar të importohet pa pengesë nga Shqipëria në Kosovë

Hajrullah Tërnava

  • 18 March 2022 - 16:47

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

 

Kjo situatë  është shumë dëshpëruese kur në krime të organizuara marrin pjesë ata njerëz që është investuar në ta për ta luftuar krimin, dhe duke menduar se tani janë profesionistë ta luftojnë krimin e organizuar dhe ishte dashur ti luftojnë edhe të gjitha të këqijat në këtë shtetin tonë, kur i kemi këto të dhëna, atëherë dëshpërimi është i paevitueshëm sepse në këto krime që po marrin pjesë policia e Kosovës, në një numër të madh është tepër shqetësues.

Llojet e krimit që dikur u kryenin në Shqipëri,  e që nuk ishin të njohura në Kosovë, tani me të madhe kanë filluar të barten dhe të zhvillohen edhe në shtetin tonë, dhe jo rastësisht tani me këto krime, edhe Shqipëria edhe Kosova shpesh herë po krahasohen me Kolumbinë botërisht e njohur me krime të narkotikëve dhe krimeve tjera, prandaj me këtë po dëshmohet se është e rrezikshme e keqja e krimit të organizuar që ka filluar të importohet nga Shqipëria në Kosovë. Përveç rrugëve ilegale krimi po fillon të infiltrohet edhe në institucionet publike e legale të sigurisë, sikur që është rasti skandaloz i  zyrtarëve të policisë së Kosovës të cilët në bashkëpunim me ata të Shqipërisë në kufirin mes dy vendeve në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Lajmi më i keq i javës që po mbetet pas, por edhe lajm i këtij viti njollë për shtetin e Kosovës është  fakti që u zbulua grupi i madh i policëve të përfshirë ne krim të organizuar. Ata po dyshohet se janë të involvuar në të gjitha llojet e veprave kriminale të krimit të organizuar. Dosja e pjesshme Prokurorisë për policët e arrestuar në operacionin “Pika” zbulon se si ata janë përfshirë në dhjetëra vepra kriminale, pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotorope dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit “, “Kontrabandimi i mallrave”, janë veprat penale për të cilat po dyshohen zyrtarët policor për të cilët Prokuroria e shtetit ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit. Sipas Prokurorisë, prej muajit gusht deri në dhjetor të viti 2021, në pikën kufitare “Qafë Morinë”, në Regjionin e Gjakovës, në cilësinë e personave zyrtarë në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare-Përendemi me detyrë në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit, në vazhdimësi kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare. Prokuroria Speciale e Kosovës me 7 shkurt të këtij viti kishe pranuar kallëzimin penal nga Inspektorati Policor (IPK), për zyrtarët e lartë cekur se herë në mënyrë të organizuar dhe herë individualisht kishin kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke pranuar ryshfet nga qytetaret e Republikës së Kosovës dhe nga ajo e Shqipërisë, për t’ua mundësuar të hynë në Kosovë duke iu shmangur pagesave dhe tarifave doganore. Më 1 qershor 2021, Prokurori i Shtetit kishte nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj të pandehurve tjerë me dyshimin se kanë kryer veprën penale për të cilën është bërë kallëzimi. Me pas, me 15 tetor te po atij viti Prokurori kishte nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve duke i përfshirë edhe të pandehurit e cekur me lartë. Kështu sipas prokurorisë kishin vazhduar në zgjerimin e hetimeve për shkak të dyshimeve të cekura në dispozitiv. Ndryshe, një ditë më parë Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar operacionin e koduar me emrin “Pika” që ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në Gjakovë dhe Prizren, i cili ka rezultuar me arrestimin e 50 personave. Aty thuhej se operacionit i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Gjithsesi se tani është kjo një dëshmi e pa kontestueshme që flet dhe paralajmëron rrezikun e madh të përhapjes së krimit model që ka kapluar Shqipërinë, edhe në Kosovë, për shkak të neglizhencës disavjeçare të institucioneve të sigurisë për ta luftuar dhe parandaluar lidhjen e rrjeteve të krimit të organizuar në të dy anët e kufirit, për shkak se në këtë krim kanë filluar dhe janë involvuar edhe grupe individësh nga strukturat e sigurisë, policisë kufitare nga të dyja anët dhe mbase edhe zyrtar të tjerë nga shërbimet dyanësore doganore. Tani po dëshmohet katërçipërisht se pushteti i inkriminuar andej dhe këndej kufirit, i ka shfrytëzuar dhe po i shfrytëzon liritë e lëvizjes së kombit në funksion të thellimit dhe zgjerimit të krimit, prandaj nuk mundë të ketë shtete shqiptare në Evropën e bashkuar, derisa nuk luftohet në të dyja anët, nuk çrrënjoset me themel krimi i organizuar i instaluar deri në maje të kupolës së shtetit. Kjo situatë është shumë dëshpëruese kur në krime të organizuara marrin pjesë ata njerëz që është investuar në ta për ta luftuar krimin, dhe duke menduar se tani janë profesionistë ta luftojnë krimin e organizuar, dhe ishte dashur ti luftojnë edhe të gjitha të këqijat në këtë shtetin tonë, kur i kemi këto të dhëna, atëherë dëshpërimi është i paevitueshëm sepse në këto krime që po marrin pjesë policia e Kosovës, në një numër të madh është tepër shqetësues. Nuk është hera e parë, por po ripërsëritet shpesh në të gjitha pjesët e Kosovës, si pjesëmarrës në këto krime të organizuara në numra të lartë nga ana e policisë të Kosovës, prandaj gjithsesi duhet të fillohet të spastrohet policia e Kosovës në mënyrë të pamëshirshme, dhe me këtë lloj të spastrimit t’iu epet ligjëratë edhe në praktikë policisë së Kosovës, se edhe në të ardhmen do të mbikëqyren dhe gjithnjë do të jenë në vështrim.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"