Kosova me procedurë të shpejtë të anëtarësohet në NATO

 Kosova me procedurë të shpejtë të anëtarësohet në NATO
 Kosova me procedurë të shpejtë të anëtarësohet në NATO

Skender Mulliqi

  • 20 March 2022 - 08:45

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Kjo temë kruciale duhet të shtrohet edhe  në Kuvendin e Kosovës. Pozita dhe opozita duhet të krijojnë unitet që nuk e kanë, duke e lenë anash luftën për pushtet, së është  rrezik nga shpërthimi i një lufte të përmasave globale, kur dihet së një superfuqi siç është Rusia sot, po e drejton një psikopat, që është në gjendje të provokon luftë të gjerë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO,  krijon siguri edhe më të madhe për Kosovën.

Pse jemi të vonuar në të gjitha proceset faji qëndron të pushtetet e kaluara të cilat nuk punuan mirë  në asnjë drejtim. Veçmas dështuan në diplomacinë e jashtme. Kosova ka mbetur e pa inkuadruar në shumë organizma relevante të strukturës të BE-së. Po të kishim pasur diplomatë dhe ministra të punëve të jashtme ashtu siq duhet sigurisht së nuk do të kishim mbetur kaq shumë mbrapa, së do të kishim mbetur vendi më i izoluar dhe më i varfër në Evropë. Ky dështim i Kosovës në diplomacinë ndërkombëtare, ka bërë që mos të kemi njohje të reja të shtetit të Kosovës, madje më lobimin e Serbisë, u ballafaquam edhe  me 17 çnjohje .Këto pushtete i patëm më shumë për dekor, së sa për të punuar  mirë për qytetarët dhe për Kosovën. Jam i sigurt që po të kishim diplomatë të zot dhe njerëz kredibil nëpër ambasadat tona në botë ,  nuk do të ishim në fund të pozitë. Nuk u arrit gjatë kësaj periudhe që më lobimin tonë të fuqishëm në botë të krijojmë rrethana që të na njohin edhe pesë shtetet e BE-së, që nuk na kanë njohur ende,e që ka bërë që mos të kemi as liberalizim të vizave , së jo më që të bëjmë punë tjera shumë më të mëdha.  Kur bëhet fjalë që edhe Kosova të bëhet pjesë e NATO-s, ndoshta pas invazionit ushtarakë të Rusisë mbi Ukrainë, janë krijuar rrethanat që edhe Kosova më shpejtë të futet në gjirin e saj. Kërkesa e presidentes,Vjosa Osmani dërguar më një letër Presidentit Amerikën , Joe Bajden , është e kërkesë më vend, në kushtet kur mund të na afrohet edhe neve lufta . Kosova që shumë kohë po kërcënohet nga Serbia , siç po kërcënohen edhe disa vende tjera  të rajonit, dhe do të ishte e mirë e madhe që edhe ne të bëhemi pjesë e NATO-s, edhe pse nevojiten për këtë punë mjete të mëdha, të pa përballueshme për Kosovën e varfër, e shumë detyrime  të tjera të përcaktuara nga kjo strukturë për aderim të një shteti. Por, që Kosova të bëhet pjesë e kësaj strukture ushtarake , do të varet nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë, do të varet gjithashtu nga shtetet tona mike , të cilat sigurisht i shikojnë edhe interesat e veta gjeostrategjike  dhe gjeopolitike ne rajon dhe më gjerë .Ne, duhet bërë punën tonë si pushtet dhe si opozitë , të cilët duhet të bashkëveprojnë më  lobime aty ku paraqitet mundësia. Sigurisht së kjo çështje e cila nuk është pa urgjente kërkon njerëz të zot në diplomaci, njerëz më përvojë diplomatike , e jo siç i kishim deri më tash. Kjo temë kruciale duhet të shtrohet edhe  në Kuvendin e Kosovës. Pozita dhe opozita duhet të krijojnë unitet që nuk e kanë  , duke e lenë anash luftën për pushtet, së   është  rrezik nga shpërthimi i një lufte të përmasave globale, kur dihet së një superfuqi siç është Rusia sot, po e drejton një psikopat, që është në gjendje të provokon luftë të gjerë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO,  krijon siguri edhe më të madhe për Kosovën. Por, edhe nëse nuk anëtarësohemi që duhet llogaritur edhe në këtë solucion, në Kosovë faktikisht ekziston NATO, përmes strukturës ushtarake të KFOR-it, dhe nuk ka vend për shqetësime të mëdha. Sipas rrjedhës së ngjarjeve në terren, Rusia nuk do të arrin të fiton luftën në Ukrainë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online