Doktrinat fashiste të luftës të Vladimir Putinit! 

Doktrinat fashiste të luftës të Vladimir Putinit! 
Doktrinat fashiste të luftës të Vladimir Putinit! 

Skender Mulliqi

  • 21 March 2022 - 09:16

Shkruan: Skënder Mulliqi

Intervenimin ushtarak në Ukrainë, Putin e arsyeton më gjoja gjenocidin mbi minoritetin rusë në republikat e vetëshpallura në Donjesk dhe Lugansk, dhe gjoja më demilitarizimin e këtij rajoni më pretekst së aty sundojnë “nacistët dhe narkomanët”.Putin nuk ka bërë kurrë deri më tash ndonjë veprim racional.Sulmi mbi Ukrainë na përkujton kohën e Hitlerit dhe të Stalinit. Presidenti i Rusisë  po vepron kështu më shtete të vogla dhe më të dobëta ushtarakisht .

Sips tij këto shtete nuk duhet të kanë pushtete sovrane , ushtri të vetën dhe as territor !Regjimi i Putinit po mëndon më kthyer kohën e para Luftës së Ftohtë,  të kolonializmit.Sipas Putinit Ukraina nuk ka drejtë në sovranitet dhe integritet territorial.Ai më veprimet e tija po bazohet në Rusinë Cariste të cilën e kishte menduar Lenini.Me intervenim ushtarak në Ukrainë është bërë shumë e çartë doktrina e politikave të jashtme të Rusisë .Doktrina që më qdo kusht të përvetësojnë territore të huaja .Këtë doktrinë  e kishte lanquar Brezhnjevi, në kohën e Luftës së Ftoftë.Kjo doktrinë ushtarake ishte së cila republikë tenton të shkëputet nga Bashkini Sovjetik, të intervenohet ushtarakisht.

Këtë hegjemoni dhe këtë ndikim që e kishte dikur , Rusia e Putinit po mundohet më e kthye më luftë, duke i pushtuar një nga një të gjitha republikat.Rrjedha e ngjarjëve të luftës në Ukrainë  po tregon së nuk po i dalin planet Putinit për pushtim të shpejtë të Ukrainës dhe të dorëzimit .Ukrainasit po e stopojnë më luftë në qdo cep të adheut doktrinën e zgjerimit më territore nga ana e Putinit .Cari i ri rus, edhe pse po shkakton gjenocid, do të lidhet një ditë për këmbët e veta! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online”