Traumat e luftës më së miri i dinë Kosova! 

Traumat e luftës më së miri i dinë Kosova! 
Traumat e luftës më së miri i dinë Kosova! 

Skender Mulliqi

  • 21 March 2022 - 09:37

Shkruan: Skënder MULLIQI 

Nuk dua më këtë rast të flasë për temën e luftës, por dua që të flasë pak  për pasojat e luftës, e cila për ne në Kosovë nuk është e re.I kemi përjetuar  traumat, kemi përjetuiar gjithëfarë skenash të vrasjëve individuale dhe të vrasjeve  masive, të grave, pleqëve dhe fëmijëve.I kemi përjuar shkatërrimet dhe kalljet e pronave ,nga serbët gjakëprishur.

Kjo luftë në Ukrainë sikur na i ka ngjallur perjetimet dhe ndjenjat tona  jo të mira të luftës, më Serbinë fashiste të Millosheviqit. 

Pas dy vitësh  pandemie, njerëzimi hyri në një situatë të re stresuese. 

Pandemia globale ende nuk ka përfunduar,e  bota po bombardohet nga pamjet e tmerrët të luftës në Ukrainë .

Traumat, stresi nga pandemia dhe lufta ,kan bërë që psikologet të kan më së shumti punë nga të gjitha kategoritë  tjera mjekësore. Nuk ka mundësi njeriu tu ikë situatave të tilla E sigurisht jo në këtë kohë të teknologjisë  bashkëkohore, të jetës dinamike e cila pa asgjë tjetër ,është  bërë  stresuese.Dhe, kur kësaj po i shtohen edhe traumat  nga lufta, këto janë ngarkesa të mëdha fizike dhe psiqike për secilin njeri. Nuk ka trup të shëndosh pa mendje të shëndosh.Në shekullin 21 nga këto ndryshime globale jo të mira,po rrezikohen vlerat themelore civilizuese. 

Demokracia ngadalë po rrëshqet në anarshi.Ata të cilët në shekullin e kaluar dhe në këtë fillim shekull provokuan luftën, të parën më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë  e bëri Milloshiviqi, kurse këtë  të dytën në Ukrainë  i njejti mentalitet, por më emrin- Putin.Dhe, bota demokratike është vu në sprovë të madhe që ti ruajë vlerat demokratike, që të ruajë gjeneratën e re , e cila seriozisht po bie pre e hendikapëve  tash rusë të moshave  rreth 70 -80 vjeqare , të cilët po e rrezikojnë seriozisht të ardhmën e botës. Dhe, gjëja më e bukur sot do të ishte që çdo luftë të ndalët, për tu ndalur edhe traumat dhe stresi  që i sjellë ajo.Veq largimet masovike nga vendi, përjashtuar këtu vrasjët,  janë  trauma të cilat nuk shlyhen   kurrë nga mendja.Bota është shumë u ngushtë për  psikopatët dhe kriminelët  e luftës, të cilët duhet dënuar secili shtet në mesin e vet. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".