Serbia po e synon serbizimin e DARDANISË!

Serbia po e synon serbizimin e DARDANISË!
Serbia po e synon serbizimin e DARDANISË!

Muhamet Kelmendi

  • 21 March 2022 - 09:54

Shkruan: ANALISTI-Muhamet  Kelmendi

Harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb e vendosur nga krimineli Vuçiq tregon pikësynim strategjike te Serbisë mbi Kosovën e serbizuar. Ky pikësynim nuk është hequr asnjëherë nga politika serbe tash e më se dy shekuj. Natyrisht se bazën e ka kjo politike ekspansioniste dhe e  përcjell me dhune dhe me terror, me gjenocid ndaj kombit shqiptar, qe ne shekullin e 13, atëherë kur ky vend dhe shume pjese tjera te kombit shqiptar qene pushtuar nga Serbia e Car Dushanit. 

Mbi këtë akt kriminal gjenocidial serb po vepron shteti serb qe nga viti 1871, duke kryer dhune dhe masakra të mëdha ndaj vendaseve, shqiptarëve. Dhuna dhe gjenocidi ka filluar kryesisht me pikësynim e shtrirjes se territorit serb ne territorit shqiptare. E tere kjo u bë mbi politikën e ndjekjeve të bazuara në masakra të mëdha. Kështu ishte ndjekja ne vitet 1877/78 e mbi 300 mijë shqiptarëve nga Kosova Veri-Lindore, nga krahinat e Toplices, Pirotit, Leskovcit, Nishit etj. Të dhënat flasin se gjatë kësaj ndjekjeje masovike të shqiptareve janë masakruam mizorishte rreth 35.000 veta. Midis tyre edhe fëmij, pleq dhe plaka, nëna shtatëzana etj. Dhuna e tille ishte edhe ndaj shqiptare ne viset tjera qe u aneksuan nga Kongresi i Berlinit.

Ajo u be edhe ndaj shqiptareve te Plaves dhe të Gucise, të Hotit e të Grudes, të Malësisë së Shkodrës, të Tivarit dhe të Ulqinit. Dhuna e tille në përmasa të gjere zhdukëse u zhvillua ndaj shqiptarëve në  Luftën e Parë dhe të Dytë Ballkanike. Pas kryengritjes së madhe shqiptare dhe luftës në Gryken e Kaçanikut, kur de-fakto, Perandoria Osmane tërhiqej nga Ballkani, u sulmuan  në Veri dhe në Lindje shqiptaret nga ushtria serbe, ne Veri-Perëndim nga Mali i Zi dhe në Jug nga Greqia.

Dhuna dhe gjenocidi ishte i gjërë dhe shtrihet ndaj çdo shtese dhe moshe. Dhe, përkundër kësaj, Konferenca e Ambasadoreve, në vitin 1914 e ndaj popullin shqiptar ne dysh. Mbi gjysma e vendit iu aneksuan Serbisë, Malit te Zi dhe Greqisë. Dhuna shoveno-fashiste serbo-malazeze e greke u sanksionua me traktat ndërkombëtar. Këtë e provojnë masakrat në mes dy luftërave botërore. Nga viti 1918 e deri ne vitin 1941 u zhduken mbi 180.000 shqiptare. U dëbuan deri ne vitin 1927 mbi 280.000 veta. Ndërsa, nga viti 1927 deri në vitin 1941 rreth 335.000 shqiptare.

U bene plane pas planeve, programe etj. për zhdukjes e shqiptareve nga trojet e veta. Këtë e filloi Ivi Andriq, një serbomadh qe morri çmimin Nobel, duke dhenë idenë e gjenocidit ndaj shqiptareve si mase për të siguruar dhe zgjeruar shtetin serbe në viset shqiptare, në Jug të Serbisë. Kaluan këto analiza fashiste te ASHS,. Këtu doli plani i Garashaninit dhe plani i Vaso Cubrillovit, me titull: "SHPERNGULJA E SHQIPTAREVE". Në këto plane të përbashkëta janë vrasjet, përdhunimet, plaçkitjet, masat e konfiskimit te pasurisë, urija dhe format tjera gjenocidiale, deri te zhdukja. 

Po në këtë kohe nënshkruhet edhe Marrëveshja Serbo-Turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Sipas kësaj përcaktohet qe nga viti 1938 e deri ne vitin 1946, për çdo vit të dëbohen rreth 35.000 shqiptar në Turqi. Në vitin 1946 do të takoheshin përsëri qeveria serbe dhe ajo turke për të përcaktuar shpërnguljet tjera të shqiptarëve. Në vitin 1944 ripushtohen përsëri viset shqiptare, si Kosova e sotme, Kosova Lindore, viset shqiptare ne Maqedoni dhe në Mal të Zi. Këtu fillon përsëri dhuna dhe terrori, masat për serbizimit e Viseve te ripushtuara. Nga viti 1944 e deri ne vitin1965 kur shkarkohet krimineli Rankovic, vriten rreth 120.000 shqiptare dhe dëbohen në Turqi mbi 280.000 të tjerë. Kurrë nuk harrohen masakrat e Tivarit, të Banatit, të Drenicës, të Luginës se Moravës, të Ilirides dhe  te Dukagjinit.

Veç kësaj kush mundet të mos e vë në spikamë urinë që shkaktoj pushteti serbomadh në dimrin e vitit 1945/46.  Ndërsa, aksionin e armëve, nuk e harron askush. Nuk ka familje që nuk u maltretua dhe nuk u keqtrajtua fizikisht deri në vrasje.Dhuna nuk pushon edhe me vonë. Vitit 1968 shënon kthesën e madhe në vetëdijen kombëtare shqiptare. Demonstrata u bene në NENTOR TE VITIT 1968 në tërë Kosovën. Dhuna ishte përgjigjja ndaj demonstrueseve. Arrestimet tash morën dimensione të gjëra. S’ka njeri që nuk e njeh heroin e kombit shqiptar.

ADEM DEMAQI. 

Heroi ynë mbetet çdo herë në kujtesen revolucionare shqiptare. Adem Demaqi ishte emër që u priu shqiptarëve në aksionet për liri dhe për pavarësi. Kështu erdhi viti i RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE i 1981. Demonstratat ishin masovike. Kërkesa për Republike u ngulite në mendjen dhe në ndërgjegjen shqiptare. Aksionet për liri dhe për pavarësi të kombit u thelluan. Por, përsëri armiku serbojugosllav nuk u ndal. Pushtuesi e intensifikoje dhunën dhe terrorin, masat kriminale. Vrau me qindra veta dhe filluan arrestime masovike. Dhuna u shkallëzua shumë.  Nën udhëheqjen e LPK-së u formua UÇK-ja.  UÇK e organizoj dhe e udhëhoqi KRYENGRITJEN E PERGJITHSHME POPULLORE. Paraprakisht, viti 1981-1998, shënon kohen më të ashpër. Në atë periudhë u arrestuan mbi 1 milionë shqiptare. U vranë në armatën serbojugosllave rreth 87 të rinj dhe në vend rreth 1.300 të tjerë. Ne luftën çlirimtare u masakruan rreth 13 mij shqiptare, 150 mije objekte të ndryshme u shkatërruan, u përdhunuar mbi 20  mij femra shqiptare dhe u dëbuan mbi 1 milion shqiptar jashtë vendit.Edhe sot janë mbi 1.600 shqiptare te pagjetur. Dhe po vazhdon ekspansionizmi serbomadh me te madhe. Kriminelet si Vuçiq, Dacic, Vulin dhe gruaja mashkull serbe, Bernabic, si kryeministër, e vlerësojnë Kosovën në vend serb. Guaja mashkull i quan shqiptarët të"egër" . Vulin dhe Daçiq e kërcënojnë vendin tonë me intervenim ushtarak. E krimineli Vuçiq tregon me flamurin serb mbi DARDANI se do të vazhdoj ekspansionizmin pansllave mbi tokat shqiptare. Kjo na obligon që si komb të përgatitemi dhe së bashku të ruajmë DARDANINË ILIRIANE. Vendi ruhet dhe sigurohet me masa adekuate mbrojtëse. Armikut i përgjigjet me mjete të njëjta. Shqiptaret nuk kane ku shkojnë. Kanë humbur mbi 28 mije kilometra katrore në Veri-Lindje dhe mbi 20 mijë në Jug të vendit tonë. Armiqtë po armatosen rëndë. Kanë blerë dhe  kanë krijuar ushtri shume profesionale. Të armatosur mirë dhe në gjendje për të sulmuar territorin tonë. Këtyre u dilet për ballë vetëm  me mjete të njëjta. Kombi ynë ka aftësi dhe mundësi për ta mbrojtur veten. Rruge tjetër nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".