Gjenocidet serbe nuk duhet harruar dhe amnistuar as politika, as shkenca, as populli, sepse ato mund të përsërtën si "bumerang", ashtu siç na ndodhi më (1989-1999)

Gjenocidet serbe nuk duhet harruar dhe amnistuar  as politika, as shkenca, as populli, sepse ato mund të përsërtën si
Gjenocidet serbe nuk duhet harruar dhe amnistuar  as politika, as shkenca, as populli, sepse ato mund të përsërtën si

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 21 March 2022 - 15:38

Barometri diplomatik

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Në shenjë të 23-vjetorit të bomardimeve "78-ditore" të NATO-s (23 mars-10 qershor 1999) kundër Serbisë gjenocidale, që  trupat e saj invaduese barbabrike fashiste, t’i tërheqte nga Kosova e pushtuar shqiptare (1989-1999).

BILL CLINTON: “KRIZA E KOSOVËS ISHTE NJË GJENOCID NË ZEMËR  TË EVROPËS”!

 *** Pritja me paqe e armikut pushtues gjenocidal serb ishte  fatalizëm ,diletantizëm dhe vetëmashtrim politik  dhjetëvjeçar (1989-1999). 

 Nëna shqiptare me foshnjë në gji, në ballë të kolonës kilometërshe të të përndjekurve, duke kaluar përrenj, kodrina e male në shi, në borë e acar përpara  plumbave shfarosës të bandave krimenale barbare çetniko-fashiste serbe (1998/1999).  

Ky ishte terrori dhe gjenocidi shfarosës i Serbisë militariste pushtuese të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), i cili nuk kurseu as nënat shtatzëna e as nënat me foshnja në gji, sikur dokumenton edhe kjo fotografi historike e tragjikës së miliona refugjatëve shqiptarë të Kosovës.  Këtë tragjedi shqiptare të Kosovës, e  mori vesh e gjithë Evropa dhe e gjithë bota, kur Presidenti historik i SHBA-së, BILL CLINTON deklaroi se në Kosovë po bëhej gjencid mbi shqiptarët e pafajshëm dhe të pambrojtur nga regjimi terrorist gjenocidal serb (1999).

 “The Kosovo crisis was a genocide in the heart of Europe.”[1]

“US President Bill Clinton walks towards the podium at the White House in Washington, DC to announce that US-led airstrikes against Serbian targets had begun, 24 March, 1999. (Stephen Jaffe/AFP/Getty Images) “

Bombardimi i NATO-s kundër RFJ=Serbia+Mali i Zi ishte plotësisht legal dhe në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara, për shkak se, të dyja këto shtete të ashtuquajtura “RFJ” patën kryer terror gjenocidal kundër 2 milionë e gjysmë shqiptarëve me bilanc tejet tragjik: të vrarë dhe të masakruar mbi “11.800”; “të zhdukur mbi 1.600”; “të dhunuara mbi 2000 femra shqiptare” dhe “të dëbuar mbi 1 milion shqiptarë” nga Kosova. Si rrjedhim, kjo ishte përmbajtja e gjenocidit serb-shfarosja kolektive e shqiptarëve nga shtëpitë dhe nga tokat e tyre autoktone, vetëm pse ishin shqiptarë! Ky ishte motivi dhe objektivi përmbajtësor  i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.

Këtë vlerësim aksiomatik të gjendjes kritike “to be or not to be” të mbi 2 milionë shqiptarëve të Kosovës, që kanoseshin nga rreziku i shfarosjes totale nga Serbia fashiste gjenocidale e Slobodan Milosheviqit, asnjë nga shtetarët botërorë dhe, asnjë nga liderët politikë shqiptarë në Ballkan, deri më sot nuk e kanë pohuar, as nuk e kanë shkruar, PËRPOS  Presidentit Historik  të SHBA-së, Bill Clinton (1999). Ky ishte i pari dhe shtetari i fundit, që shprehu ndjenjat e thella humane, dhembjen njerëzore, kurajon dhe vendosmërinë e palëkundshme, që para gjithë botës ta thoshte TË VËRTETËN, se në Kosovë  “shqiptarët po i gllabëronte gjenocidi serb”, ashtu sikurse sot (2020-2022), që COVID-19  po i “herrë” njerëzit në mbarë botën.

Për këtë vepër humane dhe paqësore të shpëtimit të mbi 2 milionë shqiptarëve nga kama çetniko-fashiste e gjenocidit serb, liderët shqiptarë  në Kosovë, do të duhej, që ish-PRESIDENTIN BILL CLINTON ta shpallnin HERO të Kosovës, jo ata që nuk kanë bërë asnjë demonstratë, dhe, që kanë sabotuar edhe luftën çlirimtare të UÇK-së., duke gënjyer para botës se gjoja në Kosovë “mbretëronte paqe”! Si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë, ai që shpëton jetën e një njeriu, apo të shumë njerëzëve, siç ishte presidenti Bill Clinton, që shpëtoi mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë të Kosovës, e meritojnë të shpallen dhe të shpërblehen si HERONJ. Madje, liderët paqësorë të Kosovës, si edhe ata të Shqipërisë, të paktën, që në vitin 2000, do të duhej që Presidentin amerikan Bill Clinton ta propozonin për Çmimin Nobel për Paqe.

 ( https://www.nbcnews.com/video/march-24-1999-president-bill-clinton-speaks-out-on-nato-bombing-serbia-1462924355995 )

Spastrimi etnik-gjenocidi serb dhe kriza humanitare e  mbi 1 milion shqiptarëve të Kosovës, ishin ndër shkaqet kryesore, që presidenti historik i SHBA-së, Bill Clinton plotësisht në mënyrë ligjore, në frymën e parimeve dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të objektivave e parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara (“KREU VII.VEPRIME NË RAST TË RREZIKIMIT TË PAQES, TË PRISHJES SË PAQES DHE TË KRYERJES SË NJË AKTI AGRESIONI. Nenet: 39-51 “)[2], urdhëroi Aleancën e Atlantikut Verior-NATO-n, që ushtarakisht ta ndëshkonte Serbinë e kryekriminelit çetniko-fashist, Slobodan Milosheviq, më 24 mars 1999. Ky akt human dhe ligjërisht i justifikueshëm i shpëtoi më se 2 milionë shqiptarë nga shfarsoja e gjenocidit serb (1989-1999).  Për këtë gjenocid barbarik, Serbia ende nuk është penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare (1989-2022). Përkundrazi, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me kamarilën e tij,  Aleksandar Vulin, Ivica Daçiq dhe Ana Bërnabiq e të tjerë po kërkon copëtimin e territorit verior të Republikës së Kosovës, duke e konsideruar si “pjesë integrale të territorit” të Serbisë!?

Mirëpo, këtë “pazar pa hanxhiun” në kurrizin e dekompozimit të territorit sovran të Kosovës (me gjithë përpjekjet e fshehta politike të Hashim Thaçit dhe të Edi Ramës me Vuçiqin) nuk do ta pranojnë as UÇK-ja, as populli shqiptar i Kosovës e as Amerika.  Prandaj, në këtë faktor vendimtar, do të duhej të llogarisnin edhe politika e brendshme shqiptare (Prishtinë–Tiranë), edhe Serbia kolonialiste dhe neokolonialiste, edhe  faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare.

Të gjitha këto akte barbarike të vrastarëve pushtues serbë, të kryera ndaj  2 milionë e gjysmë shqiptarëve janë të ndaluara dhe të dënueshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse përbëjnë krim gjenocidal kundër njerëzimit–vepër penale ndërkombëtare, që në radhë të parë nevojitej të ndëshkohej nga OKB-ja, BE-ja, OSBE-ja, si dhe nga e gjithë bota demokratike e paqësore, jo të tolerohej dhe të amnistohej, jo më pak se 10 vjet (1989-1999). Mirëpo, kjo nuk ndodhi, derisa  presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill  Clinton, më 24 mars 1999 urdhëroi  komandantin amerikan të NATO-s, Wesley Clark, që ta bombardonte të ashtuqujaturën Republikë Federale Jugosllave (Serbia + Mali i Zi), për shkak të kryerjes së gjenocidit  serb në Kosovë mbi popullin shqiptar të pambrojtur nga  bashkësia ndërkombëtare (OKB-ja).

 [1] Robert Jackson, The Global Covenant-Human Conduct in a World States, Oxford University, New York, 2000, p.278.

[2]  Shih: Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare,  “ 8 Nëntori”, Tiranë, 1987, f. 35-43.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online”