Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE edhe një hap tjetër i qëlluar

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE edhe një hap tjetër i qëlluar

Gani Qarri

  • 23 March 2022 - 17:00

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Fakti se Qeveria që drejton z.Kurti, do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në BE është jo vetëm synim real dhe i qëlluar por edhe i domosdoshëm, veçanërisht në rrafshin e zhvillimeve të aktualitetit politik e strategjik ndërkombëtar, synimi i cili vjen pikërisht në moment më të rëndësishëm kur edhe vet BE-ja planifikon të zgjerohet më shumë, duke u shtrirë në gjithë Ballkanin Perëndimor, për ta përjashtuar ndikimin rus.

Ky zotim i Kryeministrit Kurti, për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE gjatë këtij viti, është edhe iniciativë e mirë strategjike e cila ka për qëllim edhe arritjen e njohjes së pavarësisë së shtetit të Kosovës nga 5 vendet e BE-së dhe realizimin e anëtarësimit pa vonesë të Kosovës në NATO, si akt me rëndësi dhe prioritet për sigurinë e vendin tonë. Për aq më tepër agresioni rus kundër shtetit të pavarur të Ukrainës është edhe një vërejtje serioze për gabimet që i ka bërë në vijimësi Bashkimi Evropian në të kaluarën, duke e penguar anëtarësimin e vendeve të reja në BE, me procedurat e veta burokratike të përcaktimit të kritereve edhe me qëllime politike për zvarritjen e anëtarësimeve të reja, gjë që, më së miri kanë ditur ta keqpërdorin dhe shfrytëzojnë për shërbimet e tyre, agjencitë e shërbimeve të fshehta të Putnit për zgjerimin e dominimit deri në veprimin agresiv për intervenim, pikërisht për shkak të frikës së humbjes së ndikimit rus në shtetet që po orientoheshin drejt perëndimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online”