Lexoni edhe:
Tema e demarkacionit me Malin e Zi në kohë tensionesh ndërkombëtare i dëmton seriozisht raportet tona me aleatet perëndimor
Shkruan: ANALISTI – Gani Qarri
Opozita po mundohen që ta mbulojnë dështimin prej dy dekadash të keq qeverisjes së shtetit, dështimin e krijimit të kushteve për mirëqenie dhe zhvillim, ata që e kapën dhe e zhvatën, e shkatërruan me krim e korrupsion, dhe tash duan ta shterin edhe fondin e kursimeve pensionale, pasi që nuk kanë alternativë që i kundërvihet programit qeverisëm nuk kanë vizion.
Propozimi për tërheqje të mjeteve vjen pikërisht nga PDK-ja, parti që ka hisen më të madhe në zhvatje, stimulim të oligarkëve kriminal dhe pengimin e zhvillimit të bizneseve të pa varura, të pa ndikuara dhe të pa nënshtruara ndaj presionit për haraç e shantazh nga strukturat e SHIK-ut, ilegal dhe rrjeteve kriminale. Ndaj të kihet parasysh vetëm kjo, shihet qartë, se nuk është aspak e arsyeshme kërkesa e opozitës, sidomos kur kjo nga PDK, i drejtohet Qeverisë Kurti, për lejimin e një tërheqje të re të kursimeve nga Trusti, në emër të zbutjes së gjendjes sociale.
Madje këtë kërkesë opozita po e përdor, për efekte puro populiste elektorale,për një raund të ri të tërheqjes së kursimeve të qytetarëve nga TRUSTI-, fond ky i cili është krijuar me qëllim dhe destinim të caktuar sipas ligjit, për shfrytëzimin e atyre mjeteve pas pensionimit. Opozita po mundohen që ta mbulojnë dështimin prej dy dekadash të keq qeverisjes së shtetit, dështimin e krijimit të kushteve për mirëqenie dhe zhvillim, ata që e kapën dhe e zhvatën, e shkatërruan me krim e korrupsion, dhe tash duan ta shterin edhe fondin e kursimeve pensionale, pasi që nuk kanë alternativë që i kundërvihet programit qeverisëm nuk kanë vizion.
Jo rastësisht propozimi për tërheqje të mjeteve edhe në një raund të ri të radhës, po vjen pikërisht nga PDK-ja, parti kjo që ka hisen më të madhe të kaluar në pushtet, në zhvatje, në stimulim të oligarkëve kriminal, dhe duke penguar zhvillimin e bizneseve të pa varura, të pa ndikuara dhe të pa nënshtruara ndaj presionit për haraç e shantazh nga strukturat ilegale kriminale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".