Shtrohet pyetja se ku po mbetet dinjiteti i politikanit?

 Shtrohet pyetja se ku po mbetet dinjiteti i politikanit?

Hajrullah Tërnava

  • 24 March 2022 - 16:57

Shkruan: ANALISTI –Hajrullah Tërnava

Nuk kanë munguar deklaratat e mëvonshme pas miratimit të rezolutës në Kuvend, jo një herë,por shume herë, edhe të krye parlamentarit Konjufca e ministres Haxhiu, por edhe të shumë deputetëve tjerë, pozitë dhe opozitë, të cilët decidivisht deklaronin se kurrsesi nuk do lejohen zgjedhjet serbe në Kosovë, pos në Zyrat e OSBE-së apo zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Andaj tash shtrohet pyetja se ku po mbetet dinjiteti i politikanit dhe a ka fare përgjegjësi për deklarata publike, së fundmi edhe kërkim falje para opinionit, apo janë bërë lodra fëmijësh, duke  ju rikthyer qeverisë për ta kritikuar dhe duke insistuar për të lejuar përsëri zgjedhjet serbe më 3 prill  që të zhvillohen të pa penguara sipas praktikave të kaluara.

 

 

Nëse definicioni i politikes është „që politika është art i  së mundshmes“ edhe këto lojëra politike të opozitës e kanë kuptimin e sajë sepse kjo opozitë ashtu në numra të vegjël, sikur që është, tani i luan lojërat ashtu si ti imponohen, dhe për këtë kohë sa është kjo Qeveri në pushtet i duhet gjithnjë ta kundërshtoj pozitën sepse edhe e ka këtë detyrë që mos të pajtohet me të dhe të mundohet s’paku ti gjej gabimet apo të mundohet t’ia veshë gabimet edhe të pa qenë. Është jo serioz dhe i pandershëm e pa moralshëm qëndrimi dualist i opozitës karshi refuzimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, sipas praktikave të kaluara, pa marrëveshje ndërshtetërore lidhur me modalitetin dhe interesin reciprok fqinjësor. Opozitarët tash përballë presionit ndërkombëtar po tregohen të luhatshëm dhe gjithë përgjegjësinë po ja hedhin Qeverisë Kurti, nga frika e destabilizimit përball  kërcënimeve në distancë që po vijnë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiqi. Kur u morr vendimi në Kuvend dhe u votua rezoluta për të mos e lejuar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë, ishin fjalimet e zjarrta e premtimet e mëdha që u dhanë në sallën e Kuvendit të Kosovës më 15 janar 2022 , nga të gjitha partitë politike, pozitë dhe opozitë, kur deputetet miratuan edhe një rezolutë, përmes së cilës shprehen kundërshtimin që në Kosovë të mos mbahen votimet për referendumin e shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese. Gjithashtu, duhet përkujtuar se vetëm një ditë më herët, pra me 14 janar, pas takimit që krerët e institucioneve më të larta të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbajtur me ambasadorët e Quint-it, ata patën thënë se “praktikat e deritanishme, të aplikuara që nga viti 2012, kanë qenë kundër kushtetuese” dhe se ato “nuk i obligojnë institucionet e tanishme të Republikës së Kosovës”, të dala nga “vullneti i qartë i qytetarëve”, i shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021, për referendum e zgjedhje, sepse “Kushtetuta nuk i lejon zgjedhjet e Serbisë“, në këto qëndrime dhe në këtë vendim, përmes rezolutës së Kuvendit u deklarua unik i gjithë spektri politik, duke vlerësuar se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, është cenim i sovranitetit shtetëror. Tani më kur faktori ndërkombëtar po bënë presion që të gjendet modeli i lejimit të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, opozita po e drejton gishtin e përgjegjësisë në drejtim të qeverisë Kurti. Në rrethana të tanishme është jo serioze  sjellja e tillë kur blloku opozitar po harron së është miratuar një rezolutë nga Kuvend i Kosovës që duhet respektuar sepse ajo pasqyron vullnetin e artikuluar për mbështetje të një vendimi të marr nga ana e ekzekutivit. Nuk kanë munguar deklaratat e mëvonshme pas miratimit të rezolutës në Kuvend, jo një herë,por  shume herë, edhe të krye parlamentarit Konjufca e ministres Haxhiu, por edhe të shumë deputetëve tjerë, pozitë dhe opozitë, të cilët decidivisht deklaronin se kurrsesi nuk do lejohen zgjedhjet serbe në Kosovë, pos në Zyrat e OSCE-së apo zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Andaj tash shtrohet pyetja se ku po mbetet dinjiteti i politikanit dhe a ka fare përgjegjësi për deklarata publike, së fundmi edhe kërkim falje para opinionit, apo janë bërë lodra fëmijësh, duke  ju rikthyer qeverisë për ta kritikuar dhe duke insistuar për të lejuar përsëri zgjedhjet serbe më 3 prill  që të zhvillohen të pa penguara sipas praktikave të kaluara. Mali I Zi përfundimisht po ju thotë JO të madhe zgjedhjeve të Serbisë ne territorin e vetë, pse po luhatet spektri politik i Kosovës, opozita e pa sinqertë, për tu pozicionuar në mbështetjen e Qeverisë dhe kundërshtar zgjedhjet e tilla, me përjashtim të dhënies së mundësisë alternative, votimit përmes postës ose Zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë, e cila në marrëveshje me autoritetet e Kosovës do të mundë të hapte edhe dy tri zyra ambulante votimi në komunat e banuara me shumicë serbe. Tani kjo opozite e cila me vite të tëra e qeveris këtë vend, e tani e gjetur në opozite si “minoritare” pasi i humbi zgjedhjet në mënyrë drastike,  po ballafaqohet me Qeverinë në pushtet e cila ka filluar për ta s’pastruar nga ato punë të pista të atyre qeverive të mëparshmëve, sepse për shkak të inkriminimit të tyre në qeverisjen e mëparshme edhe elektorati ua tregoj vendin në zgjedhjet e fundit. Tani opozita po mundohet me mënyra të ndryshme të veprimeve t’ia arrij qëllimit që ta devalvoj qeverinë në pushtet, prandaj po  i përdor këto mënyra të tilla të pakuptimta të sjelljes jo serioze dhe tepër destruktive në raport me Qeverinë Kurti. Megjithatë elektorati është duke e përcjellë situatën dhe deri më tani është e kënaqur me këtë Qeveri e cila duhet ta vazhdoj me luftimin e të gjitha të këqijave të deritashme që iu kanë bërë këtij vendi, dhe luftimin e këtyre të këqijave të deritashme. Kjo qeveri e ka besimin dhe bekimin e votës qytetare  që  ta ashpërsoj akoma  më shumë për ta spastruar mirë e njëherë e përgjithmonë këtë vend i cili tani është mjerisht ma i izoluari në botë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".